Kulturë » Kozeta
Kozeta Zylo: Mark Gjonaj midis Shkollës Shqipe “Alba Life”
E merkure, 18.08.2021, 09:50 PM
Z. Mark Gjonaj midis Shkollës Shqipe “Alba Life” në prag të vitit të ri shkollor 2021-2022
Nga
Keze Kozeta Zylo
Nga
përvoja e mësimdhënies midis dy kontinenteve kuptoj që ajo që bashkon më së
shumti shkollat në botë në prag të hapjes së tyre është parapërgatitja e
mësuesëve, stafit për t’i mirëpritur me plot profesionalizëm nxënësit që do të
ulen në bangat e klasava për vitin e ri akademik 2021-2021. Telefonatat e shumta, bisedat me prindërit,
nxënësit, takimet pas daljes nga izolimi total botëror, doemos që i gëzon
pamasë të gjithë të interesuarit për t’i sjellë fëmijët e tyre pranë Shkollës
Shqipe “Alba Life”, një shkollë tashmë e njohur për seriozitetin,
profesionalizmin dhe aktivitetet e shumta që organizon gjatë vitit.
Është
fakt që edhe pse bota u izolua Shkolla Shqipe “Alba Life”, që operon në të
gjitha lagjet e Nju Jorkut, mësimet nuk i ndërpreu kurrë pasi ishte e para
shkollë në gjithë diasporën që filloi programin mësimor në platformën Google
Meet në Online dhe kjo në saje të punës së përkushtuar të të gjithë mësuesëve
tejet profesionistë, stafit, prindërve dhe nxënësve.
Si
misionarë të mesimit të Gjuhës Shqipe në Diasporë kemi arritur rezultate të
dukshme mbi të gjitha shumica e fëmijëve mund të mësojnë më shumë se një gjuhë.
Drejtuesja e programit mësimor Dr.Valbona Zylo Watkins e cila është dhe
profesore për spanjishten dhe letërsinë në universitet pohon se fëmijët duke
mësuar dy gjuhë kanë avantazhe, si
aftësia për të përdorur informacionin në mënyra të reja, rritja e
koeficentit të intelektit, vendosja e fjalëve në kategori, si
"ushqim" ose "lodra", pasuron fjalorin me fjalë të reja,
merr aftësitë e leximit, mendon më shpejt në zgjidhjen e problemeve, behet një
dëgjues i mirë dhe lidhet më shumë me Atdheun e të parëve…
Z.Mark
Gjonaj “Nderi i Kombit” u mirëprit me plot dashamirësi në seminarin e drejtuar
nga z.Qemal Zylo themelues dhe drejtues i Shkollave Shqipe si dhe nga të gjithë
mësuesit dhe stafi i shkollës si Adelina Lacaj, Arta Xhaferri dhe Blerim
Gjocaj, (koordinatore në Bronx), Elton Xhaferri, Majlinda Tafaj, Davida Hasanaj
dhe Eriola Shahaj. Zonjat Hasanaj dhe Shahaj iu bashkuan si asistente Shkollës
Shqipe të cilat u mirëpritën me shumë dashamirësi nga bordi i shkollës.
Më
duhet të shtoj se Z.Mark Gjonaj është i pari politikan Shqiptaro-Amerikan që
është ulur në karrigen e Ansamblesë së shtetit të Nju Jorkut dhe në Bashkinë e
Nju Jorkut. Z.Gjonaj pohoi me krenari se
Shkolla Shqipe “Alba Life” është e para që ka vizituar këtë qendër pranë
spitalit “Jacobi” e cila do të inagurohet së shpejti dhe ne ndihemi krenar për
ju si misionarë për mesimin e Gjuhës Shqipe.
Pasi prezantoi para mësuesëve të gjitha mjedieset me klasa tejet komode,
palestrën ku do të bëjnë gjimnastikën si dhe kopshtin e gjelbërt ai tha se po
bëjmë të gjitha përpjekjet që dita e parë e Shkollës Shqipe “Alba Life” të jetë
e suksesshme dhe këtu këto mjedise të gumëzhijne vetëm shqip. Ju lumtë për punën që po bëni vazhdoi Zoti
Gjonaj. Zoti Gjonaj po vazhdon në rrugën
e ndritur të Rilindasve, Fan Nolit dhe Faik Konicës duke bashkëpunuar me
thjeshtësi dhe kulturë me gjithë komunitetin. Z.Zylo falënderoi për
pjesëmarrjen megjithëse është periudhë pushimesh, si dhe të gjitha mësueset që
ndonese në Atdhe ishte mesnatë ato u paraqitën në Online si Gela Bulku,
Mirevete Krasniqi. Ditën tjetër
seminarin e vazhdoi në Online me mësueset që nuk kishin mundësi të vinin
fizikisht pasi janë me pushime në Atdheun tonë të dashur. E vecanta në
seminarin në Online ditën tjeter ishte dhe pjesëmarrja e znj.Mira Shehu nga
Halifax Canada, e cila ka shkollën e vet atje, por për shkak të pandemisë e
bashkoi me Alba Life në Online. Pasi
falënderoi për bashkëpunimin ajo pohoi se do të vazhdojë dhe këtë semestër në
Online me Alba Life, bashkëpunim që z.Zylo e mirëpriti me shume kënaqësi.
Në
seminar z.Zylo prezantoi stafin pjesëmarrës dhe falënderoi të gjtiha mësueset
që po punojnë pa u lodhur, pandalur, me plot kulturë për mësimin e Gjuhës
Shqipe në Diasporë. Ai tha për
përpjekjet e bëra për të marrë siguracionin e Shkollës Shqipe “Alba Life”. Gjithashtu udhëzoi edhe pse jemi një staf
vullnetarësh ne duhet duhet të ndjekim me përpikmëri rregulloren e Shkollës
publike amerikane në shtetin e Nju Jorkut. Të gjitha mësueset dhe asistentet
duhet të pajisen me certificatën e “Child Abuse”, si dhe u tha për udhëzimet e
ministrisë së arsimit në Shqipëri për kriteret përkatëse në lidhje me pranimin
e mësuesëve në shkollë. Foli për tekstet mësimore që do të përdoren për vitin e
ri akademik 2021-2022. Z.Zylo tha se nuk
do ta ndërpresim mësimin në Online pasi kemi prindër që nuk kanë mundësi në
oraret tona, si dhe prindër nga vende të ndryshme të botës që duan t’i sjellin
fëmijët pranë shkollës Alba Life e cila dha një kontribut të dukshëm në kohën e
pandemisë. Duhet të punojmë fort për t’i
sjellë fëmijët në muajin shtator si dhe të kontaktojmë me prindërit që kemi
patur si dhe të rinj për të marrë informacionet përkatëse dhe si e duan
mësimin, dmth cilin program për fëmijët e tyre.
Ndërkohë
foli dhe për programin artistik që po përgatitet për ceremoninë e hapjes si dhe
të inagurimit të qendrës kulturore Jacobi ku udhëheqës artistike është Adelina
Lacaj e cila do të bashkëpunojë me mësueset Entela Muda dhe Majlinda Tafaj.
Inagurimi do të jetë madhështor ku do të ketë personalitete të larta si nga
shteti amerikan, shqiptar po ashtu dhe nga Diaspora pasi për herë të parë
realizohet ëndrra e komunitetit shqiptaro amerikan për të pasur mjediest e tyre
komode në New York dhe kjo në saje të z.Mark Gjonaj.
Mirë
se te vini në shtator nxënës të dashur për të mësuar Gjuhën tonë të bukur
Shqipe!
Gjuha
Shqipe na bashkon sepse është asht i Kombit!