Kulturë
Shyqyri Fejzo: 'Nuk mësohen kuajt revan në pleqëri'
E enjte, 10.10.2024, 06:53 PM
"Nuk mësohen kuajt revan në pleqëri"
(Edhe
nga historitë me qen mund të zihen miq)
Nga
Shyqyri Fejzo
Koha
po tregon se një nga elementët kryesorë që duhet sot për përshtatjen kur
shkojmë në një vend tjetër, është gjuha e atij vendi. Kushtet e mia si status
social dhe gjendje ekonomike ishin për emigrim. Kam bërë bashkim familjar me
vajzën në Belgjikë, por jetoj me afate të gjatë edhe me djemtë në Hamburg të
Gjermanisë. Me gjuhën në Gjermani kam pasur probleme. Shkoja në këtë shtet pa
asnjë njohuri të gjuhës gjermane. Njohuritë e gjuhës ruse dhe greqishtes pak më
hynin në punë. Po të shikosh kohën e qëndrimit në Gjermani dhe sikur të bësh
një llogari të tillë, që sikur të kisha mësuar vetëm një fjalë në ditë nga
gjuha gjermane, nuk do kisha shumë probleme. Por, duhet thënë se dembelizmi,
indiferentizmi dhe mosha për njohjen e kësaj gjuhe jo të lehtë, e bënë punën e
tyre. Për nevojat e mia, shpesh hapja libra në ndihmë të mësimit të gjuhës dhe
përgatitesha për aktivitetin që do bëja atë ditë, ta zemë blerje në njësi
tregëtare, pazare, farmaci etj. Po edhe aty, pavarësisht nga përgatitja,
shpesh" më binte kallai".Mjaftonte një pyetje dhe unë do të
përgjigjesha pa turp e të keq."Ich nich sprechen deutsh ", dmth
"Unë nuk di gjermanisht.","megjithëse pyetjen e kisha bërë
gjermanisht.
Çdo
ditë bëj nga 7-8 mijë hapa udhëtim në këmbë, zakonisht në disa rajone të
Hamburgut ku nuk qarkullojnë automjete.
Jam me fat se shtëpitë e të dy djemve (megjithëse larg njëri-tjetrit) kanë
pranë parqe, masive me pyje ku mund të shetitësh lirisht. Aty ka shumë lëvizje
njerëzizh. Fëmijë të shoqëruar me të rritur që frekuentojnë parqe lodrash,
burra të moshuar, gra, por këtu do bëjmë dhe një saktësim. Shumica e grave kanë
me vete një ose dy qen. Kjo është bërë si të thuash një modë për tërë moshat e
femrave. Për një rast të tillë do të zgjatem pak në shkrim.
Afër
shtëpisë tonë, sa herë dilja në shetitje, shikoja ose do të këmbehesha dhe me
një mesogrua e cila dilte gjithnjë e shoqëruar me qenin e saj. Një ditë
mëngjesi ishte me një shi të imët që binte pak dhe me intervale pushimi. Sapo
pushoi shiu, dal në shetitjen e zakonëshme. Nga larg shikoj gjermanen (Barbara
quhet, profesore e demografisë, tani pensioniste) me qenin e saj përpara. Qeni
në gojë mbante një çadër shiu me bisht druri gati 1 metro e gjatë. E shikoj me
vemendje kur po këmbeheshim në shetitore, dhe po qeshja. Dhe Barbara po
qeshte."Guten hunde"(Qen i mirë)- I them."Ja. ja! Guten
hunde" u përgjigj duke qeshur. Ndali se si duket duhet të fliste diçka dhe
unë gjeta mundësinë ta pyes: Hunde hajse?"dmth (Si quhet qeni?)-Përsëri
qeshi se duhet të kisha shqipëruar diçka
gabim, dhe tha: Lara, Lara. Mësova dhe emrin e qenit enigmatik. Pas disa ditësh
përsëri Barbara dhe Lara po vinin drejt meje. Në gojën e Larës dallova diçka të
