Kulturë » Keka
Gjon Keka: Skënderbeu dhe historia e tij si një Akademi
E shtune, 21.08.2021, 02:56 PM
Skënderbeu dhe historia e tij si një Akademi
Nga
Gjon Keka
Historia
e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut si një Akademi mësimi për Princa, Mbretër, Pushtetarë
dhe për secilin që dëshiron të njohë artin e tij të qeverisjes, diplomacisë dhe
atë ushtarak.
Dhe
këtë nuk e them vetëm unë këtu, këtë e kanë thënë edhe ata që lexuan, mësuan
dhe përkthyen historinë e jetës dhe veprës së Gjergj Kastriotit, sikur që është
kjo e përkthyesit gjerman të saj Theodorum Funccium.
Duke
ditur se vepra e Marin Barletit mbi jetën dhe veprën e heroit tonë Gjergj
Kastrioti është përkthyer në shumë gjuhë botërore, përkthimi në gjuhën gjermane
thuhet se ka qenë më i mirëprituri. Poashtu ajo është botuar disa herë në
gjermanisht, këtu po ndaj një tekst të shkurtër nga përkthyesi Theodorum
Funccium i cili në fakt e ka përkthyer historinë e Gjergj
Kastriotit-Skënderbeut nga gjuha latine në gjuhën gjermane në vitin 1606 dhe ai
nënvizon kështu:
“...Kjo është arsyeja pse në këtë Histori (“Historia
e jetës dhe veprës së Skënderbeut”- shënimi im) ata që duan të marrin njohuri
të luftës mund të përfitojnë aq sa do të përfitonin nga një “Academia rei
militaris”, dhe të mësonin secili prej tyre...”