Kulturë
Mihai Antonescu: Shpirti shqiptar është një shpirt i lindur nga drita e lulet
E enjte, 22.01.2009, 07:06 PM
Persiatje rumune mbi vlerat shqiptare të Kosovës
Mihai Antonescu
Çerdhe e dashurisë mbi turrën me flakë
(Reçension i botuar në “Revista noua”, nr. 11/2008, f.20/21)
Shpirti shqiptar është një shpirt i lindur nga drita e lulet, dhe nga mendimi i parë që ia ka dhënë Zoti për dashurinë.
Nga Mihai Antonescu (Anëtar i Lidhjes Shkrimtarëve të Rumanisë)
Antologjia e tretë e poezisë kosovare që ka arritur edhe në bibliotekën time, mban në të zjarrin e një djegjeje tërësisht speciale. Po filloj kështusoj, ngase me të arritur në mbarim të leximit, u mahnita fort, jo aq nga stili dhe trajtimi që i dallon nëntë poetët e përfshirë në vëllim, sa nga ajo që i bashkon të gjithë nën shenjën e ndjeshmërisë dhe të forcës për të mbetur kudo, në çdo rrethanë, me zemër në fërgëllimën a vatrës amtare. Por, para se të them nga një fjalë të mirë për secilin veçmas, poi a nis përsëri me poetin Baki Ymeri, shqiptar i qëndrueshëm porsi ushtari, dashamir i vlerave hyjnore siç është fluturimi ynë për në qiell. Baki Ymeri ka këmbënguljen, guximin, qëndresën dhe durimin e lumenjve të malit që e marrin rrugën për në gjerësi të fushës, pa marrë parasysh shkëmbinjtë, me bindjen se, më herët apo më vonë, do ta zbusë me ujërat e tij etjen e atyre që e presin. Këti Nj eriu të jashtëzakonshëm dhe Madhështor në çdo gjë që bën, poezia shqipe i ka borxh të madh, jo vetëm për vlerat, por edhe për prurjen e tyre në shpirtin e kohës së sotme rumune.
Tani po rikthehem te poetët e antologuar dhe them: t’i bësh çerdhe dashurisë mbi turrën me zjarrin e zemrës sate, ngase ajo, zemra, është e shkëputur nga bujshmëria e popullit që të ka dhënë, pa marrë parasysh shqetsimet apo tëhuajësimet, është një sakrifice e barabartë me atë të Krijuesit kur e ka krijuar botën, para se t’ia japë fjalën. Personalisht, ç’prej shumë kohësh mendoja se vetëm hebrenjtë dhe armenët kan ë qenë në një gjendje të këtillë përgjatë historisë së botës. Sot, duke i njohur shqiptarët, dhe aq më shumë shkrimtarët kosovarë, nuk e kam më bindjen paraprake. Shpirti shqiptar është një shpirt i lindur nga drita dhe lulet, nga mendimi i parë që ia ka dhënë Zoti për dashurinë. E dëshmojnë edhe një herë nëntë poetët, të barabartë njëri me tjetrin sipas peshës së talentit që e posedojnë çdonjëri, dhe atë si pasojnë:
![]() |
Ballina e revistes Revista noua (nr.11-2008) |
Lavdi këtyre nëntë poetëve, për çdo frymëzim me të cilin hyjnë ata në letërsinë kosovare! Lavdi poetit të shkëlqyer e të palodhshëm, Baki Ymeri, për botimin dhe transmetimin në botë të kësaj antologjie që mbetet! Po , miq të dashur, Kosova është VULLKANI I DURIMIT që ka shpërthyer, dhe siç thot në një poem Radije Hoxha, “Por…/ Ja që rastësisht jam unë Dija/ Dhe nuk e di se çka të bëj me Ty!” (Vullkani i durimit, poezi shqipe nga Kosova, Editura Do-minor, Bukuresht, 2008).