Mendime
Florim Zeqa: Pse nuk po caktohen ambasadorët e rinjë!?
E premte, 03.09.2021, 06:50 PM
Pse nuk po caktohen ambasadorët e rinjë!?
Shkruan:
Florim Zeqa
Janë
bërë mbi pesë muaj që kur janë shkarkuar 13 ambasador të Republikës së Kosovës
nga pushtetarët e rinjë. Që nga ajo kohë, në 13 shtete të rajonit dhe botës
Kosova nuk ka ambasadorë, por vetëm ushtrues (të besueshëm) detyre!
Vonesat, produkt i
mospajtimeve apo!?
Përveq
spekulimeve mediatike, askush nuk i di arsyet e vërteta të prolongimit të
procedurave për zgjedhjen e ambasadorëve të rinjë!
Përderisa
pushtetarët po arsyetohen me kriteret profesionale dhe aftësitë diplomatike të
kandidatëve, siq duket arsyet e mos përzgjedhjes së kandidatëve, më shumë se
teknike, janë produkt i konflikteve të brendshme mes partnerëve të koalicionit
LVV-LV!
Mospajtimet
mes totalitarëve të LVV-së dhe “guximtarëve” të LV-së në caktimin e
ambasadorëve të rinjë janë aq të mëdha dhe aq të thella saqë mund të shkaktojnë
tërmet politik në vend.
Kjo
po vërehet qartë edhe në mospajtimet në caktimin e kandidatëve për kryetarë
komunash për zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021!
Përveq
konfliktit të brendshëm politik, është edhe konflikti tjetër akoma më i
ndjeshëm dhe më profitabil mes partnerëve të koalicionit qeverisës. Pra, është
ai i përmbushjes së kriterit bazik, i “ngrohjes së Defit”!
Kur është në pyetje
ngrohja e Defit, kërkohet një sqarim shtesë për lexuesit
Nga
të gjitha qeveritë e deritanishme, përzgjedhja e stafit diplomatik dhe
konsullor është bërë sipas kriterit "kush qet në Def më shumë", e jo
sipas kriterit profesional apo aftësive diplomatike të individit, siq ishte
rasti shumë viteve më parë, me rastin e hapjes së Ambasadës së Republikës së
Kosovës në Romë, kur një kandidat serioz nga Treviso, nuk erdhi në shprehje për
staf diplomatik ngase nuk e përmbushi kushtin kryesor të "ngrohjes së
Defit" të pushtetarëve!
Nëse
rastësisht ndodhë që ndonjë kandidat i përgaditur mirë arrinë të depërtoj pa u
filtëruar mirë nëpër "sitat qeveritare" apo pa e ngrohur mirë Defin,
këta menjeherë ia gjejnë ilaçin për ta larguar, për arsye se çmimi i
ambasadorit është bukur i lartë, më i lartë seqë e mendojnë qytetarët e zakonshëm,
sillet apo i kalon shifrat pesëshifrore (dhjetëramijëra euro)!
Sinqerisht,
disa herë më kishte shkuar mendja të konkurojë për staf diplomatik, por kur më
binte ndërmend “ngrohja e Defit”, më ftoheshin damarët e gjakut, për shkak të
buxhetit të varfër familjarë!
Ata
të cilët nuk duan të besojnë në të vërtetat e hidhura, të ngritura në shkrimin
e mësipërm, e kanë të lehtë, le ta provojnë, të konkurojnë për ambasador apo
staf diplomatik. Nëse nuk kanë lidhje të afërta familjare me pushtetarët, as që
do t’iu lexohen CV-it e tyre pa e kaluar testin paraprak të “ngrohjes së
Defit”.
Shkarkimet
politike, bëhen gjithnjë me ngarkime politike sipas kritereve të sipërcekura!