Faleminderit
Sabri Duraku: Xhevdet Musë Bala veprimtar i vendosur i çështjes së Atdheut!
E diele, 22.05.2022, 02:35 PM
Xhevdet Musë Bala veprimtar i vendosur i çështjes së Atdheut!
Shkruan:
Sabri Duraku
Sot
me 18 Maj mbushet një  vit  që kur na la shoku ynë dhe vëllai i dy
dëshmorëve të  Atdheut Xhevdet Bala. Ai u
lind me  15.11.1967 ne Isniq ne një
familje të  njohur për urtësi  e burrëri, por në radhë te parë per luftën e
pakompromis kundër të  huajve, e sidomos
kundër pushtuesve serbo-malazez. Familja Balaj, e sidomos trungu i Musë Mehmetit,
ishte gjithmonë në anën  e drejtë të  historisë, ne krahun e luftës për liri e
pavarësi të kombit shqiptar. Musë Bala, per kushte ekonomike u detyrua te
mërgojë qysh ne vitet e 68 -ta të 
shekullit të  kaluar në Gjermani,
por edhe pse larg familjes u kujdes shumë që me urtinë  e tij të 
njohur nga të gjithë, ti edukojë femijtë e vet në frymën e shëndoshë
të  patriotizmit, ai me qëndrimin dhe
shembullin e tij, pati ndikimin kryesor që fëmijtë  e tij të 
percaktohen per ideologjinë e shëndoshë kombëtare, per Shqipëri e
shqiptari, ne anën e luftës për çlirimin e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare
të  okupuara padrejtesisht nga Serbia e
Jugosllavia. Në këte  familje të  shëndoshë, Xhevdeti ishte djali i pestë i
saj.
Demonstaratat
e vitit 1981 e gjetën Xhevdetin e ri, të qartë 
se kush duhej perkrahur dhe ndihmuar. Edhe pse i ri ne moshë, ai shumë
shpejt do te gjejë vetën ne frontin per liri e Republikë. Nuk thonë kot, se
kohërat e tilla formojnë dhe kalitin njerez shumë me shpejtë, se sa që do ta
bënin kohërat normale, dhe vitet e 80-ta për 
ne shqiptarët e Kosovës, dhe viseve tjera shqiptare,ishin vite të  Rilindjes se vërtetë kombëtare. Pas
burgosjeve të  shumë veprimtareve në
rrethin e Deçanit, sidomos grupit te Smajl Haradinajt, barren per veprim e
organizim në bashkinë e Deçanit me rrethinë e mori familja Bala në Isniq, e
sidomos të bijtë e Musë Mehmetit, nga kjo Xhevdeti perfitoi shumë, sepse pati
rast të takojë  personalitete të
rëndësishme të  Lëvizjes s‘onë ilegale,
siç ishin Enver Topalli, Nuhi Berisha, Sali Çeku e Avdi Mujaj, Malë Morina
,të  gjithë bashkeveprimtar të vëllezërve
Bala.Me këte rast lirisht mundë të themi se trualli dhe kulla e Musë Mehmetit u
shëndrrua në një shkollë revolucionare,ku,shumë djem e vasha u organizuan në
ilegale,dhe ishin shembull i pashoç edhe në luftën e fundit të UÇK-së,edhe sot
mundë t’u kujtohen dashamirëve të ati trualli ;mikpritja,sofra e ambijenti ne
atë shkollë,ku çdo gjë frymonte përmes zëdhenesit të Tadio e TV-Tiranës,sikur
jan filmi,drama,koncerti,muzika e fjalimet frymëzuese atdhetare të udhëheqjës
së Tiranës në ato kohë.Detyrimi i vëllait 
të madh të  dalë ne ilegalitet, e
me vonë edhe të mërgojë, beri qe radhët ti ngjeshin edhe me shumë vëllezërit e
tij Ganiu, Rrustemi e Xhevdeti, por edhe Xhaferi fare i ri. Lirisht mund
të  themi se baza e Isniqit dhe djemt e
Balajve ishin njera nga qelizat me te forta dhe aktive te LRSSHJ-s që nga
fillimi i shkurtit 1982. Nga kjo bazë u shperndanë të  gjitha traktet dhe gazetat ilegale
Liria,Laimtari i Lirisë e më vonë Zëri i Kosovës, por edhe materialet tjera të rëndësishme
ilegale. Ishin kohë të vështira, por edhe te lavdishme te Lëvizjes s‘onë  Revolucionare, Xhevdeti kishte një veti shumë
të veçant, që per kohën ishte gati me kryesorja: ishte fjalë pak, dhe shumë i
