Kulturë » Mërkuri
Timo Mërkuri: Petrit Ruka ynë
E shtune, 21.08.2021, 05:52 PM
PETRIT RUKA YNË
Nga
Timo Mërkuri
Sot
ka ditlindjen Petrit Ruka, miku im dhe i të gjithë atyre që shkruajnë e lexojnë
letërsi dhe poezi në veçanti. Njeriu
Petrit Ruka nuk pati dhe nuk ka asnjë
armik, poeti Petrit Ruka nuk pati dhe nuk ka asnjë rival: një fenomen i rrallë
ky në kohën tonë, në vendin tonë.
Persosnalisht
jam njohur von me Petrit Rukën dhe konkretisht në një nga “Manifestimet tona të
Triremës Joniane” në Sarandë, por shumë vite më parë, sa herë që gjeja ndonjë
poezi të tij në organet letrare apo portale
më dukej se në “lumin” ujëkthjelltë të
poezisë së tij shihja tek
shkëlqente një copë floriri dhe “hidhesha” ta rrëmbeja. Duke qënë se këto
“vjersha të florinjta” u bënë të shpeshta gjatë shëtitjeve të mia në rrjedhën e
lumit të krijimtarisë poetike, më
“ngjitën ethet e arit” dhe mu krijua bindja se ky lumë buronte në ndonjë
rezervat floriri nën tokë dhe këto krijime s’qenë gjë tjetër veçse ca copa
minerali që i mirrte rryma e lumit me vete dhe na i sillte ne. Besoj se të
gjithë jemi dakort që poezia e tij të lbyrte sytë, të trazonte mëndjen dhe
ndjenjat, të hapte sytë të shihje thesare kudo rreth teje, ta bënte të dashur
vendin dhe njerzit, ta “shndronte Vlorën në Mekë”. Të gjitha këto i shtyjnë
shumë krijues dhe dashamirës të tij, madje dhe lexues të zakonshëm që, nisur
nga vlerësimi i poezisë së tij ta quajnë Petrit Rukën “një poet i madh” dhe që
deomos duhet ti ngrihet busti diku.
Mua, të më falni ju lutem, nuk e di pse kjo frazë mbi “poetin e madh” që
i duhet ngritur busti patjetër më tingëllon si
krisja e një dege të tharrë lisi kur thyhet nga era. Sepse edhe lisave
në rritje u thahen disa degë për tu rrutur të tjerat. Le të mendojmë pakëz mbi
krijimtarinë e Petrit Rukës. Askush nuk gabohet po ti quajë poezitë e tij “të
arta” në të gjithë kuptimet e kësaj fjale, madje jam i pari që i çmoj të tilla.
Veçse në letërsinë shqipe ka shumë poetë që kanë krijuar vlera të tilla letrare
dhe Petrit Ruka është mes tyre njeri nga ata.
Megjithatë
Petrit Ruka dallohet në një aspekt nga të gjithë poetët bashkëkohës apo të
mëparshëm. Talenti i tij e kishte honestrën (rezervuarin, burimin) në
brendësinë plot shkëmbinj të florinjtë
të malit oral shqiptar, aty ku ishin strukur baladat dhe identiteti ynë.
Ai, si një “poet magjistar” ripruri baladat shqiptare të stërmoçme në
kohën tonë, duke shkundur prej tyre pluhurin e epokave, duke flakur
përtokë mbetjet e veshjeve fetare të
dymijë vjetëve të fundit dhe duke na i
paraqitur ato me “veshjen” origjinale të epokës së tyre. Ishte njësojë si të nxjerrësh nga rrënojat e antikitetit
statujat e tyre, ti pastrosh nga balta, tu riparosh thyerjet dhe ti rivëshë në
piedestal duke i thënë botës dhe kohës: Ja si ka qënë kjo statujë! Shikojeni
dhe studiojeni!
