E hene, 29.04.2024, 12:56 AM (GMT+1)

Kulturë

Alber Shala: Vaji i Krutes

E shtune, 03.01.2009, 04:11 PM


Albert Shala

VAJI I KRUTES

Albesiani kishte bere dy ore qe po ecte neper mal.Udha qe ishte perpara tij here dukej e  qarte e here zhytej ne mjegull te dendur.Neper koke i fluturonin lloj-lloj mendimesh. Per nje caste nga kodra u qartesua pamja dhe horizonti u duk si floket e shkaperderdhura te nje femre.

-Njeriu tretet ne kete bote si kenge e vjeter-peshperiti nder dhembe.

Krisme hapash ia terhoqi vemendjen.Ai shikoi ne te djathte:drejt tij nje plak ecte i veshur me rroba ta bardha dhe me mjeker te thinjur.Plaku mbante ne duar nje krute  ne te cilen ishin gdhendur figura te cuditshme.

-Kush eshte ky ?!-mendoi Albesiani.

Plaku ngadal afrohej me nje kerute te vjeter mbi te cilen ishin gdhendur lloj-lloj figurash te cuditshme.

A je lodhe?-tha Albesiani

Jo,jo-tha plaku.i cili hodhi nje shikim depertues me ata sy te kaltert drejt Albesianit .

Kah po shkon?-pyeti Albesiani.

Plaku heshti dhe vetem shikoi sikur donte te thoshte:perse me pyet ne kete mal te vetmuar.

Albesiani perseriti pyetjen.

-Udhes se gjate-tha plaku

Albesiani kafshoi buzet ne dhembe duke menduar kush eshte ky njeri ne kete mal i vetmuar.Nxori nje cigare dhe ia dha.Plaku e mori cigaren dhe e vendosi ne cingarellek.

-Albesian-thirri plaku.

Albesiani tundi koken dhe i habitur e shikonte se kush eshte ky plak qe e thirri  ne emer e kurr se kishte pare me pare.

-Shiko-tha plaku-bota nje pjesee saj eshte e dukshme e deridiku e kuptueshme e tjetra eshte e padukshme. Ty qe sa vite te kam pritur.

-Mua ?!-tha Albesiani i habitur.

-Po ty-tha plaku vendosmerisht.

-Po pse?-tha i habitur Albesiani.

-Caktim i Zotit-

-Kjo eshte e jotja-tha plaku dhe ia zgjati kruten dhe shtoi:Skam dashur qe fuqia e kesaj krute te humbe.

Albesiani u mat njehere a ta marr kruten por prape vendosi ta marr.

Mbi krute ishin te gdhendur planetet e sistemit diellor,nje gjarper,dy sy te medhenj dhe ca figura te pashpjegueshme.

-Skam dashur qe fuqia e kesaj krute te humbe.Ti ke me jetuar edhe shume vite.Te duhet kjo.Te mbron nga rreziku sa here qe te shfaqet ne kete bote te rrejshme.Fuqia e saj behet edhe me e madhe kur je ne vetmi e ate e ke ne dore e therret LA ILAHE IL LA LLAH (SKA TJETER VEC NJE ZOTI).Atehere mendo deshiren dhe sekretet e saj bejne mrekulli…Une sonte do te nderroi jete.Qe sa vite te kam pritur ty.Ylli yte ndriques mbreme me paralajmeroj se ti sot do te kalosh ‘’Shtegut te Zanave’’.Ti prita e ti erdhe..

Albesianit i nderrohej pamja e fytyres nga habia.

-Kam  nje porosi-tha plaku mjekerbardhe.-Tani une po ndahem nga ti.Une sonte do te nderroj jete.Kruta sonte ska me qene e qete.Ke per te ndier zera te ndryshem,por ti mos u frikeso.

Plaku e zgjati ne shenje ndarje.

Drejt nje shtegu te  malit te madh  ecte plaku me mjeker te bardhe e rrobe te bardha e Albesiani mbante ne dore kruten me figura te cuditshme nga e cila u degjua nje denesje e thelle kur plaku humbi plotesisht ne mal.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora