Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Leo Freundlich miku i madh i kombit tonë

| E marte, 10.08.2021, 06:42 PM |


Leo Freundlich miku i madh i kombit tonë

Nga Gjon Keka

Nuk ka personalitet apo figurë më të rëndësishme në publicistikën austriake se sa Leo Freundlich, ai është i vetmi që ka dhënë kontribut të madhë në çështjen shqiptare sidomos pas pavarësisë së saj.

E gjithë veprimtaria e tij publicistike lidhet poathuajse vetëm më kombin tonë dhe fatin e tij.Ndoshta ka qenë edhe një arsye që e ka shtyrë atë që ta trajtoj dhe internacionalizoj këtë çështje ,sepse i është dukur fati i shqiptarëve pas vdekjes së Gjergj Kastriotit dhe migrimit të tyre nëpër botë,pothuajse i njëjtë me atë të popullit të tij të Izraelit.

Prishtina ,por edhe Tirana do të duhej si një falënderim e mirënjohje për kontributin e tij t'ia vendosin një monument apo bust si në qendër të Prishtinës ashtu edhe të Tiranës.

Poashtu edhe të bëhet emërtimi i ndonjë Instituti duke i vendos emrin e tij ,si një vlerësim për veprat, punën dhe kontributin e tij në çështjen e kombit tonë.