Editorial » Zejneli
Xhelal Zejneli: Çështja shqiptare në Maqedoni - Fillimet e një veprimi politik
E diele, 04.07.2021, 06:59 PM
ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONI – FILLIMET E NJË VEPRIMI POLITIK
Nga
Xhelal Zejneli
Në
kundërshti me parim etnik dhe historik, në Mbledhjen e Dytë ë AVNOJ-it (KAÇKJ)
në Jajce të Bosnjës dhe Hercegovinës, të mbajtur më 29.XI.1943 nga komunistët
jugosllavë të Titos u krijua Maqedonia. Me fjalë të tjera, ajo është kreaturë
johistorike kominterniste dhe serbokomuniste, në
funksion të neutralizimit dhe të amortizimit të aspiratave historike
homogjeniste dhe ekspansioniste të Bullgarsië, të Serbisë dhe të Greqisë ndaj
saj. Maqedonia pra është zonë-tempon, në shërbim të ekuilibrit
ndërballkanik. Mund të supozohet se prishja e këtij ekuilibri është inkompatibilme
interesat gjeopolitikë dhe strategjikë të qendrave politike ndërkombëtare të
vendosjes.
Në
vitin 1991, Maqedonia u shkëput nga Jugosllavia dhe filloi ndërtimin e sistemit
pluralist. Pluralizmi politik dhe ideologjik në Maqedoni u quajt ndryshe edhe
si periudhë e tranzicionit. Tranzicioni në Maqedoni ka hyrë në dhjetëvjeçarin e
tretë. Ai filloi në vitin 1991 dhe zgjat deri në ditët tona.
Me t’u
shkëputur Maqedonia nga Jugosllavia, populli sllavo-maqedonas u bë:
-
trashëgues i vetëm i shtetësisë; dhe
-
mbartës i vetëm i shtetësisë.
Shqiptarët
ndërkaq, në vitin 1991, u privuan nga të gjitha mundësitë për të qenë edhe
ata trashëgues të shtetësisëdhe mbartës të
shtetësisë. Për të drejtat e veta, ata duhej të luftonin çdo ditë.
* * *
Në
zhvillimin e proceseve në Maqedoni, që nga shkëputja e saj nga amalgama
jugosllave, kanë ushtruar ndikim:
-
faktori sllavo-maqedonas;
-
faktori shqiptar;
-
qendrat politike shqiptare të vendosjes – Tirana dhe Prishtina;
-
boshti sllavo-bizantin ballkanik: Beogradi, Sofja dhe Athina;
-
qendrat politike ndërkombëtare të vendosjes – Uashingtoni dhe Brukseli.
Në
zhvillimet rreth Maqedonisë, SHBA-ja ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol të
veçantë:
- e
mbron tërësinë tokësore të Maqedonisë;
- e
mbron sovranitetin e Maqedonisë;
-
parandalon aspiratat hegjemoniste dhe ekspansioniste të Bullgarisë, të Serbisë
dhe të Greqëisë ndaj saj;
- i
sugjeron Shqipërisë dhe Kosovës që ndaj Maqedonisë të ndjekin politikë
konstruktive.
Faktorit
politik shqiptar në Maqedoni, SHBA-ja i ka sugjeruar dhe vazhdon t’i sugjerojë:
- të
mos shtrojë kërkesa politike radikale;
- të
ndjekë politikë konstruktive, paqeruajtëse dhe stabilzuese;
- të
veprojë politikisht, në kuadër të institucioneve të sistemit;
- të
ndjekë politikë të moderuar.
Njëherazi,
SHBA-ja nuk e ka parapëlqyer dhe nuk e mbështet as sot, homogjenizimin mbi
baza etnike në Maqedoni. Me fjalë të tjera, si në hapësirën politike
sllavo-maqedonase, ashtu edhe në hapësirën politike shqiptare, Uashingtoni
sugjeron që dy bashkësitë etnike të veprojnë në kuadër të pluralizmit
politik, pluralizmit ideologjik dhe pluralizmit të interesave.
