Kulturë
Sevdail Hyseni: Festa e Flamurit
E diele, 27.11.2022, 04:19 PM
Sevdail
Hyseni
Satirike
Festa e Flamurit
Në Luginën e Preshevës
Lulëzon halli dhe kusuri,
Vetëm n’festat e Nëntorit
Kuq e zi valon Flamuri!
Ky simbol i shqiptarisë
Nuk lejohet nga Serbia,
Të festohet sipas ligjit
Sepse qenka nga Shqipëria!
Rreth e qark viseve etnike
Si Luginën s’e gjen kurrë,
Të dënohesh në Gjykata
Të gjobitesh për Flamur!
Për dallim nga vitet tjera
Ky Nëntori vjen me hall,
Na mungon udhëheqja e re
E një Këshilli Nacional!
S’na ka mbetur pak hapësirë
Të festojmë me dashuri,
Si dikur të përbashkuar
Rreth Flamurit kuq e zi!
Me dëshirat më të mira
Gjithandej ku ka shqiptarë,
S’na ka mbetur veç urimit:
Rroftë Flamuri ynë Kombëtar!
(Karikatura
marrë nga interneti, e përpunuar)
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Albert Vataj: S’pati qiell për dhimbjen teme
						Remzi Limani: Mrekullit në fushën e grafikës figurative të Prof. Fatmir Krypa
						Poezi të Atdhe Gecit përkthehen në Gjuhën Rumune
						Albert Vataj: Sot në ditën e Darvinit dhe darvinizmit
						Fran Gjoka: Një libër për vlerat e sociologjisë dhe kontributin e sociologut në shoqëri
						Prend Buzhala: Lëre hapin tim të qetë
						Syrja Etemi: Shkolla fillore 'Ilirija'' e fshatit Neproshten të Tetovës në kohën e administrimit shqiptar (1941-1944)
						Albert Zholi: Panairi i librit si festë
						Albert Vataj: Bukuri shqiptare
						Sami Islami: A mund të korrigjohet standardi i 1972
						Albert Vataj: Në shkulmet e një shpirti që turret për nga liria
						Gjon Keka: Tri shtyllat e biografisë së vërtetë të Gjergj Kastriotit
						Albert Vataj: Ndre Mjeda, ma i bylbylshmi za
						Syrja Etemi: Figura e Musë Arbanasit në folklorin tonë burimor të Pollogut
						Sevdail Hyseni: Barazimi
						Shyqyri Fejzo: Shuk Orani, një artist i kompletuar që nderon veten dhe shqipfolësat
						Gjekë Gjonaj: Zëri i shuar i lahutarëve nga Kraja dhe Ana e Malit
						Albert Vataj: Panairi i Librit dhe unë
						Blerim Rrecaj: Lule në hyrje të Prishtinës
						Visar Zhiti: Varri i Krishtit, ku ndodhi Ringjallja
					
				








