Kulturë
Atdhe Geci: Akuareli
E diele, 13.10.2024, 06:06 PM
A
K U A R E L I
Të gjithë
jemi dëshmitar të kohës që
jetojmë.
Koha jonë jemi ne; unë, ti, ai
të
gjithë ne jemi udhëtar të shquar të
tokës,udhëtar
të shquar poetik të jetës!
Ndonjëri
nga ne do t´i mbijetoj kohës
të
sotmes që ikë e të nesërmes që vjen
ky
njeri mund të jetë shkrimtarë,artistë
shkencëtarë,
arkitektë, muzikëtarë, pik
bujk
i kulturuar, sportistë dhe marinar.
Shkrimet
me pasion të krijuesve janë,
art
i mbijetesës, i kujtesës dhe krijimit
Kalimi për
ta përvetësuar origjinën e
rrënjës
dhe, të identitetit është luftë e
të
gjithëve deri në zgjidhjen e çështjes.
S´duhet
të frikohemi nga origjina jonë,
shqiptarët
e sotëm jemi pellazgë-ilirët.
Lexues,
jeta e
njeriut jetohet njëherë
kalimi
nëpër kohë-hapësirat e krijimit
s´
është i mundur pa dijës të mëdhenj,
asnjë
vepër s´mund ta bëj përkalimin
pa
hy në peshoren e kullimit të kohës.
Mik,
ëndrrat e dashurisë s´përsëritën
fuqia
e pasionit poetik është
mendje.
I
munduri i ri mund të jetë kaosi-kohë,
por,
të jetuarit me tëra kohët e njeriut
është
kushtrim poetik i të jetuarit sot!...
Atdhe Geci - Poezi nga
dorëshkrimet