| E shtune, 14.08.2021, 12:32 PM |
Tahir Bezhani
BLINI,
LUMI E POETI
(Poetit
të mirënjohur, Sejdi Berisha)
Aromë
blini shpërndajnë valët e Lumbardhit
Hije
e bukur, mejdan frymëzimi
Shpërthen
zemër poeti,
Ushton
si grykë bjeshke pendë e bardhë
Zemër
e grisur dhimbjeve të varur në litarë
Përplasje shpirti
bukurisë magjepse
Rebelohet
pendë poeti
Për
hartën, tokën e kallur plot etje
Ky
urtak mjekërbardhë
Skalitë
fjalët radhë me radhë
Ojmet
e shpirtit i bën lapidarë
Në
grykën e Pejës aortë zemre
Shndërrohet
në histori edhe në vaje
Fëshfërinë
Lumëbardhi vargje zemre
Poeti
ligjëron e ligjëron
E
pezmin e kohës e ruan në Kuti Pandorës
Vetëm
blini e lumi ia njohin ofshamat e
shpirtit
Thellësive
të palcës dhimbjet i fshehë
Buzëqeshë
edhe kur unazat e kurrizit ndezin dhimbje
Heshtja
ia tretë lapsin nëpër valë kohe
E
lotin kush mund t’ia ndalë
Kur bashkë me malli
Gjurmon
labirinteve të dheut të plagosur
Këtij
Eruditi të kalitur në vuajte si madhështi
Këtij
rebeli të vargut vullkan
Me
shumë rrudha e mjekrën e bardhë
Vetëm
blini e Lumbardhi ia njohin shpirtin
E
gjithë ato plagë...