E enjte, 29.02.2024, 11:25 AM (GMT)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Shtetet e vogla nuk mund të ecin vetë

E enjte, 01.06.2023, 08:00 PM


Prof. Blerim Latifi:

Para se ta çojmë kryet përpjetë dhe të themi se na nuk nijmë as për kral e as për mbret, është mirë me i përkujtu këto si më poshtë:

Pse dështoi Lidhja e Prizrenit?

Sepse asnjë fuqi e madhe nuk ishte në anën e saj.

Pse Kosova mbeti nën Serbi pas vitit 1912?

Sepse asnjë fuqi e madhe nuk ishte në anën e saj.

Pse Kosova iu rikthye Serbisë pas Luftës së Parë Botërore?

Sepse asnjë fuqi e madhe nuk e kërkoi të kundërtën.

Pse dështoi kryengritja e Azem Bejtës ( 1919-1924)?

Sepse asnjë fuqi e madhe nuk e përkrahu atë.

Pse dështoi kryengritja e Shaban Polluzhës (1945)?

Sepse asnjë fuqi e madhe nuk e përkrahu atë.

Pse Kosova sërish u la nën Jugosllavi në vitin 1945?

Sepse asnjë fuqi e madhe nuk e kërkoi të kundërtën.

Pse Shqipëria arriti të dilte si shtet i pavarur nga gërmadhat e Perandorisë Osmane?

Sepse Austro-Hungaria dhe Italia, si dy fuqi të mëdha europiane, e deshtën këtë gjë.

Pse kryengritja e UÇK-së pati sukses?

Sepse e përkrahën fuqitë perëndimore

Pse Kosova u bë shtet i pavarur me 2008?

Sepse u përkrah nga ShBA-të dhe fuqitë e tjera kryesore të botës perëndimore.

Për të ecur vetë, duhet të rritesh!

Por shtetet e vogla, duke qenë se janë dhe mbesin të vogla, kurrë nuk do të mund të ecin vetë.

Nëse e provojnë, shpejt kanë me humbë rrugën në pyllin e errët e me plot rreziqe të gjeopolitikës.

__________

Nuk janë në pyetje disa ndërtesa komunale dhe ushtrimi brenda tyre i mandatit të kryetarëve të zgjedhur. Është në pyetje diçka tjetër: kemi ardhur para momentit vendimtar kur duhet të thuhet një po ose një jo finale për autonominë e serbëve në Kosovë, e cila po fshihet prapa termit "Asociacioni i komunave me shumicë serbe". Amerika po na e kërkon një gjë të tillë, por askush në Prishtinë nuk po ka zemër me dalë me thanë se unë jam pro kësaj kërkese. Natyrisht, barra e përgjigjes aktualisht bie mbi kryeministrin Kurti, i cili po mundohet t'i bishtnojë përmbushjes së kërkesës amerikane, madje edhe duke bërë veprime të paparashikueshme dhe me rrisk të madh. Këtu qëndron thelbi i çarjes që po ndodhë mes tij dhe Washingtonit, çarje e cila sigurisht që bartë në vete rreziqe serioze për qëndrueshmërinë edhe ashtu të brishtë të shtetit tonë. Krejt të tjerat janë vetëm gjëra të dorës së dytë e të tretë.

Arsyet se si dhe pse amerikanët u bindën se Kosova duhet t'i japë një autonomi pakicës serbe, do t'i marrim vesh më vonë. Tash për tash një gjë mund të thuhet me siguri: konstruksioni i Kosovës si shtet multietnik dhe unitar, po shembet nga themelet.

__________

Me vite kemi bërtitur se në veri veprojnë struktura paramilitare të Beogradit, e jo qytetarë të rëndomtë që janë të pakënaqur me shtetin e Kosovës. Kurrë s'na kanë marrë seriozisht. Sidomos burokracia e Bashkimit Europian. Kulmi ishte dje kur një eksponente e kësaj burokracie, Viola von Cramon, i ofendoi policët e Kosovës duke u thënë se "çfarë dreqin po bëni këtu, ku po e shihni rrezikun?" Sot paramilitarët e Beogradit nuk mundën më të fshihen pas termit "qytetarë serbë", hoqën maskat e rreme politike dhe u sulën mbi pjestarët e KFOR-it me brutalitetin e tyre tradicional të kohës së Millosheviqit.

