Kulturë
Sevdail Hyseni: Brezat e artë të familjes Ramadani
E hene, 31.05.2021, 09:28 AM
Malësia e Bujanocit
Brezat e artë të
familjes Ramadani, kultivuesit e ndjenjës së dashurisë për vendlindjen
 Nga
Sevdail Hyseni
Nga
Sevdail Hyseni
Malësia
e Bujanocit, një  krahinë  e mrekullueshme e zonës kufitare në mes
Kosovës dhe Serbisë, është  e njohur për
mrekullitë e natyrës, si dhe për trimërinë, bujarinë, mikpritjen e bamirësinë e
banorëve të saj.
Novosella,
gjendet në  afërsi të Vranjës e përmendur
për kultivimin e patates dhe prodhimeve të 
tjera bujqësore, shumë të kërkuara në tregjet rajonale.
Novosella,
gjithashtu, ka një  pozitë  shumë 
strategjike, në të cilin gjendet maja më e lartë e Shën Ilisë e njohur
si Sveti Ilia, me klimë  karakteristike,
e me një ambient të volitshëm për t’u ngritur një Senatorium, ose të shpallet
zonë turistike, shumë atraktive për vizitorë.
Në
mesin e katër mëhallave të këtij vendbanimi kodrinoro-malor, është edhe familja
e Selmanëve, nga trungu gjenealogjik i së cilës, dolën burra të fjalës, besës,
trimërisë, bamirësisë, bujarisë  e
fisnikërisë.
Fisnikëria
Në  mesin e këtyre familjeve, që  i dhanë emër katundit dhe gjithë  shqiptarisë së  kësaj ane të 
Dardanisë  Ilire ishte familja
Ramadani, e cila brez pas brezi e kultivoi ndjenjën e dashurisë  për vendlindjen, duke sakrifikuar edhe jetën,
në  shërbim të  Atdheut.
Edhe
sot pas kaq vitesh në  Malësi të  Bujanocit dhe më gjerë në shqiptari,
përmendet me respekt dhe dashuri emri i Mulla Selimit, një  hoxhë  me
plot kuptimin e fjalës. Ai, ishte një 
shembull i mirë  i komunikimit dhe
bashkëpunimit me njerëz dhe kushdo që e takonte kishte për ta mbajtur gjatë në
mend për mikpritjen dhe bujarinë  e tij.
Fama
e këtij njeriu të mirë shtrihej nga Novosella e deri te skajet më  të 
largëta të  Atdheut tonë. Banorë t
e Malësisë  dhe më  gjerë 
në  rajon, kishin nevojë  për Mulla Selimin, jo vetëm për fjalën e urtë
të tij, këshillat dhe shkrimet, që  ua
bënte për lirimin e nevojtarëve nga streset e shumta, por edhe për humanizmin e
tij prej një atdhetari të vërtetë.
Humaniteti
Rrugën
e tij e ndoqi Doktor Ilazi, një  njeri i
urtë  e veprimtar i palodhshëm, i cili
punonte si teknik mjekësor, por të 
gjithë  e njihnin si doktor me
një  përvojë  të 
jashtëzakonshme  në  profesionin e tij. Ai, duke shkuar pas hapave
të  Mulla Selimit, shiti edhe tokën e
baballëkut për ta rregulluar rrugën Zarbicë-Muhoc dhe më gjerë. Veprimtaria e
tij, ishte në shënjestër të njerëzve të sigurimit shtetëror, të cilët gjatë
vitit 1999 e arrestuan, duke e dënuar me tre vjet e gjysmë burg. Për Doktor
Ilazin, janë shkruar shkrime të ndryshme, si dhe është shkruar libri “Doktor
Ilazi - një humanist i madh”, nga autori Behram Hoti.
