Kulturë
Meti Rexhepi: Kuçedra
E hene, 14.02.2022, 06:12 PM
 Meti Rexhepi
Meti Rexhepi
KUÇEDRA
u  zgjua 
kuçedra qindra mijëra krerësh e
etni-ngrënësja
prore e pangopur
nuk
i shuhet e tmerrshmja etje
as
në Baltik as në Detin e Zi
as
në Adriatik as në Dardanele
as
në Ujdhesat Kurile
as
në Gjirin e Derrave
*
logjikën
dhe zorrët përplot gaz
jashtëqitjet
nga lart
ndotin
dhe djegin të llamarintin pullaz
*
(vi)rusët  mëtojnë diellin dhe akujt  siberian
t`i
shtrijnë në çdo skutë në çdo anë
dhe
nuk kanë të ngopur
uri
e (vi)rusëve drithëron Evropën
ankthe
me tyta përtej gjumë-ethesh Ukraina
turbullohet
truri kapësen barqet rrudhet shpina
*
nuk
avullohet  truri
porse
Ukrainës i tymon mllefi
kallinjve
njerëzorë u zhvishen
miliarda
kokrrash gruri
*
me
flakë tytash e predha
dëfton
zgjimin  kuçedra
*
u
zgjua kuçedra ruse
me
përmasa kontinentale gllabëruese
u
zgjua ariu polar një akullthyes grabitqar
paraleleve
meridianëve globale helmuese
*
këlysh
tigrash të sojit të vet
ushqen
dhe rritë në një qytet
injeksione
tërbimi  Qytetit të Bardhë
ndërsen
kafshime kanibalësh  mbi shqip-farë
*
u
zgjua kuçedra mbi lumenj e puse
dridhu
Evropë e plakura nuse
paqen
e bëje gjithandej Ilirikut
mbi
të mbjellat e lashta të shqip “arkaikut”
*
u
zgjua kuçedra një dite të nxirë
veçse
kur t`i shtangen nofullat
gjokset
e kokat
metali
do t`ua  ketë shkrirë
*
u
zgjua kuçedra
që
të thyej eshtra
*
le
t`i merret çekani
t`i
lihet vetëm drapri
që  në vatra
të
korrë disfata
*
por
gllabërimet e lakmuara
kufijtë
i kanë deri te krupa
dialektika
solli ligje të ndërsjella
gjithçka
e patretur  kthehet me të vjella
*
ja
ku doli doli-doli  kuçedra
e  mendje-shpellave të zeza
Gjilan, 14 shkurt 2022

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