Siç e dimë këtij brutaliteti, në Ballkan, veç kroatët i kanë ardhur hakut dhe janë në gjendje edhe tash t'i përgjigjen në mënyrë adekuate. Ne nuk jemi, sepse as nuk e kemi forcën e kroatëve, as nuk punojmë seriozisht që ta kemi, dhe as nuk e duam vendin tonë siç e duan ata të tyrin. Prandaj edhe na duhet ndihma e KFOR-it.

Dhe për aq kohë sa do të jemi të tillë, qyqarë dhe patriotë të rremë, Serbia do të vazhdojë të tund hanxharin e saj, ndërsa Perëndimi, në përpjekje për ta qetësuar, do të vazhdojë të na bëj presione për t'i bërë lëshime asaj.

Politika në fund të fundit s'ka të bëj me moralin, por me fuqinë. Në këtë kontekst, ai që është i dobët, gjithmonë e paguan koston më të madhe në lojën e interesave. Sot u gjakosën ushtarët italianë për të mos lejuar që policia jonë të turpërohej e gjakosej nga njësitë paramilitare të Beogradit, por, nesër, fare lehtë, ata mund të mos të gjenden aty dhe atëherë dihet se cili do të jetë rezultati i ndeshjes.

Mjerimi ynë nuk është vetëm mjerimi i pafuqisë fizike. Është edhe mjerimi i pafuqisë politike. Të paaftë për zgjidhje policore dhe të paaftë për zgjidhje politike. Veç ndonjë mrekulli mund ta na nxjerr nga ky mjerim. Por, siç dihet, politika është një territor ku mrekullitë ndodhin rrallë, për të mos thënë se nuk ndodhin kurrë.

Shtetet dhe kombet mbahen me dituri dhe atdhedashuri. Ne kemi deficit të madh të të dyjave. Prandaj do të vazhdojmë të vuajmë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Blerim Latifi: Gjuha shqipe nuk lejohej të shkruhej nga qeveria osmane Blerim Latifi: Elegji për babën Blerim Latifi: Masakra e harruar dhe studenti i Sorbonës Blerim Latifi: Trashëgimia e Milosheviqit nuk jeton vetëm në politikën aktuale serbe, por edhe fushat e tjera të jetës, përfshirë sportin Blerim Latifi: Një histori nga Drama e Madhe e Nëntorit 1912 Blerim Latifi: Aktet solemne të shpalljes së pavarësisë së një kombi gjithmonë bartin një ngarkesë të madhe simbolike Blerim Latifi: Pse ky obsesion medial, në dukje i çmendur, me Vuçiqin? Blerim Latifi: Dy shënime Blerim Latifi: Pranoni paligjshmërinë e Serbisë brenda territorit tuaj! Blerim Latifi: Përvjetorët e mëdhenj të kombit - Ushtria Çlirimtare e Kosovës Blerim Latifi: Si shpjegohet ikja masive e njerëzve nga Shqipëria? Blerim Latifi: Parulla ma e përgjakshme në historinë e Kosovës të Shekullit XX Blerim Latifi: Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës është fundi i një farse të madhe Blerim Latifi: Dhuna është variabël e varur nga pushteti Blerim Latifi: Të besosh në fatin e mirë, nuk do të thotë edhe ta sigurosh atë Blerim Latifi: Ringjallja e natyrës Blerim Latifi: 110 vjet më parë, Prishtina do të përjetonte një nga ditët më tragjike në historinë e saj Blerim Latifi: Te kulla e Ali Fazlisë Blerim Latifi: Pasqyra ma objektive e rënies intelektuale e kulturore Blerim Latifi: Gratë iraniane kanë ngritur zërin kundër shtypjes fetare

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora