Mendime
Kastriot Myftaraj: 12 gjëra interesante në vendimin e Qeverisë “Rama” për ardhjen e afganëve
E enjte, 26.08.2021, 06:33 PM
Dymbëdhjetë gjëra interesante në vendimin e Qeverisë “Rama” për ardhjen e afganëve
Nga
Kastriot Myftaraj
1)Në
vendim nuk jepet shifra e personave që do të vijnë. Këta njerëz po vijnë në
mënyrë të organizuar duke udhëtuar me aeroplanët ushtarakë amerikanë nga Kabuli
në Shqipëri. Pra shifra dihet por qeveria shqiptare e mban sekret qëllimisht
atë sepse shifra reale është shumë më e lartë se ajo që ka thënë Kryeministri
Rama. Ai në fillim ka thënë se do të vijnë 250 vetë bashkë me familjet pastaj
1000 vetë bashkë me familjet, më pas është thënë se gjithsej do të vijnë 3000
afganë. Tani që doli vendimi në të nuk ka asnjë shifër.
2)Në
vendim bëhet fjalë për persona “me shtetësi apo kombësi afgane dhe persona pa
shtetësi me vendqëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Republikën Islamike
të Afganistanit”
Kjo
do të thotë se nuk do të vijnë vetëm shtetas afganë por edhe të tjerë që nuk
nuk kanë shtetësi afgane, por që pretendojnë se kanë prejardhje afgane si dhe
persona që mund të jenë pa shtetësi ose që deklarohen si të tillë për arsye që
i dijnë ata dhe të cilët gjenden në Afganistan dreqi e di përse. Pra do të vijnë
njerëz me të kaluar shumë të dyshimtë.
3)
Në vendim bëhet bëhet fjalë për persona “që hyjnë masivisht dhe të kordinuar me
partnerët ndërkombëtarë në territorin e Republikës së Shqipërisë”.
Kjo
mënyrë ardhjeje është në kundërshtim me Konventën e Gjenevës të vitit 1951 për
refugjatët, pasi te ardhurit po sillen në mënyrë të organizuar nga një shtet i
tretë, SHBA nëpërmjet aviacionit ushtarak amerikan.
4)Në
vendim flitet për ardhje nga një shtet për të cilin vetë amerikanët e pranojnë
zyrtarisht se nuk ekziston më që prej 15 gushtit. Në vendim flitet për shtetas
Republikës Islamike të Afganistanit, apo për persona pa shtetësi me vendqëndrim
të përhershëm apo të përkohshëm atje. Por në 25 gusht 2021, në ditën kur
qeveria shqiptare mori këtë vendim dhe e shpalli atë, tashmë nuk ekzistonte më
prej dhjetë ditësh një shtet me emrin Republika Islamike e Afganistanit.
Presidenti është arratisur jashtë vendit bashkë me ministrat, deputetët dhe
zyrtarët e tjerë të lartë. Zyrtarisht sot ekziston Emirati Islamik i Afganistanit
i shpallur nga talibanët. SHBA dhe qeveritë e vendeve të NATO-s po negocionjnë
me këtë regjim dhe kanë thënë se regjimin e ri do ta gjykojnë sipas sjelljes së
tij duke përcaktuar një numër kriteresh. Gjithsesi, Republika Islamike e
Afganistanit nuk ekziston më.
5)Në
vendimin e qeverisë shqiptare thuhet se të ardhurve do t’ u jepet strehim në
Shqipëri për një periudhë njëvjeçare. Me këtë qeveria jonë pohon se
kryeministri Rama gënjeu kur na tha se 15 gusht se afganët do të vijnë në
Shqipëri tranzit, pra në kalim e sipër për në SHBA dhe që do të qëndrojnë për
aq kohë sa u duhet që të pajisen me viza. Tranziti për këtë qëllim nuk zgjat
një vit. Aq më tepër kur sot ka viza elektronike dhe një personi të pajisur me
këtë lloj vize mund t’ i bëhet identifikim gjenetik sipas të dhënave biometrike
që mund t’ i merren që në aeroportin e Kabulit. Kuptohet se kemi të bëjmë me
një gënjeshtër. Strehimi i afganëve për një afat më së paku njëvjeçar do të
thotë se studentët tanë të mbetur në Qytetin “Studenti” do të jetojnë bashkë me
afganët e strehuar atje së paku për një vit.
6)Në
vendimin e qeverisë thuhet se statusi ligjor i të ardhurve është ai i mbrojtjes
së përkohshme. Brenda guackës të fjalorit burokratik është fshehur e vërteta se
qeveria shqiptare merr përsipër që t’ i mbrojë këta persona si persona të
rrezikuar, kuptohet nga talibanët, Aq-Qaeda, ISIS, të cilët i quajnë dezertorë,
tradhtarë. Pra qeveria shqiptare ka pohuar në vendim se Shqipëria me pranimin e
këtyre personave rrezikon seriozisht që të pësojë sulme terroriste islamike.
