Kulturë » Keka
Gjon Keka: Leo Freundlich miku i madh i kombit tonë
E marte, 10.08.2021, 07:42 PM
Leo Freundlich miku i madh i kombit tonë
Nga
Gjon Keka
Nuk
ka personalitet apo figurë më të rëndësishme në publicistikën austriake se sa
Leo Freundlich, ai është i vetmi që ka dhënë kontribut të madhë në çështjen
shqiptare sidomos pas pavarësisë së saj.
E
gjithë veprimtaria e tij publicistike lidhet poathuajse vetëm më kombin tonë
dhe fatin e tij.Ndoshta ka qenë edhe një arsye që e ka shtyrë atë që ta trajtoj
dhe internacionalizoj këtë çështje ,sepse i është dukur fati i shqiptarëve pas
vdekjes së Gjergj Kastriotit dhe migrimit të tyre nëpër botë,pothuajse i njëjtë
me atë të popullit të tij të Izraelit.
Prishtina
,por edhe Tirana do të duhej si një falënderim e mirënjohje për kontributin e
tij t'ia vendosin një monument apo bust si në qendër të Prishtinës ashtu edhe
të Tiranës.
Poashtu
edhe të bëhet emërtimi i ndonjë Instituti duke i vendos emrin e tij ,si një
vlerësim për veprat, punën dhe kontributin e tij në çështjen e kombit tonë.