Mendime
Idriz Zeqiraj: Sulm bizar ndaj presidentës plebishitare!
E diele, 20.11.2022, 08:21 PM
SULM BIZAR NDAJ PRESIDENTËS PLEBISHITARE!
NGA
IDRIZ ZEQIRAJ
"Histeri
kolektive", e quajti aferën kundër -Vjosë Osmanit, goca e Tiranës, nuse e
Gjakovës, Alma Lama - gazetare, diplomate, deputete. Dhe, vërtet, i tillë është
sulmi politik bizar e banditesk, që bëhet ndaj Presidentës të vendit, e cila
pati një fitore të bujshme, pothuaj se, plebishitare, me tej 300 mijë votave,
rast unik!
Dy televizionet, veç të
tjerëve, tashmë, me shikueshmëri shumicë, të njohura me debatet e organizuara,
T7 dhe Dukagjini, gjithnjë, në shërbim të PAN-it kriminal, i bënë jehonë
negativiteti operimit të presidentës Vjosë, në një klinikë private. Tek i pari,
një gazetar, i cili, përgjithësisht, ka emër të mirë, përjashto tepërinë
kritike, hiç të bazuar, për ish-presidentin Berisha; tek i dyti, me emisionin e
tij simpatik te - dpt fidani -, që përcjellë ngjarjet politike, me shpoti
imituese, me politikanë të djeshëm dhe të sotëm, si dhe deputetë e politikanë
aktivë, këtë herë e tepëroi, duke banalizuar një çështje private, për ta
sjellur, gadi, si krim publik.
Kjo ishte nisma, për të
vazhduar me politikanë sharlatanë, të shpëlarë politikisht e moralisht, me
anatema individuale e kolektive, pse Presidentja kishte përzgjedhur një klinikë
private, në vend të asaj publike. Fundja, aty kishte xhaxhain e saj, personel
mjekësor.
Shtrohet pyetja: A ka
kushte spitali publik, i Prishtinës, për trajtimin mjekësor të personaliteteve
shtetërore dhe të burgosurëve?
Përgjigja e saktë është:
Jo!
Shëmbull:
Tirana kishte dy
spitale, nr.1 dhe nr.2, të thjeshta dhe të vjetra. Por, kishin repartin e ndarë
për zyrtarët e lartë shtetërorë dhe qarkullimi ishte, rreptësisht, i
kontrolluar. Këtë repart e kam vizituar, në vitin 1970, atëbotë, student, kur
ishte e shtruar, halla e Asim Vokshit dhe Xhafer Vokshit, i pari Hero i
Popullit, i dyti, i persekutuar politik, internimeve e burgjeve të diktaturës
hoxhiste. Edhe pse në shtëpinë e Bije Vokshit në Tiranë, ishte themeluar
Organizata e Rinisë Komunise Shqiptare, kishte qenë bazë e luftës, ku ishin
strehuar Qemal Stafa, Nexhmije Hoxha, me shokë e shoqe, persekutimi, deri në
sakatosje, i kësaj familje ndodhi. Pas përfundimit të LDB ishin kthyer në
Kosovë, për të jetuar përgjithonë.
Në spitalin nr. 1, ishte
reparti, ku kuroheshin të burgosurit. Ai ishte po aq i izoluar, sa edhe Burgu i
Burrelit, i njohur si "Burgu i Vdekjes"! Përsonalisht, i kam provuar
dhe kam vuajtur në këto dy burgje. Reparti spitalor për të burgosurit, ishte
nën një kulm me spitalin civil, qytetar. Dera hyrëse ishte e ndarë. Auto-burgu,
pa dritare, hynte në oborr, dera e hekurt mbyllej. Këtu përfundonte kontakti me
oborrin, pa të drejtë ajrosje. Një derë komunikuese me spitalin, në korridorin
e brendshëm, , por, me tre dryna, që nënkuptonte hapjen e autorizuar, nga
policë dhe oficeri përgjegjës. Përveç mjekëve dhe inferemiereve të autorizuara,
asnjë lëvizje tjetër.
Për çudë, Prishtinës i
mungon reparti për të burgosur! Policë të armatosur, ruajnë korridoreve dyert e
dhomave, ku shërohen të burgosurit! Për turp, por jo pa qëllimshëm, lejohet kjo
maskaradë. Kriminelë të bandave të "komandantëve" livadhisin dhe ikin
kur të duan nga spitali. Fshehtësitë hetimore devalvohen, për t`i ndryshuar e
zbutur, deri në banalitet, akuzat fillestare bazike, për penalitet. Ushqimet
speciale nga familja dhe banditërit e lirë, u servirën kriminelëve, kinse, të
prangosur!
