Mendime
Kastriot Myftaraj: U desh të vinin afganët që kryeministri të vlerësonte një figurë historike si Lek Dukagjini
E shtune, 04.09.2021, 03:02 PM
Kastriot Myftaraj:
Sot
disa turistë të huaj më ndalën në qendër të Tiranës, midis shtatores së
partizanit të panjohur dhe asaj të Sulejman Pashës dhe më pyetën se cili prej
atyre të dyve ishte Lek Dukagjini.
-Kemi
dëgjuar Kryeministrin tuaj që ka folur në mediat ndërkombëtare për Lek
Dukagjinin këto ditë dhe u interesuam për të. Na thanë se shtatorja e tij
gjendet këtu por po shohim se qenkan dy.
Me
sa duket dikush kishte bërë një shaka me të huajt duke i adresuar këtu. Të
huajt shikonin me hutim sa nga shtatorja e partizanit i cili dukej sikur
protestonte shumë i nervozuar që nuk e gjente nevojtoren publike që kishte qenë
aty pranë tij dhe që Edi Rama e prishi kur u bë kryetar bashkie, dhe pashait
osman me jatagan që që shikonte me inat shtatoren e vrasësit të kolegut të tij
Esat Toptanit, përballë tij, diku më larg.
Por
kur u ndava nga të huajt nisa të mendoj se si është e mundur që kryeministri
ynë, i cili ka qenë për njëmbëdhjetë vjet kryetar I bashkisë së kryeqytetit,
për dy vjet e gjysëm ministër kulture dhe për tetë vjetë kryeministër, nuk ka
bërë një shtatore të Lek Dukagjinit për të cilin po flet kaq shumë me rastin e
ardhjes së afganëve.
As
si piktor nuk ka bërë ndonjë portret të Lek Dukagjinit, për fatin e mirë të
imazhit të këtij princi në fakt.
Në
2010 Lek Dukagjini kishte 600 vjetorin e lindjes. Këtë vit ka 540 vjetorin e
vdekjes. Në 2010 Rama ishte kryetar i bashkisë së kryeqytetit, sot është
kryeministër. As atëherë as tani nuk ka bërë asgjë për ta përkujtuar.
U
desh të vinin afganët që kryeministri shqiptar të vlerësonte një figurë
historike si Lek Dukagjini.
A
do të ngrejë me këtë rast Rama monumentin e Lek Dukagjinit në Tiranë?
Dhe
kini parasysh që Edi Rama është tallur vazhdimisht me Kanunin e Lek Dukagjinit
në librat dhe shkrimet e tij.