Sipas
faktorit ndërkombëtar, homogjenizimi mbi baza etnike do ta destabilizonte
Maqedoninë, do t’i thellonte ndasitë midis dy etnikumeve dhe do të shpinte në
federalizmin joformal të saj.
Sipas
faktorit ndërkombëtar, destabilizimi i Maqdonisë mund të hapë kutinë
e Pandorës dhe të destabilizojë tërë rajonin. Prania e
perëndimorëve në Maqedoni i neutralizon synimet
bullgare, serbe dhe greke ndaj saj, duke amortizuar njëherazi
edhe pikëpamjet potenciale radikale të faktorit shqiptar në rajon. Sipas
faktorit të huaj, destabilizimi i Maqedonisë të përkujton kohën e luftërave
ballkanike (1912-1913) bellum omnium in omnes,
kur rajoni ishte shndërruar në fuçi baruti.
E
mbrojtur nga ndërkombëtarët, Maqedonia u bë e përkëdhelura e tyre.
Në
kontestin me Athinën rreth emrit, Maqedoninë nuk e mbështet asnjë vend i
Europës, përpos Turqisë.
Shqipëria
dhe Kosova kurrë nuk i kanë mbështetur pikëpamjet dhe veprimet politike
radikale të faktorit shqiptar në Maqedoni. Qëndrimi i Tiranës dhe i
Prishtinës rreth Maqedonisë është kompatibil me atë të
faktorit ndërkombëtar influent. Me fjalë të tjera, autoritet e Tiranës dhe të
Prishtinës kanë kërkuar prore nga faktori shqiptar në Maqedoni:
- të
mos ndjekë politikë radikale;
- të
veprojë në kuadër të institucioneve të sistemit;
Tirana
dhe Prishtina nuk e kanë mbështetur dhe nuk e mbështesin as sot homogjenizimin në
Maqedoni mbi baza etnike, gjë që është në përputhje me qëndrimet e faktorit
ndërkombëtar.
Interesimi
i Tiranës dhe i Prishtinës për zhvillimin e rrjedhave politike në hapësirat
etnike shqiptare jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, nuk është kurrfarë paternalizmi.
Po qe se faktori ndërkombëtar, interesimin e qendrave politike shqiptare të
vendosjes e cilëson si paternalizëm politik, atëherë
atyre duhet bërë një pyetje: A s’është vallë paternalizëm ndërhyrja e
Beogradit në “mbrojtje” të interesave të serbëve të Kosovës, që përbëjnë jo më
shumë se 2% të popullsisë së saj?!
* * *
Në
kohën e shkëputjes së Maqedonisë nga Jugosllavia, shqiptarët nuk kishin:
-
klasë politike të mirëfilltë;
-
klasë intelektuale akademike;
-
klasë shoqërore relevante.
Në
fillim të viteve ’90 të shekullit XX, shqiptarët nuk kishin klasë
politike të mirëfilltë ngase gjatë periudhës së viteve 1945-1991
nuk konsideroheshin subjekt apo faktor politik shtetformues. Të
lënë në margjinat e proceseve politike, shqiptarët nuk kishin si të
krijonin klasë politike. Në pozita politike dhe shoqërore të caktuara
emëroheshin vetëm ata shqiptarë që ishin të përshtatshëm për politikën
sllavo-maqedonase. Në vitin 1986 e më pas, shtypi i Beogradit, shqiptarët e
këtillë do t’i quajë shqiptarë të ndershëm. Në fillim të
viteve ’90 të shekullit XX, shqiptarët nuk kishin klasë intelektuale të
fuqishme ngase nuk posedonin asnjë institucion kulturor dhe shkencor kombëtar.
Në institucionet kulturore dhe shkencore shtetërore, d.m.th. sllavo-maqedonase,
nuk ishin të përfshirë fare. Në vitin 1991 e më pas, shqiptarët nuk
kishin klasë shoqërore relevante për arsye se në
periudhën e pasluftës, d.m.th. në vitet 1945-1991, ishin në margjinat e
proceseve ekonomike dhe financiare.
Rrjedhimisht,
edhe organizimi politik i shqiptarëve në Maqedoni, në fillim të viteve të
pluralizmit, nuk ishte në lartësi të duhur. Kështu që faktori politik shqiptar:
-
asnjëherë nuk arriti të veprojë si një faktor i bashkuar dhe unik;
- nuk
ndërtoi një platformë politike të përbashkët;
- nuk
e përkufizoi drejt dhe saktë kauzën shqiptare në Maqedoni
- nuk
e artikuloi saktë interesin kombëtar;
- nuk
e përcaktoi drejt dhe saktë mënyrën e veprimit politik.
Me
kapacitet politik dhe intelektual të pamjaftueshëm, faktori politik shqiptar në
Maqedoni, pa arritur një marrëveshje historike dyetnike
me faktorin sllavo-maqedonas, hyri në sistem, si në organin ligjvënës, ashtu
edhe në atë ekzekutiv, madje në të tri nivelet e pushtetit: qendror, vendor dhe
gjyqësor.
Duke u
përfshirë në sistem pa një marrëveshje historike dyetnike, faktori politik
shqiptar:
-
shndërrohej në dekor të demokracisë në Maqedoni;
-
bëhej vegël dhe instrument i pushtetit sllavo-maqedonas;
-
bëhej pjesë e ndërtimit të një shteti, që ua siguronte sllavo-maqedonasve
statusin e kombit.
Hyrja
e faktorit politik shqiptar në sistem, pa një marrëveshje historike ndëretnike,
i sanksionoi shqiptarët si një pakicë kombëtare. Si pasojë e
një veprimi të tillë, faktori politik shqiptar nuk arriti ta zgjidhë kauzën
kombëtare. Asnjë popull në histori nuk ka arritur ta zgjidhë çështjen e vet
kombëtare duke u bërë pjesë e sistemit të popullit sundues dhe dominues, pa
arritur paraprakisht një marrëveshje historike me të.
Të
integrohesh në sistem, pa arritur paraprakisht një marrëveshje historike me
popullin që e konsideron veten shtetformues, do të thotë:
-
interesin kombëtar ta zëvendësosh me një interes të pjesshëm;
-
interesin e përgjithshëm ta zëvendësosh me interesin personal, me interesin e
një grupi apo të një koniunkture;
- ta
nëpërkëmbësh kauzën kombëtare.
Në
vitet e para të pluralizmit politik, faktori politik shqiptar synim parësor
kishte, jo të zgjidhë statusin politik të shqiptarëve, por të hyjë sa më shpejt
në sistem - në qeveri, në kuvend, në gjyqësi dhe në pushtetin vendor. Ky
veprim apolitik dhe kuazipolitik i faktorit
shqiptar bëri të mundur ardhjen në pozitë të një nomenklature, për
interesa të individëve dhe të grupeve. Privilegjet dhe favoret e individëve, të
grupeve, të klaneve apo të një nomenklature, nuk paraqesin interes të
përgjithshëm, por koniunktural. Interesi koniunktural nuk
paraqet interes kombëtar.
Hyrja
në sistem e një partie politike shqiptare pa marrëveshje historike
ndërmjet dy popujve, e bën atë parti pjesë të institucioneve të shtetit,
pa kurrfarë roli vendimmarrës.
* * *
Në
rrethanat ballkanike, partitë politike lindin kryesisht:
- në
momentet historike, që paraqesin kthesa të mëdha; dhe
- në
kohë krizash të thella politike, ekonomike dhe shoqërore.
Për të
shpëtuar nga terrori sllav dhe nga terri bizantin dhe për të parë dritën e
lirisë dhe të demokracisë, populli shqiptar gjatë tërë periudhës së pluralizmit
nuk kurseu asgjë, madje as gjakun e bijve të vet.
Në
çastin historik të shkëputjes së Maqedonisë nga Jugosllavia në vitin 1991,
lindi Partia për Prosperitet Demokratik, me fizionomi të një lëvizjeje
popullore. Lufta e 2001-shit ndërkaq, paraqet çastin historik në të cilën
lindi Bashkimin Demokratik për Integrim. Nga dështimi politik i
PPD-së, lindi nga gjiri i saj fraksioni i quajtur PPDSH, i cili më vonë u
shndërrua në subjekt politik të mëvetësishëm, i identifikuar me emërtimin Partia
Demokratike Shqiptare. Pas ngjarjeve tragjike të Gostivarit, këtij subjekti
politik iu bashkëngjit edhe Partia Demokratike Popullore. Tendencat e
individëve apo të grupeve të caktuara për të krijuar parti politike shqiptare
jashtë këtyre dy momenteve historike të sipërthëna, me njëfarë përjashtimi të
RDK-së – dështuan.
