E premte, 02.05.2025, 11:33 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Smajl Smaka

E merkure, 21.01.2009, 10:13 PM


Smajl Smaka
Smajl Smaka
Smajl Smaka, gazetar, publicist, poet, i lindur 5.8.1952 në Bllagajë të Pejës. shkollimin fillor e të mesem i kreu në vendlindje e Pejë.Ka ambaruar Fakultetin e shklencave Politike në Zagreb.Mbi tridhjetë vjet ka punuar në gazetari e informim,si bashkëpunëtor i Vjesnikut të Zagrebit, Rilindjes e kryeredaktor i Televizionit të Kosovës.Para luftë ka qenë bashkëpunëtor e korrerespodent i revistave të Zagrebit Hrvatska danas, Herceg Bosna, dhe i Gazetës së përditshme zagrebase Vjesnik. 1o vitet e fundit është i punësuar në RTK, si gazetar, redaktor, shef i lajmeve, zëvëndësdrejtor, tani reaktor përhjegjës i emisioneve informative në Televizionin e Kosovës. Eshtë anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Ka botuar tri libra, një me poezi dhe dy me intervista, me personalitete të shquara kombëtare.

E papërseritshme

Kurrë mos u kthe
rrugës së njejtë,shtigjeve,
që i rrahem sa stinë

Me kot përpiqesh
të ndreçesh diç,të përmirësosh
dashuria kurrë nuk riparohet.

Punë e siziftë do të jetë
ngjiitja e vargonjve të këputur,
vazhdimi i romancës
-dashuria nuk saldohet me asgjë.

E njëherëshme është dashuria
dhe e papërseritshme.

Herën e dytë është fillim i ri.
Shko e papenduar.Harromë.

Nata e kryeqytetit

Nga lartësi katedraleje përtueshëm zbret
e heshtur,me ngadalë,solemnisht
rrugëve,shesheve,ndërtesave gotike,
shtatoreve të bronzta,tej urave,shumëkatësheve
nata e kaltër e kryeqytetitt.

Ndizen farfuritshëm neonë,reklama,vitrina
Uturijnë tramvajet gri,nxitojnë taxi
nga stacionet e largëta,lagjet e periferisë
sjellin udhëtarë të shumtë,të vonuar,
në rande-vous,pikëtakimet e rëndomta
ndër kinema.teatro,diskoteka,restorante,
në koncerte,eksppozita,orë letrare.

Takimet e zakonshme tek ora
nën pirgun e lartësuar
pritje,përqafime,vonesa të domosdoshme.

Nga kinema e vjetër
buzëqeshur dalin përqafuar çifti i ri
pas shfaqjes së filmit "Love story".
Nga pijetore të shumta
mysafirët shikojnë tej xhamave me qësendi
si shfaqje të hapur-dramën e jetës në përftim.

Dremit pagjumësisht kryeqyteti.
Imazhet e ndriçuara zhduken largësive,
nata ikën tej horizonti,në errësirë,në mjegull
periferive gjithandej ku bëhët më e natshme.

KUJT I GJEGJE, I FLET?

(Mikut B.S.)

Ku nisesh,në ç/anë
aq vonë,pas mesnate
kë tjetër ke pranë
kë-pos vetmisë sate?

Më thuaj si bën natë
dhe ditën si e nis
aq monotone të gjatë
në atë Paris?

Prore kë e thërret
trisht në çaste shtrëngate
kujt i gjegje i fletr
prajshëm-pos heshtjes sate?
Stinët tashmë si i kohon
në atë qytet të largët,atje
rrugëve,shesheve me kë shtegton
pos mallit për ne?

Në rrugë të shumta,pafund
andej gjithnjë bredharak
ti nisesh,por s/arrin kund
ec në rreth,pa shteg,pa cak.

Sa herë pikëllimi të pllakos
shpirtzhuritur,zemëracar
orë zbrazëtie,andej si i sos
si- kur gjithnjë je vetmitar?

Shikon andej i pikëlluar
autobusë,trena,vaporë
hedh sy gjithnjë menduar
atdheut larg ia bën me dorë.