zezë, gati sa një jastëk tek. Kur u afruan rreth dy tre meto vura re se qeni
kishte në gojë rripin e çantës së zonjës e goxha çantë varej sa nuk prekte
përdhe. Edhe kur ndaluan të takoj Barbarën qeni nuk e uli kokën. Ruante që
çanta mos bëhej pis duke prekur tokën. Në një rast tjetër Barbara shtynte një
si karrocë dore mbuluar me një plasmas ngjyrë jeshile. Karrocën e shtynte me
një dorë, ndërsa me dorën tjetër mbante kapistrën e qenit Lara. Gjeta rastin të përgëzoj qenin
duke përplasur lehtë dorën në gjurin tim dhe me gojë po bëja
"ncuk,ncuk,ncuk",qeni m'u afrua dhe filloi të më përgëzohej. Për të
zonjën kjo ishte një befasi e këndëshme. "Në vendin tim kam qënë gjahtar
(iager) dhe unë kam mbajtur një qen nga kjo rracë që kini ju." Pse çfarë
rrace mendon se është Lara?-pyeti ajo. Lara është rracë "Seter" më e
preferuara se ka qen shumë të mirë. -Çfarë ngjyre ka pasur qeni juaj? –erdhi
pyetja tjetër."Të bardhë në të hirtë, me pak pulla të zeza nëpër
trup." Po të kisha unë sot Larën kaq intelegjente, do e vija të tërhiqte
karrocën." -Nuk e kam mësuar"theksoi. "Duhet luajtur shkop.
Shkopi, shkopi.Shtërngimi çon në bindje"me vështirësi shpreha gjermanisht.
Të gjithë bisedat mund ti shkruaja gjermanisht, po sqaroj një gjë. Nga nevojat
e mia unë jam në çapitjet e para të gjuhës gjermane dhe nuk do ishte e ndershme
të paraqitesha sikur e dija gjuhën mirë. Profesorja qeshi me zë të lartë.
Perëndoi pak sytë sikur do të kujtonte
diçka dhe tha: Shkopi, shkopi. Jo po
molotovi, zjarri, si e bëri Saliu me institucionet të hënën atje në vendin tuaj." Më fal
Barbara. Unë nuk e di mirë gjermanishten dhe mund të bëj pa dashje, gabime.
"Unë të kuptoj kur e flet dhe gabim. Kam lexuar diçka dhe per shprehjet
frazeologjike shqiptare, veçanrisht ato që lidhen me kuajt dhe qentë. Janë të
bukura."Nuk mësohen kuajt revan në pleqëri", ishte njëra. –Po.E ke
thënë në kohë dhe me personin e duhur që për rastin jam unë." – them duke
qeshur."Po ti ke lexuar ndonjë thënie gjermanisht?-ngacmoi ajo. Kam lexuar
disa nga, Johan Volfgang Gëte si: "Ëollt ihr unser Vaterland kennen und
lieben lernen, reist in fremde Länder!"
"Shkoni në vendet e huaja dhe do të arrini të njihni
gjërat e mira që i ke në atdhe." Kjo thënie e artë është aktuale për
vendin tonë dhe sot:
po
më pëlqen shumë dhe thënia tjetër gjermane ; "Leben, und leben lassen
("Jeto vetë, lerë dhe të tjerët" gjermanisht.). Si duket nuk e priste
këtë përgjigje. Më vonë, kur bëmë një bisedë më gjatë shprehu mendimin se
"Shqipëria e ka nisur vonë emigracionin në Gjermani e Europë. Kosova,
Maqedonia, Mali i Zi që e nisën shumë herët emigracionin tani kanë këtu
gjeneratën e katërt e të pestë, kurse ju kini gjeneratën e parë dhe të dytë.
Por përshtatjen ju do e bëni shumë shpejt. Shqiptarët i përvetësojnë shumë
lehtë gjuhët e vendeve ku kanë emigruar". Historitë me qen, kësaj rradhe
na bënë me miq.
Shyqyri Fejzo
Hamburg, Tetor 2024.