Kulturë
Mihai Antonescu: Shqiptarët na joshin me bukurinë e shpirtit të përmbushur me dashuri
E diele, 28.12.2008, 06:36 PM
Të tjerët për ne
Mihai Antonescu
Shqiptarët na joshin me bukurinë e shpirtit të përmbushur me dashuri
(Shqipërim i reçensionit Kuaj që e mundin me zemër edhe vargun)
Nga Mihai Antonescu (anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë)
Që të arrish në shpirtin e një populli, më mirë është t’ia njohish më parë ujërat, malet dhe shkrimtarët. Mu pastaj e kupton se si duhet çmuar dhuntia e përbërësve të atyre që vijnë nga një histori e përgjakur me lotë, të cilën nuk e kanë patur shumë popuj në botë, siç e kanë patur shqiptarët. Por tani, këtu, jo për lotë, kuaj e gjak dua të shkruaj, por për atë që ka mbetur pas kalimit të tyre, pra, për një antologji të mrekullueshme dhe për përpiluesit e saj të pavdekshëm, duke filluar me Ismail Kadarenë dhe duke arritur deri te Rexhep Shahu.
Them “më në fund” ngase përkujdesësi për shenja të paharrueshme të këtij libri, poeti Baki Ymeri, nuk gjendet në guximin e parë të kësaj ndrëmarrjeje fisnike, siç nuk do të jetë as në atë të fundit. Ngase, nëse ka ekzistuar ndojherë njeri që din të respektojë dhe dashurojë deri në zhurritje gjithë bashkëvëllezërit e penës, këtë vetëm Baki Ymeri mund ta bëjë në këtë botë. Gjithmonë i kujdesshëm ndaj atyre që mbijetojnë kundër urrejtjes si pasojë e mosnjohjes, deri te kuajt që e mundin me zemër edhe vargun, atje ku topat nuk janë Zot, sado që të duan ti bëjnë disa. Baki Ymeri e sjell poezinë shqipe në ograjën shumë më përfshirëse dhe, falë Zotit, diç më të mbrojtur nga stuhitë e vendit tim (Rumanisë), me bindjen se, më shumë se kudo tjetër në botë, shqiptarët na joshin me bukurinë e shpirtit të përmbushur me dashuri.
Kjo ngjet edhe me antologjinë Altri Mondi, e përmbushur me poetë shqiptarë nga të gjitha vendet e Europës, madje edhe tejmatanë luginave të saj. E mirëstrukturuar, me biografi dhe cikle poezishë reprezentative, me parathënie briliante të shënuar nga Visar Zhiti, që na josh zemrat përmes një thënieje me domethënie të thellë: Teksa shpërndahemi, vendtakim kemi poezinë, ky libër, sado i llojllojshëm përnga shprehja e çdo pende të antaloguar, është po aq i nevojshëm për njohjen tonë, dhe i denjë për vlerësim.
Ekziston një fërshëllimë e madhe në vargjet e vëllezërve shqiptarë, një mall i papërshkruar ndaj mirësisë e bukurisë që na e fal Zoti për ta përfshirë me mendësi e lot, si dhe një dashuri e qëndrueshme ndaj nesh dhe qenjes sonë, në një botë gjithnjë e më të stuhishme, që shkon në drejtim të acarit. Gjashtëmbëdhjetë poetë shqiptarë e të huaj plasojnë dëshmi me përjetësinë e tyre, se kjo antologji është e denjë për kohën dhe mosharresën e popullit rumun, mik e vëlla i kombit shqiptar. Mardena Kelmendi, Ilire Zajmi, Ndue Hila dhe gjithë të tjerët për të cilët faqet e një reviste do të ishin të nderuara t’i përfshijnë, na flasin për dashuri, qëndresë dhe vlera në art, në një gjuhë të ngjashme me atë të lexuesve të saj. Zoti është i Mirë dhe i Vërtetë, aq kohë sa e pranojmë se të gjithë jemi Bijtë e Tij.