Kulturë
Ukshin Zajmi: Kishë e pa hulumtuar në Urbisht të Kmetocit
E enjte, 22.01.2009, 07:02 PM
Në lindje të Gjilanit ndodhet fshati Urbisht i Kmetocit (ish Vërbica e Kmetocit) dhe deri të ky vendbanim mund të shkohet udhës së asfaltuar deri në Kmetoc, e prej këtu, në të djathtë,ngjitet, po ashtu, rrugës së asfaltuar deri në Urbisht. Në saje të pozitës gjeografike dhe mundësisë së ofrimit nga lumi i Përlepnicës, si nga Kmetoci ashtu edhe nga Banja e tashme e Mirashit, ku vend duket të kenë qenë i banuar që nga kohet e lashta.Për këtë dëshmojnë edhe gjetjet arkeologjike. Në vendin e quajtur “Rreze”, që është në lindje të fshatit, gjatë punëve bujqësore janë gjetur fragmente dhe enë qeramike. Sipas gjetjeve të mëhershme, e që ruhen në muzeun e Kosovës (Dr. Jusuf Osmani: Vendbanimet e Kosovës-Gjilani, Prishtinë, 2004, faqe 174) thuhet, se në një varrezë eshtë gjetur edhe një shpatë. Në një shkallë të kodrinës mbi arat në “Rreze” ndodhen themelet e një kishe të vjetër. Këtë toponim e kanë trashëguar nga banorët e mëhershëm shqiptarë të Urbishtit, të cilët u shpërngulën në vitin 1925 për në Turqi, e disa prej të cilëve jetojnë edhe tani në Gjilan. Ky topnim, u ruajt edhe nga serbet dhe malazezët kolon që erdhën këtu, e të cilët nuk e sllavizuan këtë toponim, por e quajtën –“kod kishe”=”te kisha”.
Lisat për rreth vendit të kësaj kishe dëshmojnë se popullata si shqiptare e hershme, pastaj ajo serbe e malazeze, e më vonë, prap ajo shqiptare, nuk e kanë prekur këtë vend, edhepse aktualisht nuk shihen muret, por vendndodhja hetohet. Në popull për këtë vend janë thurrur lloj-lloj legjendash, një prej të cilave thot, se aty ka ari, por, ate e ruan një gjarpër. Banorët, thonë se aty pari kanë parë gjarpërinj, por askush nuk ka prekur në at vend të shenjt.
Hulumtimi i themeleve të kësaj kishe tash ka leverdi të dyfisht, sepse artefaktet e gjetura do të flasin për lashtësinë e saj, por, edhe për ate se vetëm 1.500 metra në lindje të këtij vendi ndodhet banja e Mireshit, tash në pronësi private, të cilën në sezon, brenda ditës e vizitojne mbi 1000 vizitorë. Afërsia e kishës me këtë banjë do të tërheq edhe turistët e rastit, por edhe vizitorët e banjës. Sekendejmi, komuna e Gjilanit, banorët e Urbishtit të Kmetocit dhe pronari i banjës duhet së bashku të investojnë për hulumtime, sepse do të kenë leverdi të përbashkët - zhvillimin e turizmit rekreativ, shërues dhe të trashëgimisë kulturore. Për të ndërlidhur këtë veprimtari duhet të angazhohet Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Gjilan, e cila duhet të harton projektin për hulumtim të përbashkët arkeologjik në këtë lokalitet të vjetër, sigurisht iliro-dardan.