Kulturë
Gjekë Gjonaj: Rivendoset në skenën e Ulqinit shfaqja më feministe shqiptare “Pallati 176”
E diele, 01.05.2022, 05:40 PM

Rivendoset në skenën e Ulqinit shfaqja më feministe shqiptare “Pallati 176”
 Nga
Gjekë Gjonaj
Nga
Gjekë Gjonaj
Në  ambientet e 
Qendrës për Kulturë të Ulqinit, më 17 prill,   u 
shfaq komedia e njohur shqiptare “ Pallati 176”. Kjo pjesë teatrale  u 
realizua me mjeshtri   nga një
grup aktorësh të këtij qyteti:  Bashkim
Alaj ( Jovan Bregu), Musa Hoxha ( Perikliu), 
Amina Luka ( Rita), Muho Uruçi ( Fredi) , Amra Demiri  ( Elsa), Blerta Kurti ( Liiria), Kujtesa
Kurti ( Marjeta)  Edis Luka  ( Sandri) , Kujtesa Kurti, dhe Diandra Koçan
(Irena). Ndërsa pjesë e stafit  realizues
janë  drejtori i Qendrës  së Kulturës, Musa Hoxha, regjisorja Edina
Mustafiq  dhe skenografja  Jetmira Hoxha.
“Pallati
176” është një nga ato komedi të pakta të skenës shqiptare, me disa elemente
feministë,   e shkruar në vitin 1968, kur
sistemi diktatorial në Shqipëri ishte në fuqi, e parë me dhjetëra herë. Kjo
fabulë e bukur, e veçantë, shumë e dalluar 
dhe interesante   pati aq   sukses 
sa edhe sot pas 36 vitesh është po aq e kërkuar, e diskutuar dhe e
shikuar. Jo vetëm brezat e asaj kohe, por edhe brezat e sotëm 12-15- vjeçar po
e ndjekin me vëmendje dhe dëshirë. Se kjo vepër i rezistoi kohës dhe mbeti  e suksesshme  
dëshmon edhe  rivënia  e saj në skenën e Ulqinit. Loja e aktorëve,
edhe pse shumica amatorë, ishte e suksesshme. Ata me interpretimet  e tyre entuziazmuan publikun,  i cili i shpërbleu me duartrokitje, kurse
ata  i vunë vetes një notë të mirë, dhe
treguan dashurinë dhe pasionin e vet që kanë për  artin skenik dhe teatrin.

Drejtori
i Qendrës së Kulturës Musa Hoxha, njëherazi 
edhe ideator i rivënies së kësaj shfaqje në skenën e Ulqinit,    shprehet se ishte një ëndërr e tij e  kahershme që të luaj rolin e Perikliut, edhe
pse  në fillim ka hezituar ta pranojë,  duke pas parasysh peshën që mbartë ky rol e
kjo shfaqje.
“Kur
mu  ofrua ky rol në fillim isha skeptik
me i rezervuar, por duke parë një entuziazëm tek këto të rinj e të reja, e
pranova. Thash   pse jo!  Ka qenë një nder i madh për mua të jem pjesë
e këtij ekipi, sepse energjia e mirë nuk mungoi as gjatë provave dhe as gjatë
premierës.  Duartrokitjet e të qeshurat e
publikut ishin vula më e mirë e realizimit të kësaj pune me përkushtim e
vullnet të madh”, thotë Hoxha.

Regjisorja
Edina Mustafiq vlerëson se  e bukura e
këtij projekti është pjesëmarrja e moshave të ndryshme të artistëve që
kanë  përzgjedhur të jenë pjesë e kësaj
shfaqjeje, të cilët me përkushtimin e tyre, dëshmuan edhe njëherë se sa e
nevojshme dhe e domosdoshme është që  edhe qyteti  i Ulqinit 
të jetë i pasuruar në këtë fushë.
“Kënaqësia
më e madhe pas përfundimit të një projekti është reagimi i publikut, i cili e
mirëpriti këtë  shfaqje te cilën e kemi
punuar me shumë dashuri për ta, sepse i kemi të nevojshme dhe të kërkuara
shfaqjet në zhanrin e komedisë në qytetin tonë”, nënvizoi Mustafiq, duke
paralajmëruar  së shpejti reprizën e parë
Skenografja
dhe  kostumografja   Jetmira Hoxha,  shpjegon 
se “Pallati 176” është një komedi që ka bërë bujë te madhe ne vitet
’80-të  e cila  i ka rezistuar kohës  dhe vazhdon të jetë një ndër komeditë më të
bukura shqiptare. “Duke pasur  parasysh
peshën që ka si shfaqje, këtu fillonte dhe frika e pasiguria për ta
risjellë  në skenën tonë. Përtej
vështirësive qe ka pasur i gjithë ekipi ( stafi) punues, shfaqja pati një
sukses  që i kaloj pritëshmëritë   
tona  dhe të  publikut.

Unë
si skenografe e kostumografe dhe pjesë  e
stafit realizues jam munduar që sadopak, me kushtet tona, t’i përshtatemi
 në çdo detaj  origjinalit të
shfaqjes “Pallati 176” të vitit 1986. Unë jam tejmase falënderuese të gjithë
ekipit qe punuan pa ndërprerë për rreth 3 muaj me përkushtim dhe dashuri, që
kjo shfaqje të risillet në mënyrë të denjë ne qytetin e Ulqinit.
Amina
Luka (aktore në rolin e Rites) pas shfaqjes u deklarua shumë e kënaqur dhe e
privilegjuar që iu ofrua mundësia të 
luajë këtë rol.
“
Kur u bë ftesa nga Edina, e pranova me shume kënaqësi, sepse është  nder  për  mua që të luaj këtë rol,  të luajtur në mënyrë brilante  nga e ndjera Violeta Manushi (artiste e
popullit). Vërtetë  ishte kënaqësi,
dëshirë, nder… Por në të njëjtën kohë ishte edhe frikë e madhe. Frikë se
do dalë një kopje jo e mirë e komedisë 
“Pallati 176” dhe se sa unë  do
arrij ta sjell atë çka publiku 
priste  nga ky rol.  Mirëpo, ditën e shfaqjes e morëm përgjigjen
nga publiku, i cili  shfaqjen e priti
shumë mirë, kishte të qeshura e duartrokitje pafund”, theksoi Luka.
Aktorët
e rinj ulqinakë  të frymëzuar  nga personazhet e tyre, të cilët  u interpretuan  në teatrin shqiptar  nga aktorët më të njohur  të Tetarit Kombëtar të kohës, si: Roland
Trebicka, Elida Janushi, Violeta Manushi, Gëzim Rudi, Merita, Zoto, Eva Alikaj,
Pavlina Mani, Ilir Bezhani dhe  Anastas
Kristofori ,  dhanë më të mirën e tyre të
mundshme, duke  u munduan  të harrojnë çdo gjë  që nga momenti  kur hynë në skenë. T’i lënë jashtë hallet,
problemet, shqetësimet, frikën. T’i jepen  
tërësisht rolit. Të  bënin  rolin  
të  vërtetë. Dhe,  ia  
kanë arritur qëllimit.  U falën
humor e gëzim të gjithëve.


 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