Sa ka siguri në spitalet
publike të Kosovës?
Banda e madhe PAN, ka
kontaminuar e kriminalizuar shoqërinë kosovare, në të gjitha institucionet,
përfshi edhe shëndetësinë. Shihni rezistencën mafioze në drejtësi, në ekonomi,
për të mbrojtur krimin dhe korrupsionin. "Ndërhyrje në drejtësi"
- e quajnë çdo nismë kontrolli e hetimi të veprave kriminale. Janë
korracuar, forcërisht, qoftë në mbrojtje parandaluese për arrestim, qoftë të
atyre, që, tashmë, janë arrestuar, për krime makabre kundër shqiptarëve të
pafajshëm. PAN-i ka humbur çdo logjikë njerëzore, i ndodhur para fakteve të
bollshme të krimeve serike.
Ekziston një dokument,
raport i bërë nga policia e UNMIK-ut: "Një tentim-vrasje politike, i
mbijetuar me një plumb plagosje. Pacientin viktimë e dorëzuam në spital,
bllokuam korridorin, duke lejuar hyrjen vetëm për personelin mjekësor. Pacienti
ishte në gjendje stabile, fliste, kërkonte ndihmë, por ajo mungonte! Mjekët
sorollateshin, nuk ishin të disponuar për ta shpëtuar viktimën. Ai vdiq nga
gjakderdhja e shpenguar! Tërhoqëm kufomën për obdukcion!" Sigla dhe
nënshkrimi - Policia e UNMIK-ut!
Dhe, kur komandantët
kriminelë vrasin një rinor, pse qenka anëtar aktiv e besnik i LDK-së, çfarë
sigurije ka një Presidente, si Vjosë Osmani, e cila solli - ndryshimin -, i
pensionoi, me votën e lirë demokratike: kriminelët vrastarë, makro-hajnat
zyrtarë, haraçxhinjtë, tenderomanët korruptivë, grabitësit zhvatës të pasurive
të brezave shqiptarë dhe patericat e tyre uzurpatorë, pushtetarë dhe shtetarë
të dhunshëm?!
Sulmet nervoze, gjithë
mëri e mllef, pasuan kundër Presidentës, duke shkelur privatësinë elementare të
saj, të drejtën për të përzgjedhur vend-shërimin dhe specialistin përkatës.
Dhe, vazhdojnë anatemat banale: Zv. kryetari i PDK-së: "Për keqardhje
mosbesimi i Presidentës në institucionet publike shtetërore!" Grupi i
mjekëve të Kirurgjisë Abdominale: "Zhgënjyese që Presidentja nuk u trajtua
tek ne!"
TV Dukagjini: "Presidentja
nuk i beson shtetit të vet! Kjo nuk është Vjosa jonë, Presidentja jonë! Kjo që
na tradhton, ka tradhtuar vetën! Nuk i beson këtij vendi!" Dhe, në fund,
shefi i emisionit shantazhon e kërcënon: "Qysh i kemi ndërruar të tjerët,
do ta ndërrojmë edhe këtë!"
I njëjti rrekët fort, në
mbrojtje të krimit dhe të kriminelëve. Secili i ftuar në studio, ballafaqohet
me pyetjen: "Po tani që Rusia u shpall agresore, me sulmin e paprovokuar
kundër Ukrainës, ndërsa Serbia mbështetëse e krimeve të saj, çfarë duhet bërë
për "komandantët çlirimtarë", që akuzohen për krime lufte në
Hagë?!" Ndërkohë që, të izoluarit në Hagë ngarkohen, të paktën, për 100
krime, si: rrahje brutale, maltretime e tortura, deri në vrasje, të
kundërshtarëve politikë, prej tyre 99 janë shqiptarë! Dhe, marrëzirat agjituese
televizive nuk kanë fund!
Opozita destruktive,
PAN-i kriminal, i zhytur në krime e hajni zyrtare, ka humbur çdo sens të masës
dhe akuzon pafrenueshëm! Ajo na kujton proverbin e përbotshëm: "Egërsira e
plagosur, kafshon shëmtuar!"
Andaj, lëreni të qetë,
presidentën Vjosë Osmani, në shkëlqimin e saj Presidencial, o mjeranë dështakë!