Kulturë
Asllan Dibrani: Të ndarë shqiptarët e Luginës së Preshevës jo produktiv për çështjen nacionale!
E hene, 12.06.2023, 06:50 PM
Të ndarë shqiptarët e Luginës së Preshevës jo produktiv për çështjen nacionale!
 Shkruan
Asllan Dibrani
Shkruan
Asllan Dibrani
Pas
përfundimit të luftës në Kosovë, dhuna serbe mbi popullsinë e këtyre trevave u
rrit dhe, për rrjedhojë, shpërtheu një konflikt i armatosur midis shqiptarëve
dhe forcave serbe, i cili zgjati gjatë gjithë vitit 2000. Ky konflikt përfundoi
me një marrëveshje jo e  interesave
kombëtare siç veprojnë  serbët e Kosovës
në  koordinim me Beogradin.
-Pas
kësaj periudhe mijëra shqiptarë u detyruan të largohen për në Kosovë e gjetkë,
ndërsa lufta politike e shqiptarëve për realizimin e të drejtave njerëzore
vazhdon pa ndërprerë , por shumë  të
përçarë e të pa  koordinuar!!!
Deri më
tani, në 20 vitet e fundit, nuk kemi pasur qasje serioze, si dhe vullnet
politik të  organizmave politike
atje,  ndaj zgjidhjes së çështjes
politike të Luginës së Preshevës?.
Serbet   barrikadojne , luftojnë shantazhojnë   diskriminojnë  , injorojnë  
shtetin tonë deri ne 
skajshmëri  vetëm   e vetëm për 
formimin  e një  republike 
brenda  Kosovës!
Pra,
përballë diskriminimit e shtypjes nga Beogradi, refuzimit të vazhdueshëm të
integrimit, përfaqësimit të pamjaftueshëm në institucionet rajonale dhe
republikane në Serbi  të komunitetit
shqiptar ,atje  akoma  nuk  ka
organizim as  dirigjim e koordinim as nga
shteti amë Shqipëria as nga Kosova!?. Në Republikën e Kosovës   serbët  
barrikadojnë , luftojnë shantazhojnë , 
diskriminojnë  dhe  injorojnë  
shtetin tonë te  dirigjuar
nga  Beogradi , vetëm  e vetëm për 
formimin  e një  republike 
brenda  Kosovës,  e në portalin “ Preshevë jonë”dhe  disa 
portale e stacione  televizive
atje   sot  ka një 
aktivitet    ma shumë për xhamia  e  fe
se sa për zgjedhjen e problemit të shqiptarëve atje.
Shembull
konkret  shfletoni   portalin “Presheva  jonë “ 
sa i kushton rëndësi 
çështjes  kombëtare  e sa asaj fetare??? Portal   vegël 
e Beogradit.
Mos ta
lëmë   atë popull  qe të zhduket fare me programet  më shumë antikombëtare  dhe fetare, se sa kombëtare që veprojnë!
Prandaj
këtu   përmes këtij artikulli do i
bëjmë   thirrje   autoriteteve 
nga  “Shqipëria dhe Kosova në
bashkërendim e bashkëpunim me Luginën duhet që përmes një qasjeje strategjike e
programatike më një platformë të përbashkët te 
aktivizohen më shumë  dhe të  internacionalizohet ky problem e mos ta
lëmë   atë popull  qe të zhduket fare me programet  më shumë antikombëtare se sa kombëtare që
veprojnë” .
Në
trevat  e Medvegjes   Bujanocit dhe Preshevës  veç 
një  numri të madh u mohohet  edhe  
qëndrimi atje  duke  i 
fshire nga librat amze e nga 
evidentimi   i tyre si qytetar të
atyre trevave  ,Madje  edhe  
duke  iu mohuar   tokat  
e tyre  shekullore.
Lugina
duhet të jetë pjesë e marrëveshjes përfundimtare  paralel 
kërkesave    të  20,000 mijë serbëve në  Kosovë ...
Andaj,
me të drejtë, Lugina edhe duhet të jetë pjesë e
marrëveshjes përfundimtare  paralel  kërkesave   
të  20,000 mijë serbëve  qe 
në fushën politike  janë  shumë aktiv 
për interesat  e veta në krahasim
me  shqiptarët  e Luginës. .
Për shkak të dallimeve politike në mes veti as ne  elektoratin 
e zgjedhjeve nuk dalin unik ,por gjithmonë me  bajraktarlleqe  qe politikisht  përfundojnë ne  koshin 
e plehrave edhe  pa  angazhimin e 
Beogradit.
“Shqipëria
dhe Kosova duhet të rreshtohen në mbrojtjen dhe avancimin e shqiptarëve në
Luginë jo vetëm si nevojë por domosdoshmëri e kohës prandaj koha është  ti lëmi  
gjamiat  e ta qesim çështjen  kombëtare 
përpara . Abetaret   për
shkollat   shqipe nëpër ate rajon   kanë qenë me 
vite të  ndaluara  në pikën kufitare  me Kosovën 
 a për libra  fetare 
kurrë Serbia nuk   e ka  bërë 
probleme   . Kurani ne  ato 
zona   jo qe ndalohet, por  librat  
fetare e posaçërisht kuranin   
vet Serbia është  duke   financuar 
. Shembulli konkret qe ka te 
bëjnë me këtë fenomen   dhe  kulturën 
shqiptare  e kundërshtojnë  siç 
vepruan  dje  me arrestimin 
e artisteve tanë  ne  përpjekje qe të  shfaqin 
filmat shqip ne  kinematë e këtyre
rajoneve  shqiptare  . As qe 
u   diskutua  ne  
instanca me të  largëta,  pos ndo një 
reagimi  nëpër portalet  shqipe 
.Është turp për  faktorin shqiptar
te rrinë spektator  pranë një  fatkeqësie 
kombëtare  te atyre rajoneve  tona...

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