Dikush
do më thotë që një punë të tillë ka bërë dhe Jeronim De Rada kur mblodhi këngët
e “Një rapsodi arbëreshë” apo Mitrush Kuteli kur shkroi “Tregime të moçme
shqiptare”. Këtu ka një të vërtetë dhe Petrit Ruka duhet të krahasohet
me ata të dy së pari. Megjithaatë dhe kjo duhet plotësuar dhe më lejoni ta
sqaroj: De Rada i mblodhi këngët popullore dhe i botoi në gjëndjen që ato
ishin, plot tym dyfeqesh e pluhur lufte mbi pelerine dhe Mitrush Kuteli i
paraqiti në prozë, me një shqipe të pastër duke i bërë të lexueshme, të
kuptueshme dhe të dashura për të gjitha moshat, të gjitha shtresat në të gjitha
krahinat shqiptare.
Petrit
Ruka bëri shumë më shumë se kaqë. Ai i mori baladat siç kishin ardhur në kohën
tonë plot pluhur shekujsh e roba fetare, u shkundi pluhurin dhe u hoqi veshjen
zhele siç u hiqet statujave balta e ngjitur apo myshku i mbirë mbi to. Edhe kaq
do ishte një ndërmarje madhore sepse do ti tregonte botës moderne njeriun pagan
shqiptar, njeriun autokton, por ai nuk u mjaftua me kaqë. Ai ndërmori një nismë
që i kalonte kufijtë e një “poeti të madh”. Ai i rikrijoi ato artistikisht duke
i bërë bashkëkohëse, ndërkohë që u ruajti hershmërinë. Ato tani duken thjeshtë
si baladat origjinale të periudhës së krijimit (fundi i matriarkatit- vijimi i
patriarkatit) që gjallojnë në letërsinë
moderne. Njësoj si statujat e antikitetit të pastruara nga arkeologët dhe të
ekspozuara nëpër muzeume. Petrit Ruka na tregoi konkretisht se këto balada janë
thjeshtë shqiptare (kot kërkojnë ti paisin me pasaportat e tyre vendet fqinjë)
dhe se populli ynë nuk ishte ndonjë popull “i egër” shpellash por ishte një
popull që krijoi artin kulturor oral në këtë botë. Kaq mjafton që ne sot të
krenohemi se jemi bijtë e Ajkunave dhe vëllezërit e Kostandinit.
Ndaj
miqtë e mi, mos nxitoni t’i ngrini bustin Petritit, se ky “i tepelentë” do
ngrihet e do e shkrijë vetë. Unë do tju ftoja të mirni kopjet e librit të tij
të fundit “Andej baltë, këndej erë”, të shkoni para Parlamentit dhe tju jipni
(falas) nga një kopje çdo deputeti. Ka rezik që deputetët të mos e lexojnë fare
prandaj duhet biseduar me njërin prej tyre që në vend të fjalimit, në foltoren
e Parlamentit të nisë të lexojë një
baladë të Petritit, psh baladën Kostandini dhe Doruntina. Jam i bindur që
deputetët e sallës në fillim do qeshin, por vetëm te dy tri faqet e para,
pastaj, si shqiptarë që janë do fillojnë ta lexojnë vetë baladën dhe librin. Do
bllokohen punimet e një séance por do fitojmë e do shqiptarizohen plot
njëqintedyzetë deputetë, Me siguri që në një seancë “do marin” ( dhe duhet ta
mnarin) një vendim që ky libër të ribotohet dhe leximi i tij të jetë pjesë e
detyrës së punonjësve dhe titullarëve të ministrive, gjykatave, policive, madje
e gjithë supërstrukturës shtetërore si dhe të jetë lëndë mësimore në shkolla
dhe universitete…
Shumë
shpejt do shikojmë se rinia sdo kërkojë të largohet nga vendi, nëpunësit do
jenë të sjellshëm me popullin, qeveritarët sdo zgjatin duart drejt tenderave,
qeveria do qeverisë dhe vendi do ecë. Kjo nuk është ëndër. Ky libër edukon
shqiptarisht dhe na tregon se ky vend është yni dhe ne duhet ta përparojmë.
Ky
është monumenti që do ti ngrihet dhe duhet ti Petrit Rukës, se ai nuk punoi për
vete (ai vetë qe i papunë 15 vjet) por punoi për vendin e tij dhe krijoi një
vepër që vërtet mund të edukojë një popull.
Petrit
Ruka nuk qe thjeshtë “një poet i madh”, ai qe shumë më i madh se kaqë.
Sarandë, më 21 Gusht
2021