E shtune, 04.05.2024, 04:41 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Zogu i Shkodrës

E diele, 28.12.2008, 06:53 PM


Demir KRASNIQI

ZOGU I SHKODRËS

Ku të treti djalëria,
Trim, o trim, o vëlla i motrës?
Nga  të treti bukuria,
Zog, o zog, o zogu i Shkodrës?!

Nga të iku  kënga  e gëzimit,
Trim, o trim, o vëlla i motrës ?
Nëpër rrugë të Perëndimit,
Zog, o zog, o zogu i Shkodrës !

Nga të iku buzëqeshja,
Trim, o trim, o vëlla i motrës?
Në kurbet, ku të mbytë heshtja ,
Zog, o zog, o zogu i Shkodrës !

T’ priti nëna një dekadë,
Zog, o zog, o zogu i Shkodrës .
Ju tha goja pa evlat ,
Lot, o lot, o loti i lokes .

Me zjarr malli  t’ pret  babai ,
Trim, o trim, o vëlla i motrës,
N’ përqafim të pret vëllai ,
Zog, o zog, o zogu i Shkodrës.

Ku m’ ke tretë e ku m’ ke humbur,
Trim, o trim, o vëlla i motrës ?
Pa ty, motra s’ është e lumtur ,
Zog, o zog, o zogu i Shkodrës !

Të pret çerdhja plot me këngë,
Trim, o trim, o vëlla i motrës .
Toka ku ke shkelë me këmbë ,
Zog, o zog, o zogu i Shkodrës.

Atje ku ka pasuri ,
Trim, o trim, o vëlla i motrës,
Një sekondë s’ ka lumturi ,
Zog, o zog, o zogu i Shkodrës.

N’vend të huaj si  mërgimtar ,
Trim, o trim, o vëlla i motrës ,
Qeshja e  jote  është e qarë ,
Zog, o zog, o zogu i Shkodrës.

Të thërret Shkodra e Rozafati ,
Trim, o trim, o vëlla i motrës,
Kthehu n’ vendlindje të pret fati ,
Zog, o zog, o zogu i Shkodrës !



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora