Editorial
Nikë Gashaj: Koncerti i Bregoviçit në Korçë, nxitje e përçarjes së shqiptarëve
E hene, 16.08.2021, 08:44 PM
KONCERTI I BREGOVIQIT NË KORÇË, NXITJE E PËRÇARJES SË SHQIPTARËVE
Nga
Nikë Gashaj
Ftesa
e këngëtarit serb Goran Bregoviqit, në Festën e Birrës në Korçë dhe planifikimi
i mbajtjes së Koncertit muzikor, ka
nxitur me të drejtë, reagime dhe pakënaqësi të shumta. Prandaj, shumë këngëtar
shqiptarë, në rend të parë nga Kosova janë tërhequr nga ky festival. Krahas
kësaj, kishte dhe kërcënime se do të ndalet pjesëmarrja e Bregoviqit në këtë
koncert. Shkaku është, se vlerësohet se ky këngëtar serb në të kaluarën ka një
biografi nacional-shoviniste, antishqiptare dhe albanofobe. Ai akuzohet se me këngët
e tij, në veçanti me këngën “Kaleshnikov”,nxiti, frymëzoj dhe fuqishëm ndikoj
në mobilizimin e forcave të armatosura ushtarake-policore dhe të formacioneve
paramilitare të cilat sulmuan dhe kryen agresion në Kosovë në luftën e viteteve
1998/1999 . Në Kosovë Serbia bëri gjenocid, vrau dhe kreu masakra të mëdha mbi
popullatën e pa mbrojtur shqiptare.
Mirëpo, këngëtari Bregoviq me këngët e tij nacional-shoviniste frymëzoi
e kontriboi dhe mobilizimin ushtarako-policor dhe formacionet paramilitare në
luftërat dhe agresionet e tjera të
Serbisë: në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë.
Megjithë
atë, Bashkia e Korçës, si organizuese e Festës së Birrës, është këmbëngulse për
pjesëmarrjen e këngëtarit nacional-shovinist, antishqiptar në festivalin e
planifikuar muzikor, ku ai do të ketë rolin kryesor. Pëfaqësuesit e Bashkisë së
Korçës e arsyetojnë se festivali ka të bëjë me art dhe jo me politik. Mirëpo,
është e njohur se arti dhe besimi fetar kanë qenë në funksion të politikës
serbe në luftërat pushtuese të territoreve të huaja. Prandaj dhe të luftërave
pushtuese dhe gjenocideve serbe në Kosovë dhe Shqipëri . Fatëkeqësisht, ky
këngëtar nacional-shovinist dhe antishqiptar, nuk është hera e parë që merr
pjesë në festivale apo koncerte në Shqipëri. Këngëtari serb, Goran Bregoviq në
vitin 2014. në Tiranë ka shfaq koncertin e tij dhe nga Bashkia e Tiranës,
Kryetari i së cilës ishte, Edi Rama, e dekoroi me dhuratën: Çelësin e Tiranës.
Po cekim se këngëtari Goran Bregoviq ka
qenë dhe adhuruesi i: Millosheviqit, Arkanit, Sheshelit e kriminelëve të tjerë
të luftërave, krimeve dhe gjenocideve në Kosovë dhe në vendet tjera të ish-Jugosllavisë.
Në
lidhje me pjesëmarrje e këtij këngëtari antishqiptar, nacional- shovinist në
koncertin e lartëpermedur, shqiptarët janë të ndarë në dy kahje: në njërën anë
janë ata që e kundërshtojnë pjesëmarrjen e tij në manifestimin muzikor, kurse
të tjerët, janë ata që janë pro pjesëmarrjes së këngëtarit nacionalist serb.
