E enjte, 01.05.2025, 09:35 PM (GMT+1)

Mendime

Fadil Sahiti: Kur urren kulturën, historinë, traditën dhe muzikën e kombit tënd

E hene, 19.02.2024, 08:55 PM


KUR URREN KULTURËN, HISTORINË, TRADITËN DHE MUZIKËN E KOMBIT TËND

Nga Fadil Sahiti

Ditë pushimi dhe po shikoja një film të shkurtër - Kolona. Më kapi psikologjia e luftës, koha kur djemtë dhe vajzat na i rrëmbenin dhunshëm nga duart. I vrisnin dhe përdhunonin. Këto nuk janë përralla, nuk janë mite, janë ngjarje të vërteta.

Ne kemi paguar një çmim të lartë për lirinë, dhe, liri do të thotë identitet. Kushdo që sulmon identitetin tonë historik, kulturor apo edhe muzikor, është kundër lirisë sonë.

Nuk është sekret. Në Kosovë është aktive një frymë që vepron kundër identitetit tonë. Ithtarët e kësaj fryme duan të rrafshojnë çdo vlerë kombëtare. Ata flasin hapur kundër ndërgjegjes sonë kombëtare, prandaj e urrejnë Gjergj Kastriotin, apo Nënën Terezë. Ata nuk e duan identitetin tonë kulturor, prandaj nuk e duan Nolin, sidomos Kadarenë. Më në fund i pengon edhe Shkurte Fejza. E shohin si një kultivuese të padiskutueshme të muzikës kombëtare. Kjo duket se i pengon ata.

Shkurt e shqip, këta duan të rrafshojnë çdo sistem vlerash. E bëjnë këtë sepse duke rrafshuar çdo vlerë, duke i bërë ato të parëndësishme, u duket më lehtë të realizojnë ëndërrën e tyre.

Është një fat i madh që gjeografikisht jemi në Evropë, ndryshe do të kishim mbaruar. Kështu, gjeografia na jep shpresë se një ditë do të bëhemi europianë, me vlera.

https://www.facebook.com/profile.php?id=828092747



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx