Editorial » Latifi
Blerim Latifi: Pranoni paligjshmërinë e Serbisë brenda territorit tuaj!
E hene, 21.11.2022, 08:21 PM
Prof: Blerim Latifi:
Ne
nuk duam eskalim të situatës, prandaj kërkojmë që ju të hiqni dorë nga zbatimi
i ligjit dhe të pranoni paligjshmërinë e Serbisë brenda territorit tuaj!
Mesazhi
implicit: ju nuk jeni shtet përnjëmend, prandaj, në raport me Serbinë që është
shtet përnjemend, BE-ja merr parasysh pozicionin serb!
Mesazhi
tjetër implicit: Ne, pra BE-ja, jemi të interesuar parasegjithash ta largojmë
Serbinë nga Rusia dhe për këtë ia vlen ta sakrifikojmë Kosovën, të cilës kemi
kaq kohë që ia kemi mbyllur dyert dhe ndonëse ia kemi premtuar liberalizimin e
vizave tash e sa vite, nuk e kemi as ndërmend t'ia mbajmë premtimin!
Dhe
nëse 3500 paramilitarët serbë të stacionuar në veri nisin kundërvënien e
armatosur ndaj forcave kosovare të rendit, fajtor do të mbahet Kosova.
Në
tërë këtë lojë të ndyrë, gabimi katastrofal i Kurtit është se u ka besuar
europianëve dhe ka shpërfillur këshillat e amerikanëve. Në fakt me këtë ai ka
rënë në kurthin e të parëve, të cilët e kanë shfrytëzuar çarjen e Kurtit me
amerikanët për ta poshtëruar edhe njëherë shtetin e Kosovës.
________
Në
fillim kishte pak libra në botë, por ato lexoheshin shumë. Pastaj, me shpikjen
e shtypshkronjës në fillim të kohës moderne, librat vërshuan botën dhe leximi i
tyre po ashtu u bë masiv. Sot librat vazhdojnë të botohen pa pushim, por leximi
masiv i tyre është në rënie të lirë. Statistikat në mbarë botën na e thonë
këtë. 200 vite më parë poeti Jean Paul shkruante se "librat janë letra të
trasha shkruar për miqtë". Kjo
thënie e tij mbase e përshkruan më së miri atë që po ndodhë sot në botën e
librit.
________
Dëshmi
që flasin vetë: Shkolla fillore në gjuhën serbe në Lipjan, në gjysmën e dytë të
shekullit XIX. Qeveria osmane lejonte shkolla në serbisht e greqisht gjithandej
trevave shqiptare, ndërsa shkollat shqipe ishin të ndaluara me ligj. E kur
është puna te Kosova, vetëm aty- këtu, në ndonjë kishë katolike, shqipja u
mësohej shqiptarëve, edhe atë më shumë në kushte ilegaliteti.
________
Një
palë sandale të mbathura nga Steve Jobs paskan dalë në ankand dhe qenkan shitur
me një çmim marramendës: 220 mijë dollarë.
Kjo
e vërteton edhe një herë atë që thoshte mendimtari gjermano-hebre Walter
Benjamin në një ese të famshme, këtu e 100 vjet më parë: "Kapitalizmi është
feja ma e rëndësishme e kohëve moderne".
Kapitalizmi
i ka kultet e tij, të cilat janë kulte të sipërmarrësve të suksesshëm, si puna
e Jobs, ndërsa reliktet e tyre ngjallin të njëjtat emocione kolektive si
reliktet e të shenjtërve në mesjetën e largët.