Në
hapësirën politike shqiptare, që nga viti 1991 deri më sot, u formuan shumë
parti politike. Disa prej tyre u shuan, sapo u formuan. Themeluesit e partive
politike tanimë të shuara, nuk kanë pasur ndonjë qëllimi apo synimi kombëtar.
Themeluesit e këtyre pseudopartive kanë pasur vetëm një qëllim: të bëhen
deputetë të kuvendit maqedonas.
Partia
për Prosperitet Demokratik i kishte elementet e një lëvizjeje popullore.
Në radhët e saj kishte njerëz të cilët preokupim parësor e kishin fatin e
shqiptarëve. Por, karakteristika të saj ishin edhe:
-
potenciali politik i kufizuar;
-
fryma nacionaliste e pamjaftueshme;
-
ndikimi nga faktori sllavo-maqedonas;
-
infiltrimi në radhët e saj, të individëve të caktuar, me të kaluar të dyshimtë.
Partia
për Prosperitet Demokratik doli nga skena dhe e pezulloi veprimtarinë, pa lënë
ndonjë gjurme të theksuar në historinë e popullit shqiptar të këtyre anëve.
Megjithëkëtë, vetë fakti i themelimit të saj, paraqet akt historik. Duhet
theksuar se në raste të caktuara ky subjekt politik manifestoi përgjegjësi
politike, si:
- nuk
mori pjesë në referendumin e Kiro Gligorovit, të mbajtur më
19991, për shpalljen e pavarësisë së Maqedonisë, me të drejtën për
t’iu bashkëngjitur ndonjë shteti tjetër të eks-Jugosllavisë;
- bojkotoi regjistrimin
e popullsisë në Maqedoni, të zbatuar në vitin 1991;
- nuk
e votoi Kushtetutën, të miratuar në Kuvendin e RM-së më 17 nëntor
1991, sipas së cilës Maqedonia përkufizohej si shtet unitar, monoetnik
dhe centralist;
-
organizoi Referendumin për autonomi politiko-territoriale të
pjesës veri-perëndimore të Maqedonisë, të zbatuar më 11 dhe 12 janar 1992;
- në
vitin 1994, në selinë e kësaj partie, Prof. Dr. Fadil Sulejmani e
lexoi Vendimin e themelimit të Universitetit të Tetovës, të cilin,
me nënshkrimet e veta e mbështetën edhe disa ministra të këtij subjekti politik
si dhe tri komunat e udhëhequra prej përfaqësuesve të tij.
Projekti
madhor i themelimit të Universitetit të Tetovës u mbështet nga inteligjencia
shqiptare, nga faktorë politikë, nga organizma të shoqërisë civile, nga
shoqëria shqiptare në mbarë trojet etnike, nga diaspora shqiptare etj.
Pas
tetë vjet qeverisjeje të pasuksesshme të PPD-së, pjesë e qeverisë së Maqedonisë
u bë PDSH-ja. Ndryshime të caktuara pozitive që u bënë në favor të shqiptarëve
gjatë qeverisjes së këtij subjekti politik, nuk e preknin statusin politik dhe
juridik të tyre.
* * *
Politika
e faktorit shqiptar në Maqedoni ka elemente të caktuara të politikës
populiste. Faktori politik shqiptar, më tepër i ngjan një lëvizjeje popullore,
sesa një subjekti politik bashkëkohor, që funksionon në mënyrë profesionale, me
program politik të përcaktuar dhe me vizion të qartë për të ardhmen.
