Kulturë
Përparim Hysi: Ujëvarat e mallit
E diele, 22.08.2021, 10:13 AM
UJËVARAT E SHPIRTIT
Libri me poezi "UJËVARAT
E MALLIT" të FUAT MEMELLIT
(ese)
Nga
Përparim HYSI
Tek
u dhashë fund poezive të FUAT MEMELLIT në librin"UJËVARA MALLI", pa
autorizimin e tij, po bëj një koregjim: po i quaj"Ujëvara shpirti".
Kjo ndërhyrje nuk e cënon fare"pronësinë e tij intelektuale" dhe
ndërhyrja ime është paksa e qëllimtë. I shoh poezitë e këtij vëllimi dhe më
duken që të gjitha, en bloc, si regëtima që vijnë nga një shpirt i brishtë.
Çdo
poezi, ngjëron mall. Sa bëj një"trokitje në tërë portat e poezive"
dhe, tek të gjitha, gjej atë që MAKSM GORKI e ka thënë një shekull më
parë:" Kujtimet, - ky xhehnem i të pafatëve, - janë kaq të forta, sa mund
të ngjallin edhe gurët, edhe shkurret, duke hedhur ca pika mjaltë mbi helmin që
ke pirë dikur."
Dhe
kështu ka ndodhur dhe me POETIN FUAT MEMELL!. Libri me mbi 150 poezi, është një antologji malli. Aq mall ka në poezi,
sa me të drejtë, metaforikisht i quan ujëvara malli. Unë i pashë
këot"ujëvara" tek varen drejt e tek zemra e POETIT dhe vargjet
kthehen në gjeneratorë që gjërojnë dritë. Kjo dritë hyn në shpirtin e Poetit dhe ky, si ai DANKO në
tregimin"Zemra e DANKOS" e merr këtë dritë dhe ua përcjell njerëzve:
së pari, lexuesëve.
* *
*
Së
pari, malli si një copë"ujëvarëshpirti" vërshon për nënën. Duke i
kushtuar disa poezi nënës, Poeti sikur është në sinkron me PEDAGOGUN e madh zviceran, PESTALOCIN që
thotë:" Vetëm nëna është i vetmi njeri në botë që na do, ende pa na
parë". Nëna..."mes punësh, në fshat, si përherë/
edhe
në ëndërr, kështu më ke dalë
Me
buzën në gaz.si pranverë
Dhe
shaminë lidhur mbi ballë./
Po
vjen 8 marsi... dhe po NËNËS"i dërgon një tufë lule pranvere/mbështjellë
me mallin tim. Në këtë"metaforëhiperbolike"(mbështjell me mallin tim),
sikur i ka thënë të tëra.
Pas
nënës, babai:"kutia, gota, tespiet" janë elemente që sikur ia bien
pranë. Mandej poezitë e mallit, vazhdojnë me fëmijët, me nipat, me mbesat dhe një e vetme për
MUKADESIN që ka dyzet epesë vjet me të. Kur i shoh këto poezi aq të ngrohta që
nuk janë më familjare, them se ka të drejtë ish PRESIDENTI FRANCEZ, NIKOLA
SARKYZY që thotë:" Nëse nuk thuaj gjëra personale në një libër, atëherë ku
qendron interesantja"?Por pse them se poezitë për familjen, nuk janë vetëm
për të. Mesazhet e ngrohta që përcjellin, flasin për një familje të shëndoshë, në
një kohë kur familja si "Qeliza ONE", kur thonë amerikanët, sikur
po merr rrokullimën edhe në vende ku
familja është çerdhja ku gjenetikisht rritten breza të shëndoshë.
* *
*
Krijimtaria,
e çdo lloji qoftë, nuk është sinurgji
apo veprimtari mendore që ndodhet në natyrë.Përkundrazi: krijimtaria është në
mendjen e krijuesit.Dhe, kur thoshte MENDJENDRITURI, I PAVDEKSHMI, MOIKOM
ZEQO:"Poezia është një shtegtim emocional", kështu ka ndodhur dhe me
poezitë e POETIT FUAT MEMELLI:" Ky emocionalisht, sikur hypën mbi "qilimin
fluturues të përrallës"dhe"mulliri i tij krjues" veç bluan e
bluan vargje.Kur edhe vet e shoqëroj
POETIN në"shtegëtimin e tij emocional", vërej se poezitë kanë një
"emërues të përbashkët:mallin. Ky mall fillon me SINICËN ku i ka rënë
koka;për lumin e SINICËS; për jazin tek mulliri që ka mbetur jetim, për... dhe
vij në një përfundim. SIndroma e mallit nuk është ajo"sindroma e
Stokholmit", por është ajo i pengut që i robëron shpirtin.
Dhe
nuk di pse më vjen ndërmend NËNË TEREZA që ka thënë:" Jo secili mund të
bëjë gjëra të mëdha, por të gjithë mund të bëjnë gjëra me dashuri të
madhe." Me dashuri të madhe është kjo"antologji poetike malli".
