Kulturë
Atdhe Geci: Dita e emrit tënd
E diele, 18.09.2022, 06:51 AM
DITA E EMRIT TËND
Çamëri,
të  dielen  e Zeusit 
je lindur
nga
fara e shenjtë  e shqipeve antike
asgjë
nga ajo kohë  nuk kam harresë
je
harta, je koha, pika  e  gjakut tonë.
Pyes,
në cilën kohë  don të betohesh,
në
atë të pellazgëve, ilirve, epirotëve
apo
në thesaret e Zeusit dhe të Pirros.
Çamëri,
mjaft  ke 
heshtur  si  patate,
një
shekull nën pranga e shtetrrethim
një
shekull  dhimbjesh të pashkruara,
një
shekull pa adresë  të paartikuluar.
Çamëri,
Atdheu nuk harron të ta jep
dorën,
ti s´je e vonuar për të bërë atë
që
duhet bërë, nuk je e zënë në trafik,
merre
kët zjarr çamërie e shpërndaje,
është  shpirti ynë, më e kulluara pikë
e
gjakut tonë, më  e kulluara dashuri.
Në
peshore  zjarri, masim  vetëveten
në
peshore zjarri e masim dhe udhën
Çamëri,
lavdi e kohërave të hershme
dil
nga heshtja ku ke rënë, ipe ngritu
Atdheu
nuk harron udhën  për tek ti!...
Atdhe Geci - Dortmund, 2022