Ndarja
e faktorit politik shqiptar në djathtistë dhe në majtistë, nuk
është veçse përcaktim fiktiv. Shqiptarët nuk Maqedoni nuk posedojnë:
-
shtresë shoqërore relevante dhe klasë punëtore;
-
bujqësi intensive bashkëkohore dhe blegtori të menaxhuar sipas standardeve
evropiane;
-
ndërmarrje prodhuese të mirëfillta, makroekonomi dhe treg kombëtar;
-
sistem bankar kombëtar dhe kapital financiar që vihet në qarkullim për proceset
makroekonomike;
-
eksport mallrash dhe tregje të jashtme.
Shqiptarët
në Maqedoni funksionojnë kryesisht me mikrovlera, me mikrostruktura dhe
me mikrosisteme. Veprojnë në mikroplan. Preokupim i
elektoratit shqiptar është punësimi dhe ekistenca lakuriqe. Për çfarë
djathtizmi e majtizmi mund të flitet në këtë mes?! Po të hapen rrugët për në
Perëndim, brenda një kohe të shkurtër shumë të rinj shqiptarë perspektivën e
vet do ta kërkonin në qendrat evropiane.
Karakteristikë
e proceseve në hapësirën politike shqiptare në Maqedoni, në periudhën e viteve
1991 e këndej është:
-
potenciali jo aq i madh i faktorit politik shqiptar;
-
shkalla e ulët e organizimit të faktorit politik shqiptar;
-
niveli jo aq i lartë i inteligjencies shqiptare;
-
oportunizmi dhe konformizmi në radhët e inteligjencies;
-
mungesa e institucioneve kulturore dhe shkencore kombëtare.
Në
rrethana të tilla, çështja shqiptare në Maqedoni do të sillet midis skilës
dhe haribdës. Kauza shqiptare do të shndërrohet
në kërkesa jo mjaft të definuara, të cilat, faktori sllavo-maqedonas
do t’i shtrijë në shtratin e Prokrustit. Asnjëherë në
histori, një popull nuk i ka realizuar interesat kombëtarë, derisa ato janë
matur në shtratin e Prokrustit. Shqiptarët ishin ata që shtronin kërkesa. Ia
shtronin ato palës sllavo-maqedonase. Këta të fundit ndërkaq, ishin ata që
vendosnin nëse do ta pranonin ose jo, kërkesën e caktuar. Për sasinë e të
drejtave të shqiptarëve, të matura në shtratin e sipërthënë, vendoste pala
tjetër. Çdo e drejtë apo kërkesë, e matur në shtratin e Prokrustit zgjidhet në
mënyrë paliative dhe gjysmake. Pikërisht
për këtë arsye, çështja të caktuara që kishin të bënin me interesin
shqiptar, nuk u zgjidhën në mënyrë të drejtë.
Për të
drejtat e veta legjitime dhe historikisht të bazuara, shqiptarët duhej të vendosnin
vetë dhe jo t’i paraqitnin kërkesë palës sllavo-maqedonase. Ky s’do të kishte
qenë kurrfarë koncepti radikal, por realizëm politik.
Edhe
sot, në dhjetëvjeçarin e tretë të pluralizmit politik, çështja shqiptare në
Maqedoni përplaset midis skilës dhe haribdës dhe ndodhet e shtrirë
në shtratin e Prokrustit.
Faktori
politik shqiptar duhet të bëjë dallimin ndërmjet zgjidhjes së statusit
politik dhe juridik, në një anë dhe zgjidhjes së kërkesave,
në anën tjetër. Një populli që s’e zgjidh drejt statusin e vet politik dhe
juridik, s’i mbetet tjetër pos me vite dhe dekada të merret me zgjidhje
kërkesash.
Si
është e mundur që sllavo-maqedonasit, ndonëse një popull i vogël dhe me
identitet të diskutueshëm, t’i nëpërkëmbin të drejtat primordiale
të shqiptarëve autoktonë, të cilët përbëjnë një të tretën e popullsisë
së Maqedonisë?! Nga e marrin forcën për t’i nënshtruar shqiptarët?! Duhet thënë
se:
-
politika antishqiptare e Shkupit mbështetet nga boshti bizantin i
rajonit – Beograd, Sofje dhe Athinë, përfshi dhe Moskën;
- për
shkak të fragjilitetit dhe rëndësisë gjeopolitike,
Maqedonia gëzon mbrojtjen e faktorit ndërkombëtar influent;
-
organizimi politik i faktorit shqiptar nuk është në shkallë të duhur.
