Kulturë
Prend Buzhala: Lutje për ëndërrimin e dëlirë
E hene, 17.07.2023, 06:17 PM
Prend BUZHALA:
LUTJE
PËR ËNDËRRIMIN E DËLIRË
Kur
nata na e rrëmben ditën
e
ëndrrat na bredhin nëpër errësirë,
vjen
mëngjesi e na i hedh ato nëpër rrugë,
O
Zot, ashtu si lind dielli,
ashtu
na rilind kur zgjohemi,
mos
na i tret ëndrrat e jetës,
na
e bëj ëndrrën të dëlirë.
E
braktisim këtë përsiatje koti,
dhe
mbyllemi në vetminë e shenjtë,
na
i rrëfe pak kufijtë tu të pakufishëm
për
ta dëgjuar ligjërimin yjeve
e
ëndërrimin e virgjër të natës.
Na
ndodh të përsiatim,
të
dyshojmë e të frymëzohemi,
nga
madhështia e së bukurës,
dhe
ëndërrojmë të pamundshmen,
O
Zot, na ndihmo,
si
ta drejtojmë gishtin kah vetja,
me
zemër të mirë,
me
ëndërr të dëlirë.
Ku
jeta shpërngulet në përjetësinë e ëndërrimit
e,
vetveten e shndërrojmë në përrallë të bukur,
O
Zot, zbrite dashurinë në rruzullim
si
qenie që jeton përgjithmonë,
kurse
ne të vdekshmëve
na
ngushëllo sa herë na mbetet t'i kujtojmë
humbjet,
plagët, vetminë.
Na
i rrëfe fshehtësitë:
si
mendja ta gjejë lumturinë e saj,
kur
fluturon nëpër hapësirë.
Dhe
le të mbetemi duke gjakuar zogjtë e mirë.
Me
ëndërr të dëlirë.
(16 korrik 2023)