FUAT
MEMELLI, familjarisht, rron në BOSTON të AMERIKËS ku është bërë dhe shtetas
amerikan. Por gjumin atje e bën me copa, se i shfaqen viset ku i ka rënë koka. DEVOLLIU i MADH, DRITËRO
AGOLLI, shkroi për vete:"... shkoi në EVROPË/brodhi në AZI/por nga koka
deri tek thonjët mbetë DEVOLLI/. Nga"sindroma e DEVOLLIT" vuan dhe
FUAT MEMELLI, po për këtë duhet kënduar kështu:" ... shkoi larg, gjer tek
AMERIKA/por zemra e shpirti tij mbetë tek SINICA."
Tek
shkruaj kështu, nuk jam hiç larg të së vërtetës. Në vargjet e tij gjenë poezi
peizazhi, sa, po të ishte gjallë, PIKTORI i Popullit, VAVGJUSH MIO, nuk kishte
pse dilte me kavaletë lëndinave të KORÇËS për pikturat e tij. Në vargjet e FUAT
MEMELLIT i gjen të katër stinët:pranverën gjelbëroshe, verën e okërrt (ngjyrë që aq e pëlqente VAN
GOGU), vjeshtën që poeti e quan"stinën etij"(për shkak të moshës), por
dhe dëborën e dimrit. Tek shoh gjithë këto poezi që janë si një flladë për
secilën stinë, pastaj, bëj
një"prapaktheu në kohë" dhe them:" Po të ishte gjallë
"Peshkopi i kuq" alias VIVALDI a nuk do inspirohej nga këto për katër
stinët?Hamendësitë dhe analogjitë rrallë janë të sakta, por unë mendoj se jam
afër realitetit.
* *
*
Sado
që jeton në Amerikë, ai me trup është
atje, por me shpirt në SHQIPËRI.E gjen duke bërtitur:"Mos prekniVALËN! Mos
prekni Lumin! Ndal"piromanëve" që djegin vendin. Është afër "grevës së studentëve", por
jo për t'u shfrytëzuar nga militantizma partiake.
Një
cikël më vete janë poezitë që janë shkruar në kohën e"Covidit". Siç
shihet, ai e ndjek jetën në tërë
dinamikën e saj dhe, siç vë re, sentenca"Asgjë njerëzore, nuk është e
huaj për mua", e gjen veten në disa poezi, si" për Marotonisten nga BOSTONI", për
atë"indianin e verbër" që nuk përton t'i bëjë shoqëri;për"dy
qentë që i vdiqën:një në SHqipëri e një në BOSTON;për atë MARIKËN nga ZVIRINA
që nxjerr bukën e gojës duke mos u trembur nga jeta.
* * *
Nuk
mund ta mbyll këtë shkrim timin, pa
lakuar më të qenësishmen në gjithë librin.Kapitulli më me vlerë është altruizmi
i autorit.Fjala "ALTRUIST" për FUAT MEMELLIN duhet shkruar me gërma
kapitale.LAO TZU thotë:"Të njohësh të tjerët, është intelegjencë. Të
njohësh vetetveten, është mençuri.".Pse nuk i mungojnë këto dy atribute, POETI
qan me vargje shpirti: për NURI DRAGOIN, për AHMET OSJEN, për MURAT GECAJ, për...
( të më ndjejnë se lista është e gjatë)... dhe elegjitë vijnë dhe për atë
mësuesen LUIZA DULE që humbi jetën aksidentalisht.
Pa
dyshim, në këtë listë të gjatë, ka një
vend nderi, NËNË TEREZA E DEVOLLIT, alias ALBERT HYSOLLI.Ky, DEVOLIU i madh, i ka sjellë ujë SINICËS;ka ndërtuar ura;ka
ndërtuar çatinë e shkollës etjera.Dhe për pak, harrova të flas për
stilin:" Nuk ka rëndësi në shkrimi është i madh apo i vogël, rëndësi ka që
të jetë i lexueshëm., ka thënë WOLFANG BROKARD. Tek shkruaj për stilin aq të
lexueshëm të FUAT MEMELLIT, më vjen
ndërmend NIÇE që thoshte:"HEGELI dhe KANTI sikur shkruajnë për veten e
tyre.Kanë stil "të palexueshëm".Po të ishte gjallë NIÇE do ta
përqafonte ngrohëtsisht POETIN FUAT MEMELLI.
Më
së fundi: si mos e duash poezinë dhe vet FUAT MEMELLIN, kur në të janë gdhëndur
ato fjalë që me kohë i ka thënë CHARLES DIÇHES:"Paç një zemër që nuk bëhet
gur kurrë; një temperament që nuk lodhet kurrë dhe një prekje nuk lëndon
kurrë". Komentet janë veç një teprim dhe aq.
Tiranë, 19 korrik 2021