Këtë gjë ta kenë veçanërisht parasysh prindërit e studentëve që do të banojnë
në Qytetin “Studenti” bashkë me këta miq të paftuar që na ka sjellë Aviacioni
Ushtarak Amerikan.
7)Në
vendim nuk thuhet gjë për koston e shpenzimeve të mbajtjes së të ardhurve gjatë
një viti dhe kush do ta përballojë këtë kosto. Nëse do të ishte rënë dakord me
qeverinë amerikane për përballimin e shpenzimeve kjo gjë me siguri që do të
ishte pasqyruar në një farë mënyre në vendim.
8)Vendimi
i sotëm i qeverisë nuk i referohet dhe as citon asnjë nen të traktatit të
NATO-s duke pohuar kështu se Rama dhe kori mashtrues mediatik i paguar prej tij
gënjyen shqiptarët kur thanë se pranimi i afganëve bën pjesë në detyrimet që i
kemi ndaj NATO-s.
9)Ligji
shqiptar në të cilin është bazuar vendimi i qeverisë, Ligji nr. 10 i vitit 2021
“Për azilin në Republikën e Shqipërisë” u ndryshua rrënjësisht para zgjedhjeve
në shkurt të këtij viti pikërisht duke pasur parasysh ardhjen e afganëve. Ligji
u miratua në Kuvend në 1 shkurt të këtij viti. Presidenti Meta ushtroi të
drejtën kushtetuese për ta kthyer mbrapsht ligjin duke paralajmëruar për
rreziqet e tij, por Kuvendi me shumicë socialiste dhe me votat e gjuzopozitës
parlamentare e miratoi përsëri. Ndryshimi i ligjit u bë me kërkesën e
amerikanëve duke u ofruar si shpërblim njohja e mandatit të tretë qeverisës të
fituar me metoda afgane. Kjo gjë kuptohet nga fakti se në 11 shkurt ambasadorja
amerikane deklaroi se ka biseduar me Kryeministrin Rama për krijimin e qeverisë
së paszgjedhjeve.
10)Sipas
ligjit 10/2021 periudha njëvjeçare e mbrojtjes së përkohshme mund të zgjatet
deri në tre vjet. Pra nga gushti 2021 deri në gusht 2024. Dhe në gusht 2024
janë afër zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 kur Rama do të kërkojë mandatin
e katërt. Pra qeveria do të gjejë një zgjidhje. Dhe ambasadori amerikan që do
të jetë në atë kohë në Shqipëri do të thotë se ka biseduar me Ramën për
krijimin e qeverisë së paszgjedhjeve të vitit 2025. Dhe kështu vjen viti 2029.
Edi Rama në janar ka thënë se do ta mbajë pushtetin deri në 2030, apo jo?
11)Nga
vendimi nuk kuptohet gjë nëse Kuvendi i Shqipërisë do të miratojë ndonjë akt sa
iu përket të ardhurve. Por ka detyrim që të miratojë së paku marrëveshjen për
ardhjen forcave ushtarake amerikane në Shqipëri që do të bëjnë shërbimin taksi
me aeroplanët ushtarakë amerikanë për afganët dhe joafganët e ardhur, me
ushtarët amerikanë si steëard, përkatësisht steëardess, sipas përkatësisë
seksuale të ushtarëve. Kështu e kërkon legjislacioni i NATO-s, që është në fuqi
edhe në Shqipëri.
12)Vendimi
i qeverisë thotë se e drejta e strehimit dhe mbrojtjes nuk iu njihet personave
që sipas nenit 83 të ligjit përjashtohen nga e drejta e mbrojtjes së
përkohshme. Neni 83 nuk ua njeh këtë të drejtë katër kategorive të personave që
janë: Ata që kanë kryer krime lufte, krime kundër njerëzimit, ata që kanë kryer
krime ordinere të rënda (ata që kanë kryer krime të quajtur jo të rëndë
lejohen) jashtë Shqipërisë, si dhe ata që paraqesin rrezik për sigurinë
kombëtare dhe rendin publik të Republikës së Shqipërisë.
Bukur!
Por çfarë ndodh pasi vihet re se mes të ardhurve ka edhe persona me këto
cilësi? Ku do të dërgohen ata? Amerikanët kuptohet që nuk do t’ i marrin ata.
Në Afganistan nuk mund të kthehen mbrapsht më thotë logjika ime sepse Aviacioni
Ushtarak Amerikan vështirë se do të pranojë të bëjë shërbimin taksi për kthimin
e tyre. Pra këta persona do t’ u mbeten në dorë autoriteteve shqiptare.
Një
ide mund t’ ua ofroj unë. Le të ndërtohet një kamp në truallin që ka në
Yzberisht në periferi të Tiranës Drejtori i Antiterrorit Gledis Nano i sapo
dekoruar nga ambasada amerikane, dhe të cilin truall e ka fituar ndershmërisht
në sajë të regjistrimit dikur si kooperativist me mbiemrin Nanaj, të cilin e
ndryshoi pastaj se ashtu i kishte disa halle që ia di Guri Lekloti (arkivi i
gjallë i ambasadës), nëse ka kureshtje ambasadorja t’ i mësojë.