Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Atdhe Geci: Akuareli

| E diele, 13.10.2024, 06:06 PM |


A K U A R E L I

  gjithë  jemi  dëshmitar  të kohës që

jetojmë. Koha jonë jemi  ne; unë, ti, ai

të gjithë ne jemi udhëtar    shquar të

tokës,udhëtar të shquar poetik të jetës!

Ndonjëri nga ne do  t´i  mbijetoj kohës

të sotmes që ikë e të nesërmes që vjen

ky njeri mund të jetë shkrimtarë,artistë

shkencëtarë, arkitektë, muzikëtarë, pik

bujk i kulturuar, sportistë  dhe marinar.

Shkrimet me pasion    krijuesve janë,

art i mbijetesës, i  kujtesës dhe krijimit

Kalimi  për  ta  përvetësuar origjinën  e

rrënjës dhe, të  identitetit është luftë e

të gjithëve deri në zgjidhjen e çështjes.

S´duhet të frikohemi nga origjina jonë,

shqiptarët e sotëm jemi  pellazgë-ilirët.

Lexues, jeta  e  njeriut jetohet njëherë

kalimi nëpër kohë-hapësirat  e  krijimit

s´ është i mundur pa dijës të mëdhenj,

asnjë vepër s´mund  ta bëj përkalimin

pa hy në peshoren  e kullimit të kohës.

Mik, ëndrrat  e dashurisë  s´përsëritën

fuqia e pasionit  poetik  është  mendje.

I munduri i ri mund të jetë kaosi-kohë,

por, të jetuarit me tëra kohët e njeriut

është kushtrim poetik  i të jetuarit sot!...

Atdhe Geci - Poezi nga dorëshkrimet