Mendime
Agron Gjekmarkaj: Fuqia emancipuese e Protestës!
E hene, 19.02.2024, 08:55 PM
Deklaratë: Fuqia emancipuese e Protestës!
Nga
Agron Gjekmarkaj
Memoria e shkurtër është gjithmonë e rrezikshme.
Partia Demokratike nuk duhet të humbë kurrë krenarinë së kujtuari që u solli
shqiptarve lirinë, pluralizmin , aleancën me perëndimin, ekonominë e tregut, të
drejtat e njeriut, pëpjekjet për shtet ligjor, levizjen e lire pa viza,
procesin e integrimit, NATO-n dhe veprat e medha infrastrukturore në 13 vite që
ajo qeverisi.
PD
në dhjetor 1990 emancipoi bashkohësinë shqiptare. Sot duke tejkaluar ndasitë,
me debatin e fortë simbol i një kohë që lamë pas realizoi bashkimin që dukej i
pamundur. Vullnetet e lira me dashuri për këtë vënd, me përkushtim ndaj PD,
këij aseti kombëtar,të pamundurën e bënë të mundur kësaj here duke emancipuar
vetveten dhe krijuar modelin e ringritjes.
PD
lindi në Dhjetor nga protestat e studentëve, ajo ringrihet në Shkurt 2024 nga
protesta e një populli të ndaluar në liritë e tij, në votë e lirë, në dëshirën
për ndryshim, në traditëm për të jetuar në trojet e veta i pa vjedhur, i pa
shantazhuar, peng i keqeverisjes, korrupsionit, skandaleve me inceneratorë e jo
vetëm, banalitetit, arrogancës, patronazhimit, dhunimit të opozites duke mohuar
Kushtetutën.
PD
po krijon ngjarjet e saj në sintoni me nevojat e shoqërisë. Politika
shqiptare është ënde larg aspiratave të opinionit publik. Asaj i duhen njerëz të lirë, elitat dhe profesionistët e vet dhe jo rrobotë si
garanci për alternativat dhe gjykimin kritik.
PD
në vigjilje 20 Shkurtit është një parti që ecen, me impenjimin që interesat e
qytetarëve do të mbrohen, po kaq ëndrra e tyre për tu qeverisur ndershmërisht e
me standade demokratike.
Protesta
e 20 Shkurtit është bashkëbisedimi i saj i madh me shqiptaret.
PD
u dëshmon atyre që Opozita doli nga
rrethimi. Ajo është e qartë në
objektivat e veta për të mundur “Rilindjen”, duke dizenjuar projektin që jua
kthen Shqiperinë qytetarëve të saj. Ne do ja heqim një kastë që e ka shtrënguar
me thonjtë e vet.
Në
emër të femijve tanë që i duam këtu kur të rriten dhe jo kantidat për
emigrantë! Në emer të një ëndrre që nuk
po e shohim të bëhet realitet, një vije horizonti që largohet sa herë i
afrohemi, të asaj, të busullës “ Shqipërinë si gjithë Europa” ta shndërrojmë
protestën në Institucion të epërm të një Shqipërie që nuk ka më Kushtetutë e
Parlament.
Sot
nuk ka më ndërmjet!!
O
me Opoziten e me të ardhmen europiane o me Qeverinë e të shkuarën tranzitive që
na le peng. Indiferenca punon kundër Shqipërisë.
Protesta
nuk fillon vetëm për ti treguar Edi Rames vendin politik që meriton, cinike ta
thuash por e vërtetë, ne do jemi aty edhe për
ti dhënë atij vetë, mbështetësve të tij
një Shqiperi më të mirë nga kjo që kemi sot.
Ne
nuk dalim në shesh për inat, as të udhehequr nga urrejtja. Ne dalim nga
dashuria për dinjitetin njerzor,nevoja jetike për liritë e drejtësinë, për të tashmen e të ardhmen e Shqipërisë kaq të
rrezikuara sot. Ne e duam Shqipërinë demokraci dhe jo autokraci.