Doktor
Ilazi, për meritat e tij në  popull,
autoritetet e Komunë s së  Bujanocit, e
shpallën qytetar nderi, duke ia lë në 
emrin një  rrugë  në 
qytetin e Bujanocit, pastaj përfaqësuesit e Bashkësive Lokale në  Zarbicë 
e Muhoc, i ngritë n pllaka përkujtimi në 
Ambulancë  dhe bibliotekë  të 
këtyre vendbanimeve. Gjithashtu, nuk kanë  munguar iniciativa që  rruga e asfaltuar Zarbicë  Muhoc, të 
mbajë  emrin e këtij veprimtari,
Dr. Ilazi, i cili është një sinonim i sakrificës dhe sfidave të shumta për ta
ndërtuar këtë rrugë, duke shitur edhe pasurinë e tij private në favor të
rregullimit të rrugës.
Sakrifica
Rrugën
e të  parëve të  Novosellës e ndoqi edhe Mulla Mefail
Ramadani, familjarë  me Mulla Selimin dhe
Doktor Ilazin, i cili, në  pranverën e
vitit 2021, ndërroi jetë , duke lënë  pas
vetes vepra të  arta për shoqërinë  tonë. 
Hoxhë Mefail Ramadani, ishte nipi i Doktor Ilazit, humanistit dhe
atdhetarit të devotshëm të Malësisë së Bujanocit.
Mulla
Mefa, ishte një  veprimtar i palodhshëm,
një imam dhe mbi të gjitha një njeri i dashur e i respektuar prej shoqërisë
sonë, e cila krenohej dhe mburrej me emrin e tij.
Malësia
e Bujanocit dhe Gjilani me gjithë Anamoravë e kanë njohur Mulla Mefën, i cili
jo vetëm që ka predikuar fenë, por ka marrë pjesë në shumë aksione me karakter
shoqëror e humanitar, pastaj ka trashëguar rrugën e Doktor Ilazit për humanitet
dhe rrugën e Mulla Selimit, të njohur për falltar e pleqnar.
Me
vdekjen e Mulla Mefës, shoqëria shqiptare, humbi një vëlla, një mik e një njeri
shumë të dashur, të drejtë në mendime dhe të rreptë ne qëndrime, një shembull
tipik malësori, i përmendur për bujari, fisnikëri, trimëri, atdhedashuri dhe
humanitet.
Familja
Ramadani e shtrirë  në  shumë 
rrethe e qendra si: Prishtina, Gjilani, Bujanoci, Kumanova etj, vazhdon
të  nxjerr emra si Mulla Selimi, Doktor
Ilazi e Mulla Mefaili, e ata janë Avdil Ramadani dhe pasardhësit e tjerë,
të  cilët me punë  dhe angazhime, ruajnë autoritetin e të  parëve të tyre dhe shtojnë autoritetin e
kësaj familjeje në tokat shqiptare.
Sfidat
Avdil
Ramadani, një  aktivist politik, i
radhitur në  Partinë  Republikane, nuk pushuan së  angazhuari për t’i  zgjidhur problemet e shqiptarëve të  grumbulluara me shekuj në  këto hapësira të  Luginës së 
Preshevës.
Republikani
i devotshëm zotëri Ramadani, duke ndjekur gjurmët e të  parëve të 
tij, me një  përvojë të madhe
në  fushën e humanitetit dhe politikës,
ka zhvilluar takime me përfaqësues të 
niveleve të larta politike, për t’i zgjidhur problemet e shqiptarëve, jo
vetëm në  Malësi të  Bujanocit, por edhe më gjerë në Luginë të
Preshevës.
Familja
Ramadani, me këta njerëz të vendosur, parimorë 
dhe vizionarë, nuk e lë që të shuhet dhe harrohet ideali i të  parëve për liri dhe demokraci, rrugë  e cila është 
trasuar brez pas brezi, duke i dhënë shqiptarisë, një  shembull konkret se si duhet Atdheu, jo vetëm
në kushte të mira, por edhe të vështira, me plot sakrifica dhe sfida.

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