vendosur. Me kohën nga qershori i vitit 1986 Xhevdeti organizativisht i takonte
GKK-s,  e ne vazhdim më vonë Partisë
Revolucionare Shqiptare.. Fundi i viteve 80 dhe fillimi i viteve 90-te ishte
koha kur ne permasa botërore, por edhe ate kombëtare, u benë levizje dhe
ndryshime të  medha. Ne këte kohë
Xhevdeti pasi ishte rrezikuar shumë nga UDBASHËT shqipfolës, u detyrua të  largohet nga Kosova në fund të vitit 1988 ku
me këtkesën  e shokëve ai u vendos ne
Zvicer, për ta vazhduar veprimtarine e vet patriotike, tani ne kushte krejt
tjera, që ne një mënyrë ishte ndoshta edhe me e veshtirë dhe e lodhshme se sa
ajo në vendlindje.Levizja jonë kombëtare u nda ne dy orientime: në ate paqësore
dhe ne ate aktive e luftarake, kesaj të dytës i takoi me gjithë qenjën e tij
Xhevdet Bala, sepse ai mendonte se vetem kjo filozofi, pra lufta e armatosur
per çlirim, do ta garantojë popullin tonë 
që te jetojnë i lirë dhe i pavarur, prandaj edhe beri çmos qe kjo
Levizje te forcohej e rritej. Xhevdeti nga viti 1994 ishte antar i Kryesise se
PRSH-s Dega ne Zvicer, dhe mori pjese aktive ne organizimin e sajë, në mërgim
bashkveproj ngushtë me Sali Sadikun e Harun 
Bekën,por kontaktet nuk i munguan edhe me Enver Hadrin.Ndërsa
lidhjet  e tij me Kosovën i mbajti
konstante e të   pashkeputura, dhe ishte
njeri që më se miri i dinte hapat në drejtim të 
organizimit dhe armatimit të 
krahut të  luftës, që padyshim i
takonte edhe PRSH-ja me celulat e saja. Ne këte drejtim, celula ku benin pjese
vellezerit Balaj, ishte njera ndër më të 
perparuarat pikerisht me kontributin e Xhevdetit dhe babës së tij Musë
Mehmetit.
Fillimin
e aksioneve te UÇK-s, si shumë të  tjerë
edhe Xhevdeti e priti si sihariqin me të 
mirë, aq me parë kur e dinte që ne radhët e tyre ishin rreshtuar edhe
vellezerit e tij, nder të  cilët
Ganiu,Rrustemi e Xhaferi ku,dalloheshin dhe ishin të parët  me aktivet në 
Isniq e rrethinë dhe ishin shtylla te forta te Shtabit të  Dukagjinit të 
vendosur në Gllogjan.Për këte në fillim të vitit 1998 Daut Haradinaj
thot;erdha në kullën tuaj të formojë celulat e UÇK-së,dhe ato celula i gjeta të
formuara.
Data
e 13 qershorit e  vitit 1998 do të  mbetet si ditë e shënuar  dhe e paharruar per familjen Bala, per shokët
dhe bashkeluftarët e tyre, sepse në këte ditë ranë për të rilindur përseri dy
vëllezërit e Xhevdetit; Gani dhe Xhafer Bala, dy luftar më të parët në këte
fshat,ushtarë dhe themelues të parë të celulave të UÇK-s,pertej bistrice,por
kjo humbje e madhe në mënyrë te veçantë 
e goditi Xhevdetin, i cili ishte shumë 
i lidhur me te dytë,me Ganiun që 
e kishte si prind e mësues  ne
veprimtarinë e tij, e Xhaferin që e pati si nxënës dhe e kishte ledhatuar si
vëllain e vogël, prandaj edhe emrin e Xhfës së vogël  e mbajti gjithë kohën si emer të vetin në
rrjetet sociale. Ky ishte Xhevdeti, i urtë por edhe shperthyes kur e kërkonte
nevoja e vendi. Iku në moshën metë  mirë,
ai do t‘ju mungojë të  gjithë atyre qe e
njohën, natyrisht familjes dhe Çlirimtarit, djalit te tij, me se shumti, por do
t‘na mungojë  edhe ne shokëve të  punës dhe veprimtarisë atdhetare që patem
fatin ta njohim.Jam krenarë dhe i lumtur që pata fatin të jem afër e shumë
afër  vëllezërve Bala në bashkimin e
mendjës,ideve,dhe akteve modeste në kuadër të çlirimit dhe bashkimit të trojeve
tona!
Rroftë sot e mot kujtimi
për jetën dhe veprën e Xhevdet Balaj
Nder dhe lavdi
dëshmorëve të Atdheut!
Mergim 18.05.2022.
Sabri Duraku.









