Kulturë
Xhevahir Cirongu: Në Tomorr ‘’Rilind ‘’ një yll …!
E shtune, 14.08.2021, 03:30 PM
Në Tomorr ‘’Rilind ‘’
një yll …!
Ese nga Xhevahir Cirongu
‘’Aty sapo erdha, vërtetë kështu ndodhi atë ditë ,sepse ëndrra
ime kishte marrë
atë udhë prej kohësh
drejt atij vendi të
Bekuar nga ZOTI !’’
Janë këto fjalë të cilat i burojnë nga shpirti djalit tomorricar Rako
Paja. Ai jeton familjarisht me familjen e tij në Durrës prej disa vitesh bashkë
edhe me të afërmit e tjerë të trungut familjar. Por mendja e zemra i rreh ditë
e natë për fshatin e lindjes Çprrotat, për Skraparin e Tomorricën për njerëzit
e saj të urtë, atdhetarë, punëtorë e arsimdashës,por edhe mikpritës për
këdo.Këto virtyte të mirësisë i ka trshëguar nga të parët edhe Rako Paja.
Biseda merr udhën e dritës për te mali Tomorr.Ajo nuk ndalet, por ‘’Vrapon’’
për t’u ndalur atje te maja e malit, ku retë e bardha e syri i kaltër qiellor ‘’Puthen’’çdo
ditë e natë me vendin e shenjtë tomorrian.DHe… ajo ëndërr e bukur që iu shfaq
në mendje e që dilte si një vetëtimë nga shpirti tij , më datën 12
gusht 2021 hap krahët e saja dhe u ul
mbi sofrën e gurtë
te vendi i shenjtë të besimit Bektashi, por edhe e të gjithë besimeve të tjera në malin ‘’Baba
Tomorr !’’. Marr frymë thellë, vështroj
nga maja e këtij mali të bekuar nga vetë Përndia drejtë fushës së Myzeqesë, në Shpiragun e
Beratit, në malin Ostrovicë,në malin Korab.Dhe vazhdoj me Dhëmbelin e
Trebeshinën në Përmet,dhe si në pëllëmbë të dorës që nga maja e malit shikon me
sy të lirë edhe malet e Gorës në Korçë ,Voskopojën, Grbovën e Sulovën në
Gramsh, Dumrenë,Lushnjen, Durrësin, Elbasanin.Që nga Elbasani piktori anglez
Eduat Lir pikturon tomorrin madhështor e të magjishëm. Dhe më tutje Vlorën e malet e Krujës.
Aty ndodhet edhe teqeja e Sari Salltikut
e cila të jep qetësinë shpirtërore, të jep ajër,por edhe ujin e shenjtë që
ndodhet në brendësi të shpellës së teqesë..!
Që nga Tomorri mund të soditësh me sy të lirë pothuajse gjithë
Shqipërinë ! Në malin e Tomorrit gjen qetësinë shpirtërore. Atje merr forcën e
frymën e bekimit për jetën. Aty merr udhë ëndrra e JETËS!
Ishte data 12 gusht 2021.
Rakua me grupin e punës niset drejt tomorrit bashkë me bazën material për ti
montuar në majën e malit atje te tyrbja. Por kur arritëm në majë të malit rreth
orës 9.30 bënte freskët e frynte erë . Makina merr të përpjetën e malit duke
udhëtuar në rrugën që gjarpëronte drejt majë së malit.Në majën e malit mbritëm
rreth orës 9.30 minita.Bënte pak ftohtë,sepse frynte erë. U deshën orë të
zgjatura pune pa asnjë pushim,sepse qëllimi e objektivi ishte që në mesnatën e
datës 12 gusht, aty duhej të ndriçonte ‘’Ylli’’ i dritës….(!)
Dhe pas një pune rekorde, u arrit qëllimi final:
U ndez një ‘’Yll’’ i cili do ndriçojë natën vendin e shenjtë përgjithmonë.Yjeve
të qiellit iu shtua edhe një ‘’Yll’ që rilindi nga mirësia e njerëzve në malin
Tomorr! Dhe ky yll tashmë jep dritë e
bekim për të gjithë besimtarët, sepse ai
vend i bekuar e meriton edhe këtë ‘’yll’ të rilindur në TOMORR !
Aty
ndriçon shpirti,aty lidhet besa,aty
këndohet e vallëzohet,aty lind shpresa e jetës, por aty shuhet edhe
malli për vendlindjen,aty merr vlerë çdogjë, e mbi të gjitha BEKIMIN JETA
JONË !
Tomorr,
12 gusht 2021