Kulturë
Atdhe Geci: Çamëria, udha për tek vetja
E enjte, 05.08.2021, 07:08 PM
ÇAMËRIA, UDHA PËR TEK VETJA
Çamët
dhe arvanitët me gjilpërë po ngritin një ngjitje për vete dhe atdheun!
Nga
Atdhe Geci - Dortmund
Libri
i Atdhe Gecit, "Çamëria, kthim në histori" i botuar këto ditë në Prishtinë
ka një adresë, Pavarësinë e Çamërisë. Shkrimtari, Bedri Tahiri. e vlerësoi
librin, Çamëria, kthim në histori" libër të rëndësisë së veçantë për
Atdheun dhe për Kombin. Ne nuk guxojmë t´i nënshtrohemi rrethit të heshtur për
të kaluarën që na i kanë marrë dhe për të tashmen që na kërkojnë të na e
marrin. Ky libër prej 7 qind faqesh dhe i ilustruar me foto me ngjyra nga
aktivitretet e Lëvizjes Kombëtare për Pavarësinë e Çamërisë, shpalon
sovranitetin e fjalës së lirë dhe të veprimit intelegjentë të Lëvizjes
Kombëtare për Pavarësinë e Çamërisë.
Libri,
“Çamëria, kthim në histori”, shpalosë dhe adreson një mision dhe, një sërë
problemesh të ndërlikuara të origjinës së gjuhës, të prejardhjes sonë pellazgo
shqiptare, si dhe të tërësisë dhe të teritorit të atdheut tonë.
Libri,
"Çamëria, kthim në histori" i Atdhe Gecit, çmonton heshtjen dhe
korrupcionin e studiuesve dhe të akademikëve të korruptuar shqiptarë për
Shqipërinë deri në Prevezë e më përtej…
Në
librin, “Çamëria, kthim në histori”, lexuesi mund të njihet me tragjedinë e
popullit të tij që nga Pellazgo-Shqiptarët e lashtë e këtej. Duart e shkronjave
pellazge janë kudo në gjuhën tonë. Në këtë libër përveç shkrimeve të Atdhe
Gecit, lexuesi i ka të gatshme të gjitha tekstet e traktateve, konferencave, protokolleve,
e marrëveshjeve që shembën dhe copëtuan Atdheun tonë të dashur. Në kët libër
lexuesi mund të lexoj, ”Himnin e Çamërisë” të autorit, Atdhe Gecit, me
Kompozitor, Izet Kallabën dhe Soliste, Ylberina I. Avdylin, si dhe, tekstin e
Shpalljes së Pavarësisë së Çamërisë dhe Deklaratën e Pavarësisë së Çamërisë e
shkrime të tjera.
Në
librin, “Çamëria, kthim në histori” janë botuar shkrime të autorëve të njohur
shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Libri, "Çamëria , kthim në histori", ka
shumë autorë; Naim Frashërin, Sami Frashërin, Abdyl Frashërin, Aristidh Kolën,
Faik Konicën, Antonio Belushin, Ismail Kadarenë, Elena Kocaqin, Robert Elsin,
Nermin Vlora Falaskin, Georg Bajronin, Georg Wiliamsin, Rasim Bebon, Xhelal
Zejnelin, Rexhep Kasumajn, Resmi Osmanin, Bardhyl Maliqin, Agim Maton, Luela
Miftarin, Iris Ruçin, Syleman Abazin, Theodor Pangallosin, Përparim Kabon,
Kolec Traboinin, Arben Kondin, Aleksandër Lambrecin, Bilal Xhaferrin, Laurent
Bicajn, Spiro Kondën, Agron Dalipajn, Idajet Jahajn dhe Atdhe Gecin etj.
Libri,
“Çamëria, kthim në histori” është dhe udhërrëfyes i Lëvizjes Kombëtare për
Pavarësinë e Çamërisë për kohët në vijim.
Dortmund,
05 . 08 . 2021