E enjte, 25.04.2024, 08:59 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Urim Gjata: Nderohen me mirënjohje personalitete të ndryshme në Tiranë

E hene, 01.12.2008, 07:41 PM


Urim Gjata
NDEROHEN ME MIRËNJOHJE PERSONALITETE TË NDRYSHME NË TIRANË

 

Nga Urim GJATA

 

Të dielën në mbrëmje në Pallatin e Kongreseve në Tiranë mbajtën Festivali i tretë Ndërkombëtar i Forumit Imazh dhe Media ku u nderuan me Çmime dhe Mirënjohje shumë figura të shquara nga jeta politike dhe kulturore nga mbarë trevat shqiptare. Organizatorët të drejtuar nga kryetari i Forumit prof.dr. Astrit Memia ishin kujdesur që në këtë aktivitet të kishte përfaqësues nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Çamëria, Presheva. Të pranishëm ishin edhe deputet dhe ministra si Zv/Ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta znj. Marjeta Zaçe (Pronjari), Prefektja e Korçës Elfrida Zefi, Ministri pa portofol i Malit të Zi z. Ferhat Dinosha, akademiku Esat Stavileci, deputeti i PDSH Daut Rexhepi LEKA, përfaqësuesja e partisë DR znj.Flora Latifi (Maloku), kryetari i Lidhjes së Shoqatave Shqiptare në Greqi z.Rudi Mezini, Kryetari i Forumit Ndërkombëtar për të Drejatat dhe Liritë e Njeriut dega Maqedoni z.Idriz Sinani etj.

Në tingujt e muzikës dhe këngës shqiptare të kënduar nga këngëtarët e njohur Eranda Libohova, Elbasan Munishi, Endri dhe Stefi Prifti, Eneida Tarifaj, Lirio Nushi, grupi i valleve nga Rugova, Gjakova, Zef Beka, Edi Furra, humoristët Behar Mera etj. Më tej aktiviteti vazhdoji me ndarjen e çmimeve për IMAZHIN më të mirë të politikanit të vitit, humanist, për filmin dokumentar më të mirë etj. Për imazhin e politikanit më të mirë dhe vizionar u nderuar me çmim të artë politikani i madh z.Arbër Xhaferi i cili në mungesë të tij për arsye shëndetësore çmimin e tërhoqi përfaqësuesi i PDSH deputeti Daut Rexhep LEKA. Për Imazhin në ndihmë të fëmijëve u nderuar me çmim ari znj. Liri Berisha, për filmin dokumentar në kujdesie të Ekologjisë fitoji filmi dokumentar i bërë nga shoqata Ekologjike EKO-NATYRA me kryetar Nexhbedin Haliti me qendër në Shipkovicë etj. Kryetari i Forumit Imazh & Media Dr. Astrit Memia përshëndeti të ftuarit dhe personalitetet që u nderuan me çmime duke u angazhuar që do të vazhdojë punën për rritjen e imazhit të Shqipërisë në botë, për shtrirjen e Forumit Imazh & Media edhe me gjerë në trojet shqiptare si dhe jashtë tyre në Itali, Greqi, Francë, Belgjikë, Angli dhe Amerikë. Forumi Imazh & Media ka për qëllim evidentimin e individualiteteve, personaliteteve dhe figurave publike Shqiptare të cilat kanë rritur dhe rrisin imazhin e Shqipërisë në botë. Në fund aktiviteti u mbyll me këngën e njohur PËR TY FLAMUR të kënduar nga këngëtari tetovar Elbasan Munishi i cili me zërin e tij elektrizoji spektatorët e shumtë që kishin mbushur sallën e madhe në Pallatin e Kongreseve në kryeqytetin e Shqipërisë.

Mirenjohje - Arben LLALLA
Pas kësaj mbrëmje aktivitetet vazhduan në kujdesin e Shoqata të ndryshme joqeveritare shqiptare të cilat me rastin e festave kanë nderuar me çmime dhe mirënjohje shumë figura kombëtare që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm për zhvillimin nëpër sfera të ndryshme jetësore. Në një manifestim të organizuar për nder të festës së Flamurit më tej në Vilën 31, ish-shtëpia e diktatorit Enver Hoxha në organizim të Forumi Imazh dhe Media dhe në bashkëpunim shoqatat e ndryshme shqiptare ndanë mirënjohje personaliteteve të ndryshme. Në mes të vlerësuarve këtë vit Lidhja e Shoqatave të Shqiptarëve në Greqi nderoji me Mirënjohje historianin dhe publicistin Arben Llalla me motivacionin: “Për kontributin në mbrojtje të të drejtave të emigrantëve shqiptar në Greqi (1998-2004). Dhe për ndihmat humanitare që ka mbledhur dhe dërguar për refugjatët shqiptar të Kosovës gjatë luftës së vitit 1999”. Po ashtu dr. Astrit Memia u shpall Anëtarë Nderi i “Lidhjes së Shoqatave të Shqiptarëve në Greqi” me motivacionin:

“Për kontributin e dhënë si politikan dhe opinionisbërës për çështjen kombëtare dhe në të mirë të paqes dhe sigurisë rajonale. Për lartësimin e imazhit shqiptar në botë, si dhe për kontributin në ndihmë të emigrantëve shqiptarë në Greqi.”

Vitin e kaluar Lidhja e Shoqatave Shqiptare në Greqi me Mirënjohje ka nderuar znj.Liri Berisha dhe Urim Gjatën.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora