Mendime
Ilir Demalia: Pa vetëdije dhe integritet moral nuk mund të ndëshkohet krimi dhe korrupsioni
E merkure, 25.08.2021, 07:07 PM
Pa vetëdije dhe integritet moral nuk mund të ndëshkohet krimi dhe korrupsioni për të ngritur të ardhmen
Nga
Ilir Demalia
Më
23 gusht ishte dita përkujtimore e viktimave të regjimeve diktatoriale në
Europë.
Në
gjysmën e dytë të shekullit XX, ku sistemi diktatorial u instalua në më shumë
se gjysmën e Europës, Shqipëria me regjimin e saj komunist, aplikojë sundimin
më brutal,më kriminal, më primitiv dhe më të varfër si zhvillim arsimor,
kulturor, ekonomik. Këtë e kallzon dhe gjëndja sot e autoritarizmit
post-komunist si vazhdimësi komuniste e ngjyrosur me pluralizëm komunist.
Themë
me pluralizëm komunist, sepse, pluralizmi shqiptar i marëveshur në zyrat e
Komitetit Qëndror, u instalua me shërbëtorët e regjimit komunist, me
komunistët, shkrimtarët, artistët, gazetarët e “Zërit te popullit” dhe organeve
të tjera partiake, dhe njëhkohësisht bashkëpuntorëve të Sigurimit.
Drejtësia
postkomuniste u drejtua nga gjykatësit, prokurorët që vazhdojnë edhe sot duke
drejtuar institucione që mbështeten edhe nga nga Europa dhe SHBA?!! si rasti
Arben Krajës, apo Dvoranit që dekorohet nga State Department. 30 vjet më parë, këta, dënonin njerëz me burg
për agjitacion e propogandë n.q.s dikush propogandonde apo çfaqte simpati për
perëndimin dhe SHBA, apo tentonte të kalonte telat me gjëmba të burgut 28 mij
km të “Fanarit Ndriçues buzë Adriatikut” Shqipërisë Socialiste. Dhe e kanë bërë
të dy.
Në
anën tjetër, ata të persekutuarit, ku sipas regjistrave të bashkëpuntorëve 3/4
rezultojnë nga shtresa e të persekutuarve, nëpëmjet metodave shtrënguese
psikike, presioneve, torturave, por shumë edhe me vullnet të lirë që
shpërbleheshin nga regjimi me shkollë dhe emërime në institucione të
propogandës, nuk mundën të kapërcejnë vetveten, por ngelën peng i firmës së
hedhur të bashkëpunimit pa u çliruar dot prej saj edhe sot.
Ata
që nuk u kompromentuan dot gjatë regjimit komunist, u zgërlaqën në
postkomunizmin komonisto-pluralist me korrupsion dhe ofiqe nga
antikomunistët-komunist, me OJF e qef o
je! duke u shkrirë si vaji në lakra persekutor dhe të persekutuar për një jetë
përfitimesh dhe luksi nëpërmjet priviligjeve të pushtetit dhe korrupsionit.
E
gjtha kjo krijoi inflacionim të realitetit të vuajtjeve dhe krimeve të regjimit
komunist. Imorliteti i të dy krahëve në shërbim të njëri-tjetrit në rrugën e re për fitim me korrupsionin e pushtetit
dhe shërbimin ndaj këtij korrupsioni e bëri deri qesharak persekutimin dhe
krimet komuniste.
Kjo
situatë ka sjellë mosndëshkueshmërin e krimeve komuniste dhe në vazhdim
mosndëshkueshmërinë e krimeve ekonomike dhe politike nëpërmjet korrupsionit dhe abuzimeve me pushtetitn, ku me qëllim nuk
ngrihet shtet i së drejtës dhe nuk krijohen hapësira demokratike. Kjo edhe si si shkak i një shoqërie të
papërgjegjëshme dhe pandërgjegje që zhytet në këtë kënetë demo(n)kratike në
shërbim të së keqes.
Kjo
spjegon atë pse shqiptarët dhe shteti,
as e kujtojnë dhe as i studiojnë krimet
e të kaluarës dhe as nuk kanë ndërmënd të nxjerrin mësim nga e kaluara, pasi
duke mos ndëshkuar të kaluarën nuk ndëshkojnë krimin ekonomik-politik sot. Një
shoqëri që krimin dhe të keqen e ka
kthyer në normalitet, as nuk mund të vejë drejtësi, as mund të
zhvillohet.
Shqiptarët
do të vazhdojnë të sillen në këtë tallava për sa kohë nuk do të japin shëmbuj
ndëshkueshmërie të krimit dhe të keqes.
A mund ta bëjë këtë një shoqëri klanoro-primitive me një strukturë
psiko-sociale të nënshtrimit dhe pajtimit me krimin dhe krrupsionin, duke
mbjellur krime dhe korrupsion në
vazhdim?
Pa
vetëdije dhe integritet moral nuk mund të ndëshkohet krimi dhe korrupsioni për
të ngritur të ardhmen.
Në
ditën e përkujtimit të viktimave të regjimeve diktatoriale, drejtësia
Amerikane, extradojë nazistin Jakiw Palij në moshën 95 vjeçare në Gjermani për
t’u vënë para drejtësisë. Ai ishte i
fshehur me identitet fallco që nga viti 1946 në New York.