Editorial » Zejneli
Xhelal Zejneli: Çështja shqiptare në Maqedoni - Statusi politik
E hene, 05.07.2021, 07:22 PM
ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONI – STATUSI POLITIK
Nga
Xhelal Zejneli
Çështja shqiptare
në Maqedoni duhet të shtrohet në rrugën politike demokratike dhe paqësore. Ajo
mund të zgjidhet me realizimin e kërkesave të poshtëshënuara:
1. Të krijohen në
Maqedoni dy entitete: entiteti shqiptar dhe entiteti
sllavo-maqedonas. Kufijtë e entitetit shqiptar do të shtriheshin deri
aty ku flitet gjuha shqipe, e ajo flitet në pjesën veriperëndimore të
Maqedonisë: në Kumanovë, në Shkup, në Tetovë, në Gostivar, në Dibër, në
Kërçovë, në Strugë. Shqiptarët jetojnë në trojet e tyre etnike edhe në Ohër, në
Prespë, në Resnjë, në Manastir, në disa fshatra të Velesit dhe të Prilepit; ose
2. Të krijohet në
Maqedoni njësia politiko-territoriale shqiptare në të cilën do të
përfshiheshin qytetet e sipërthëna, prej Kumanove deri në Strugë;
3.
Federalizmi i Maqedonisë;
4. Të krijohet një
Maqedoni dykëmbëshe, përkatësisht binacionale;
5. Shqiptarët të
jenë popull vendimmarrës;
6. Zyrtarizimi
i gjuhës shqipe në mbarë territorin e Maqedonisë;
7. Nxënësit
maqedonas ta mësojnë shqipen si lëndë detyruese, që nga klasa e tretë e
arsimit fillor, njashtu siç e mësojnë edhe nxënësit shqiptarë maqedonishten;
8. Themelimi i një
parlamenti dydhomësh: dhoma e qytetarëve si dhe dhoma e
dy bashkësive etnike, në të cilën ligjet dhe aktet e tjera normative do të
miratoheshin njëzëri apo me konsensus. Me fjalë të
tjera, bashkësitë etnike do të kishin të drejtën e përdorimit të vetos;
9. Të bëhet denacifikimi
i Maqedonisë, ngase është shteti më i
nacifikuar në Evropë;
10. Ndryshimi
i flamurit të shtetit, për arsye se me të identifikohet
bashkësia etnike sllavo-maqedonase;
11. Ndryshimi
i himnit të shtetit, për arsye se me të identifikohet bashkësia
etnike sllavo-maqedonase;
12. Ndryshimi
i stemës së shtetit, për arsye se ajo nuk përmban asnjë karakteristikë
të bashkësisë etnike shqiptare;
13. Lufta e
2001-shit të zërë vendin e merituar në historinë e Republikës së
Maqedonisë dhe të përfshihet në tekstet shkollore dhe universitare të këtij
vendi;
14. Të zgjidhet statusi
i dëshmorëve të luftës së 2001-shit;
15. Të zgjidhet statusi
i invalidëve të luftës së 2001-shit;
16. Të zgjidhet
çështja e ndërrimit të emrit në mënyrë që Maqedonisë t’i hapet
shtegu i integrimit euro-atlantik;
17.
Sllavo-maqedonasit janë popull me identitet të diskutueshëm;
18.
Sllavo-maqedonasit nuk mund të jenë mbartës të vetëm të
shtetësisë;
19.
Sllavo-maqedonasit nuk mund të jenë trashëgues të vetëm të
shtetësisë;
20. Të bëhet regjistrimi
i popullsisë sipas standardeve evropiane;
21. Buxheti
i shtetit të ndahet në mënyrë proporcionale si dhe në bazë
të kontributit ekonomiko-financiar të
shqiptarëve në krijimin e tij, duke përfshirë edhe mjetet financiare të
diasporës shqiptare që derdhen çdo vit në Maqedoni;
22. Investimet
e huaja të realizohen në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë,
në përputhje me potencialin demografik të shqiptarëve si dhe me kontributin e
tyre ekonomiko-financiar;
23. Të
intensifikohen marrëdhëniet e gjithanshme midis Maqedonisë dhe Shqipërisë
si dhe Maqedonisë dhe Kosovës;
24. Studentët
e dalluar shqiptarë në ngarkim të buxhetit të shtetit, të
dërgohen për ngritje profesionale dhe për specializime në botën e jashtme;
25. Pjesa
shqiptare e mjeteve, e harxhuar për projektin “Shkupi 2014”, t’u kthehet
shqiptarëve;
26. Të themelohet Gjykata
Speciale e cila do të merrej me procedimin e rasteve që burojnë nga
përgjimet;
27. Të zgjidhet statusi
i ish të burgosurve dhe i të përndjekurve politikë
shqiptarë në Maqedoni që kanë vuajtur dënime nëpër burgjet jugosllave,
që nga viti 1944 e këndej;
28. Të
lirohen nga burgjet e Maqedonisë të gjithë të burgosurit politikë
shqiptarë;
29. Një pjesë e të
dënuarve shqiptarë t’i nënshtrohen rigjykimit, në mënyrë që e
vërteta të dalë në shesh;
30. Të ndërtohen
në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë zona të lira ekonomike;
31. Të ndërtohen vija
hekurudhore moderne me të cilat Maqedonia do të lidhej me Shqipërinë
dhe me Kosovën;
32. Të bëhen investime
infrastrukturore kapitale në pjesën veriperëndimore të
Maqedonisë, duke ndërtuar autostrada moderne në vijat:
- Gostivar - Qafa
e Thanës;
- Tetovë -
Glloboçicë;
- Tetovë -
Prizren, duke çelur tunel nëpër malin Sharr;
- Shkup - Prishtinë;
- Të ndërtohen
rrugë automobilistike në fshatrat e rrethit të Kumanovës që lidhen me Kosovën
lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë);
* * *
Refuzimi i
kërkesave, nga pala sllavo-maqedonase, për një status shtetformues të
shqiptarëve, mund t’i shtyjë ata:
- të veprojnë
politikisht - jashtë institucioneve të shtetit;
- të zbatojnë
politikën e mosbindjes civile pasive;
- të ndjekin
politikën e mosbindjes civile vepruese;
- të krijojnë sistem
paralel;
- të realizojnë të
drejtën për vetëvendosje.
Zgjidhja e
çështjes shqiptare në Maqedoni është në interes të paqes dhe të
stabilitetit të shtetit.
Zgjidhja e
çështjes shqiptare në Maqedoni është në interes të stabilitetit të
rajonit.
Pa u zgjidhur çështja shqiptare, Maqedonia kurrë s’ka për të qenë shtet i
qëndrueshëm dhe demokratik.
Pjesa veriperëndimore e Maqedonisë paraqet vazhdimësi të pashkëputur
etnike, gjuhësore, historike, kulturore dhe etnografike të trojeve kombëtare
shqiptare në gadishull.