E hene, 29.04.2024, 09:24 AM (GMT+1)

Kulturë

Tahir Bezhani: Blini, lumi e poeti

E shtune, 14.08.2021, 12:32 PM


Tahir Bezhani

BLINI, LUMI E POETI

(Poetit të mirënjohur, Sejdi Berisha)

Aromë blini shpërndajnë valët e Lumbardhit

Hije e bukur, mejdan  frymëzimi

Shpërthen zemër poeti,

Ushton si grykë bjeshke pendë e bardhë

Zemër e grisur dhimbjeve të varur në litarë

Përplasje  shpirti  bukurisë magjepse

Rebelohet pendë poeti

Për hartën, tokën e kallur  plot etje

Ky urtak  mjekërbardhë

Skalitë fjalët radhë me radhë

Ojmet e shpirtit i bën  lapidarë

Në grykën e Pejës aortë zemre

Shndërrohet në histori edhe në vaje

Fëshfërinë Lumëbardhi vargje zemre

Poeti ligjëron e ligjëron

E pezmin e kohës e ruan në Kuti Pandorës

Vetëm blini e lumi ia njohin  ofshamat e shpirtit

Thellësive të palcës dhimbjet i fshehë

Buzëqeshë edhe kur unazat e kurrizit ndezin dhimbje

Heshtja ia  tretë lapsin nëpër valë kohe

E lotin kush mund t’ia ndalë

Kur  bashkë me malli

Gjurmon labirinteve të dheut të plagosur

Këtij Eruditi të kalitur në vuajte si madhështi

Këtij rebeli të vargut vullkan

Me shumë rrudha  e mjekrën  e bardhë

Vetëm blini e Lumbardhi ia njohin shpirtin

E gjithë ato plagë...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora