Mendime
Florim Zeqa: Dashuria për atdhe është besim dhe shpresë për ndryshim!
E enjte, 26.08.2021, 05:31 PM
Dashuria për atdhe është besim dhe shpresë për ndryshim!
Shkruan:
Florim Zeqa
Mbajtja
e premtimeve elektorale nga ana e pushtetarëve, përveqse obligim është edhe
detyrim moral ndaj qytetarëve të ndershëm, të cilëve ua grabitën votën duke iu
premtuar publikisht mirëqenje dhe sigurime shëndetësore, zhvillim ekonomik dhe
punësim në sektorin publik dhe privat, liberalizim vizash dhe barazi qytetare,
luftim të korrupsionit dhe krimit të organizuar, nepotizmit dhe të gjitha
dukurive tjera negative në vendin tonë.
Çfarë po shohim për këta
pesë muaj të qeverisjes “Kurti 2”!?
Po
e shohim vazhdimësinë e qeverisjeve paraprake, po e shohim vazhdimin e dialogut
me Serbinë pa kushtin e njohjes reciproke dhe pa reciprocitetin e premtuar, po
i shohim investimet qindra milionëshe dhe ndërtimet e shtetit serb në veri të
vendit pa asnjë pengesë nga ana e pushtetarëve të rinjë, me disa zëra vajtues
dhe qyqarë të pushtetarëve paraprakë!
Po
e shohim kapjen e tmerrshme të shtetit përmes nepotizmit me punësime familjare
dhe partiake nëpër institucione, borde dhe agjencione, kompani publike dhe
përfaqësi diplomatike.
Pushtetarët
e rinjë po sillen me komoditet sikur t’i kenë mbajtur të gjitha premtimet
elektorale, duke harruar se mosmbajtja e premtimeve elektorale dhe fjalës së
dhënë qytetarëve, përveqse mosmirënjohje, është dhe tradhti, e cila
pashmangshëm do t’u kthehet bumerang në zgjedhjet e radhës.
Pushtetarët
e rinjë po sillen njëjtë sikurse pushtetarët e paraprakë, të cilët manipuluan
dhe abuzuan me votën e qytetarëve. Madje me retorikë dhe gjuhë populliste ua
kaluan të gjitha pushteteve të pasluftës, duke injoruar rezistencën paqësore
dhe luftën çlirimtare, duke injoruar sakrificat sublime të familjeve shqiptare,
gjakun e dëshmorëve dhe heronjëve të vërtetë të lirisë së atdheut!
Po
ndodhë pikërsiht kështu për faktin se pushtetarët e rinjë po mendojnë dhe
veprojnë sikur gjithçka ka filluar me ta!
Ky
është pak më tepër se një (vetë) mashtrim!
Është
një tendencë e hapur për të mohuar epokën e lavdishme të historisë mbi 30
vjeçare të Kosovës për çlirim, shtetformim dhe shtetndërtim, është tendencë për
të mohuar rezistencën aktive paqësore të viteve të ’90-ta apo siq e parapëlqejë
ta quaj ‘Viteve të Krenarisë Kombëtare’.
Është
tendencë e hapur për të mohuar sakrificat e panumërta të popullit dhe luftën
çlirimtare, për të mohuar shtetformimin dhe shtetndërtimin e deritanishëm të
Kosovës.
Këto
tendenca deformuese të pushtetarëve të rinjë me proklamimin e “Republikës së
Tretë” shumë lehtë mund ta vënë në pikëpyetje ekzistencën e shtetit dhe kthimin
në pikën zero (0) para vitit 1999!
Ndëshkim i merituar,
besim i gabuar
Populli
i Kosovës në zgjedhjet e fundit më 14 shkurt 2021, në mungesë të një
alternative të re politike, me të drejtë i ndëshkojë partitë që keq-qeverisën
për dy dekada në Kosovën e pasluftës, por njëkohësisht edhe gaboi rëndë që u
besoj verbërisht figurave të dështuara dhe ricikluara politike që ndërruan
flamujt partiak duke u shitur si reformator dhe “çlirimtar” të korrupsionit dhe
krimit të organizuar, pjesë e të cilit ishin dhe janë edhe sot!
Tani
po shihet qartë se mbështetja e sinqertë e popullit dhe intelektualëve të
ndershëm dhe patriotë për ndryshime pozitive është duke u tradhtuar nga
pushtetarët e rinjë.
Pushtetarët
e rinjë në vend të mbajtjes së premtimeve ndaj qytetarëve, këtyre të fundit ua
kanë kthyer shpinën! Rreth vetës kanë tubuar pseudo-intelektual, servil dhe
lakmitarë pushteti.
Intelektualët
e mirëfilltë dhe atdhetarë jo vetëm që nuk i ofrojnë, i konsiderojnë si
kërcënim për pushtetin e tyre autokratik.
Paranoja
nga forca intelektuale dhe dhe egoja për pushtet të pakufishëm e pushtetarëve
aktualë tashmë ka prodhuar urrejtje me tipare të një sisetmi totalitar, e cila
fare lehtë mund të kthehet hakmarrje primitive të forcave politike kundër
njëra-tjetrës!
Këto
vërejtje dhe sugjerime qëllim-mira janë vetëm një paralajmërim për pushtetarët
e rinjë për përmirësime dhe korrigjime të gabimeve, ndryshe shumë shpejtë mund
të harrohet 14 shkurti i vitit 2021.
Qytetarët
tashmë e kanë kuptuar se Lëvizja Vetëvendosje nuk është më lëvizje dhe as parti
poltike që reflekton shpresë për ndryshim, por është një organizatë e tejkaluar
për kohën në të cilën jetojmë, me ide dhe koncepte të vjetëruara politike të
shekullit XX-të.
I
ftojë të gjithë qytetarët e vendit për mobilizim të përgjithshëm rreth forcës
së re politike në ardhje, për t’i larguar një herë e mirë nga skena politike të
gjithë kusarët dhe matrapazët politikë që manipuluan me votën tuaj.
Ndryshimet
nuk bëhen me figura të njëjta politike dhe me emërtime të reja kozmetike, por
me emra të rinjë dhe gjak të pastër kombëtar, të papërfshirë në skenën politike
të para dhe pas luftës në Kosovë.
Për
forcën e re politike në ardhje të gjitha partitë politike pa dallim pushtet dhe
opozitë janë të njëjta dhe si të tilla do të jenë kafshatë e lehtë në zgjedhjet
e ardhshme nacionale.
Dashuria
për atdhe është besim dhe shpresë për ndryshim!