Shikimin ta mbyll kudo
Kullë e Ajfelit e lartë
qiell e kujtesë i ther ajo
si imazh shfaqet,si hartë.

Natën me shi,të zymtë
do marrësh ndonjë gotë pelimit
në bistro të dremitur,të tymtë
t'i falesh një çast harrimit.

Kur bie kitara

Kur bie kitara
kohët,viset e largëta,
këngët e mallit tonë,
miqtë e kahershëm kujtojmë,\
dashuritë e harruara
që ikën si pëllumba të trembur.

Kur bie kitara
kujtimet e largëta afrohen
shi bie mbi barin e kujtimit,
mbi përftimin e moteve,
asgjë si mbetet harrimit.

Kur bie kitara
fletët bien nga biografitë
si nga degët e thata,
hapave,shtigjeve u kthehemi
dhe mbushemi plot mall.

Kur bie kitara
nata bëhet më e muzgët
sikur vishet me petk romantik
yjet nga malli digjen
ëndrrat e kahershme ëndërrojmë,
kujtimet i shpalosin si pajën.

Kur bie kitara
pritjet e shumta kujtojmë,
vonesat,ardhjet,takimendarjet
ndër vende të shumta,shesheve
tek orët,ndër stacione,të harruara
rrugëve,diku në perëndim,jug,veri...

Kur bie kitara
kujtesa si deti trazohet,si vala
me klithmëe ngjitet pulëbardha
një varkë shqet tej horizonti.

Pa lamtumirë

E kisha një parandjenjë
ndaj nuk dola dot
takimi i fundit s/ka fat
ndonëse më ftove
më prite aq gjatë.

Thjesht
nuk doja të ketë
takim të fundit.

E vërteta
takimi i fundit
cok nuk është takim
-ai merr ngjyrën e ndarjes
dhe emrin kujtim.

Doja pa lak
një takim ndarjë më pak.

Afri e zhbërë

Boshllekun që e le pas
zbrazëtinë e lëmëritshme,të paskaj
asgjë s/e mbush tashmë,asgjë
as rikthimi yt i vonuar.

Koha rrodhi,largësitë,të tjerët
hynë në mes,si lumi ndër brigje.

U largua afria.

Gjurmët, hapat

Asgjë nuk do t/i fshijë
as shiu i rrëmbyer,i stuhishëm
që ra paprerë,me javë
gjurmët që më shpinin te ti.

A\sgjë nuk do t/i mbullojë
as bora e trashë
hapat e përbashkët,kudo
mbi barin e vesuart,
\trotuareve,aleve, shesheve,
caqeve,rrugëve,pa adresë
pas shëtive të çdokohshme
në mesditë,muyg,në mesnatë.

Thjesht
Rrëfimi për ty
është krejt i thjeshtë
njësoj siç je ti
e thjeshtë,e përkorë.

Rrëfimi për ty
është krejt i shkurtërt
sa çil e mbyll sytë
aq sa zgjati idili
-fragment për një ç-astkohë
skicë në përftim.

Në sëcilin takim


Së cilin takim
nisu plot mall
si
në takimik
e parë.

sëcilin takim
çmallu
si
në takimin e fundit.

Nga natari

Dy qirinj në tryezë,
dy ftonj vendlindjeje,
dy gota gjysmëmbushur,
dy hapa largësie në mes,\
dy kokrra lot faqesh për
dy vjet që s/u pamë dhe
unë-vetëm,vonë,pasmesnate.

Vjeshtohem

Në mua
Përvjedhshëm hynë vjeshta
Tejetej në palcë
Padiktueshëm në brendi

Plym zogjsh
Trembur ikin
Nga krahët e mi
Ngriten me vrull,hovshëm
Humbasin në lartësi.

Përreth pafundësisht
Gjethe të rëna,të zvetnuara
Mugëtirë,mjegull,shi
Harresë dhe boshësi

Vello paramuzgore
Dita shuhet pak nga pak
Në peisazhin vjeshtak
Tmerrësisht kotësi.