* * *
Për ta
parandaluar faktorizimin e shqiptarëve, pala sllavo-maqedonase, që nga viti
1991 e këndej, zbatoi ndaj tyre një strategji të veçantë:
-
ndërtoi sistem unitar, krijoi shtet monoetnik dhe ushtroi pushtet centralist;
-
ndoqi politikë restriktive dhe diskriminuese;
-
ndërmori veprime opresive, duke ndërhyrë në viset shqiptare edhe me
ekspedita ushtarako-policore.
* * *
Të
drejtat politike të shqiptarëve janë injoruar, si nga Kiro Gligorovi apo
LSDM-ja e Branko Cërvenkovskit, ashtu edhe nga VMRO-të e Lubço
Georgievskit, përkatësisht të Nikolla Gruevskit. Që të gjithë, kanë bërë çmos
që shqiptarët t’i trajtojnë si pakicë kombëtare. Madje, dy partitë
sllavo-maqedonase vazhdimisht e kanë fajësuar njëra-tjetrën për sasinë gjoja të
madhe të të drejtave që ua japin shqiptarëve.
Politika diskriminuese,
restriktive, unitariste, centraliste dhe monoetnike e
sllavo-maqedonasve i vendosi shqiptarët në grupin e pakicave ku bëjnë
pjesë: vllehtë, romët, serbët, turqit. Shqiptarët ndërkaq, brenda
dy dekadave të pluralizmit politik, asnjëherë nuk e refuzuan takimin me të
dërguarin e OSBE-së për pakica, duke filluar që nga ambasadori Gert
Arens (Geert-Hinrich Arhens, 1934-) deri te diplomati norvegjez Knut
Volebek (Knut Vollebaek, 1946-). Nuk mund të pretendosh për status populli
shtetformues, e në anën tjetër të takohesh me emisarin për pakica.
Që nga viti 1991
deri më sot, faktori sllavo-maqedonas i përjashtoi shqiptarët nga të
gjitha proceset ekonomike dhe financiare. Në proceset
ekonomike dhe financiare, shqiptarët në Maqedoni janë të përfshirë vetëm
1%. Në fillim të viteve të tranzicionit, të gjitha ndërmarrjet, fabrikat dhe
repartet prodhuese të hapësirave etnike shqiptare u privatizuan nga
pala sllavo-maqedonase. Duke i margjinalizuar shqiptarët nga proceset ekonomike
dhe financiare, i shndërroi ata në popull social. E popujt social,
preokupim parësor s’e kanë dot çështjen kombëtare, gjuhën, flamurin dhe
Skënderbeun, por ekzistencën lakuriqe. Një popull, i sjellë në zgrip të
mbijetesës lakuriqe, më lehtë nënshtrohet dhe sundohet.
Për ta
relativizuar peshën e faktorit shqiptar, pala sllavo-maqedonase i shtyri
shqiptarët:
- të
merren me vetveten dhe të kacafyten ndër vete;
- të
njëjtat kërkesa t’i përsërisin dhe t’i përsërisin vite me radhë;
- me
dekada të merren me çështjen e gjuhës dhe të flamurit;
- të
qëndrojnë sa më larg kërkesave ekonomike.
Pjesë
e strategjisë antishqiptare ishin edhe abuzimet dhe pasurimi
brenda natës që ua mundësoi faktori sllavo-maqedonas individëve të
caktuar nga radhët e politikanëve shqiptarë, duke krijuar kështu një kastë
të korruptuar samurajësh. Kjo kastë e të privilegjuarve, duke u bërë
instrument i politikës unitariste, centraliste dhe monoetnike
sllavo-maqedonase, u shndërrua në grup politik irrelevant, të papërfillshëm dhe
joinfluent. Duhet ditur se janë do punë që nuk shkojnë bashkë, si p.sh.:
- edhe
atdhetar, edhe pjesë e qeverisë së një shteti diskriminues; ose
-
dje i varfër, sot pasanik brenda nate dhe në të njëjtën kohë edhe patriot.