Arsyetimi është, se më e dëmshme është mosfurnizimi me produkte serbe, sesa
pjesëmarrja e një këngëtari serb në një festival shqiptarë. Disa prej tyre po
thonë, nuk i kuptojmë ata njerëz që po e kundërshtojnë pjesëmarrjen e një
këngatari serb në festival në Korçë, derisa në familjet e tyre konsumohen apo
furnizohen me produkte serbe. Gjithashtu, disa njohje dëftojnë se dhe politika
serbe në prapaskenë e mbëshet pjesëmarrjen e Goran Bregoviqit në Koncertin e
Korçës, me qëllim të përçarsjes ndërmjet shqiptarëve. Politika e përçarjes së
shqiptarëve, manipulimi, mercenarizmi i politikanëve shqiptarë dhe gjetja e
bashkëpunëtorve nga ana shqiptare ka qenë pikësynimi i politikës serbe gjatë
tërë historisë, me qëllim të realizimit më të lehtë të politikës së tyre
nacional-shoviniste të okupimit të trojeve shqiptare. Megjithëse, nga historia
kombëtare, por dhe ajo nga autorët e huaj është e vërtetuar politika shekullore
serbe e pushtimit e gjenocideve dhe masakrave të mëdha, jo vetëm në Kosovë, por
dhe në Shqipëri, ka komentues shqiptarë që në lidhje me Ftesën e Bregoviqit në
koncert në Korçë, thonë: Shqipëria është shtet i pavarur dhe e ndjek interesat
e saj, edhe nëse bien në kundërshtim me të kaluarën e Kosovës. Mirëpo,
deklaruesit e tillë , sikurse nuk e dinë të kaluerën e Shqipërisë, si për
shembull: Gjenocidin dhe masakrat e mëdha serbe mbi popullatën civile në
Shqipëri-1913.
Ndoshta,
Ftesa e Bregoviqit në koncertin e Korçës është dhe “rezultati” i parë i
Iniciativës”Ballkani i Hapur”. Jam i mendimit se të gjitha sukseset e
iniciativës së nënshkuar në mes: Aleksandër Vuçiqit, Edi Ramës dhe Zoran Zaev
kanë me qenë të tilla.
Disa
komentues, Ftesën e Bregoviqit, përpjeken për ta shpjeguar, gjoja si çështje e
tendencës së politikës shqiptare kozmopolitaniste. Mirëpo, njohjet nga shkencat
politike tregojnë se koncepti i kozmopolitanizmit bashëkohor është ideja sipas
së cilës njerëzit humanë dhe të qytetëruar krijojnë marrëdhënie pavarësisht nga
përkatësia kombëtare, fetare dhe shtërore, si dhe avansojnë marrëdhëniet e
përgjithshme njerëzore. Prandaj, këtu ka të bëj për unitetin, harmoninë e njerëzve
dhe kombëve në gjithë botë. Kemi të bëjmë me të ashtuquejturin ”qytetar i
botës”. Pra, fjala është për njerëzit humanë dhe të civilizuar, e jo për
nacional-shovinistë dhe albanofob, sikurse është këngëtari serb, Goran
Bregoviqi.
Gjithashtu,
mund të konkludohet se ideja bashëkohore e kozmopolitanizmit në vehte përban
dhe parimin kombëtar, ashtu si dhe parimi kombëtar përmban kozmolitin. Përsa i
përket përçarjes kombëtare të shqiptarëve, ajo është e pranishme qysh kaherë,
si pasojë e jetesës së shqiptarëve në shtete të ndryshme, regjime të ndryshme
politike, kushte të ndryshme kulturore e arësimore. Shqiptarët e Shqipërisë në
kohë të komunizmit kanë qenë të izoluar dhe nuk kanë pasurë mundësi me lëvizë
jashtë Shqipërisë për shkaqe të politikës shqiptare të mbylljes së kufijëve.
Ndërsa Jugosllavia qysh në vitin 1966 i ka hapur kufijtë shtetëror. Ashtu që
nënshtetasit jugosllavë, prandaj dhe shqiptarët në Jugosllavi kanë pasur
mundësi me lëvizë në tërë shtetet e botës, me përjashtim të Shqipërisë. Mirëpo,
iniciativa e mini-Shengenit, respekivisht e “Ballkanit të Hapur”dhe të faktit
se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e pranoi këtë nisëm të Presidentit të
Serbisë Aleksandër Vuçiqit pa marrëveshjen me Kosovën dhe pastaj Ftesa e
këngëtarit serb antishqiptar, nacional- shovinist, po e nxitë dhe po e rritë
dhe më tepër përçarjen kombëtare e cila
shkon në favor të politikës hegjemoniste dhe nacional-shoviniste të armiqëve
shekullor të shqiptarëve.