Kohës i lëmë emër

Takojmë në rrjedhë motesh shumë njerëz-miqë, gra
ndonëse përherë jemi të nxituar,me ngut,në përftim
marrim diçka nga ta, e u dhurojmë veçan, tonën diçka
Copëza shpirti i bëhëmi njeri-tjetrit, i bëhëmi kujtim.

Shtegtojmë pandalë,adresa ndërrojmë,qytete e vise
edhepse kalimtarë,të rrëmbyer kohe,si në një vrapim
nga ato vende marrim imazhe,nga ato vise marrim hise
por edhe u lëmë vulën,veçantinë tonë, deri në amshim.

Ecim, çajmë ndër kohë, gjithnjë para na shpie udha
ngjashëm hedhim hapin, si të deritashmet gjenerata
vrragë na lënë stinët, gjurmë të pashlyeshme e rrudha
por,edhe ne kohës emër i lëmë, që s/e fshinë shtrëngata

Zogu bredharak

Më bëhet vetja shpesh sikur jam
një zog i llastuar, një zog bredharak,
degë,as fole,as pikëndalje sikur nuk kam
mahnitur lartësish mbi shkrepa bredhë pa cak.

Sikur shtegtoj pandalur,ku(r)do jam në përftim
fluturoj e ngjitem pa brengë,lart,leht,fare bosh,
ngutshëm kaltrisë së pafund,endem pambarim
hapësirë e paskaj përjetësisht më grishë,më josh.

Pamje të përziera

Vagëllimthi e përnjëherë shoh pamje krejtësisht të ngatërruara
më përzihen kujtimet me ëndrra,dëshira e gjurma fëmijërie,
ç/janë këto imazhe nuk di-të ndodhura apo të sajuara
kanë ndodhur ndonjëherë-a janë ëndrra që më ndjekin si hije?

Fytyra njerëzish,copa stinësh,ngjarje,qytete,rrugë, shtegtime
mbi të cilat kaherë ka rënë gjelbër shtresë myshku,plisi i harresës;
Janë të ndodhura,kujtime për njerëzit që i pashë,i takova,a janë vegime
gati të shlyera apo krejt të strukura,që rrijnë dikund në cep të kujtesës?

Dhe më bëhët si përtej perdesh,dikund në horizont sikur i shohë
Si dritëhije,pamje të së shkuarës,dëshiraëndrra,apo gjendje deliri
Ato më shfaqen përzieshëm,asgjë nuk dalloj,askë nuk njohë
A kanë ndodhur fare ,apo janë fragmente të pandodhur,pamje aveniri?!

Por,gjithnjë mbi këto pamje,gjithnjë mbi kujtimeëndrrat e mia
Prajshëm,padiktueshëm,paprerë si shi Tirane cep me cep bie melankolia.


Tri pikat Tuaja në letër ...

Fshehtësi janë, pyetja a përgjigje,diçka në nismë e lënë
Dyshim,shpresë e (pa)përenduar,a dëshirë e pathënë.

Mallë,afsh,emocion,pritje thirrje, a ëndrra të parealizuara
Që vetëm ti e unë mund ti kemi projektuar e dëshi(f)ruar.

Janë ndonjëherë vrushkuj dëshirash bosh,thjesht një ëndërrim
Apo duar të shtrira drejt meje,pritje e ankthshme,ftesë për takim

Kujtime të largëta,mendime të ndrydhura,ëndrra që vetëm ti i di
Gëzim,ndonjëherë hidhërim,janë tri pika lotë, janë tri pika shi...

Pshëretimë janë,tinguj zemre që do të thuhen një stinë, një mot,
Të strukura presin në qerdhe,nën tri pika,ndodhta s/do thuhen dot.

Shpirti janë, stili yt janë ,vet Ti, krejt Jotja veçantia
Afria e zemërimi Yt,tekat,hidhërimi-janë vet dashuria.

Ndonjëherë janë sikur thua-Shko!Lamtumirë a tungjat



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx