| E hene, 31.05.2021, 10:28 AM |
Malësia e Bujanocit
Brezat e artë të
familjes Ramadani, kultivuesit e ndjenjës së dashurisë për vendlindjen
Nga
Sevdail Hyseni
Malësia
e Bujanocit, një krahinë e mrekullueshme e zonës kufitare në mes
Kosovës dhe Serbisë, është e njohur për
mrekullitë e natyrës, si dhe për trimërinë, bujarinë, mikpritjen e bamirësinë e
banorëve të saj.
Novosella,
gjendet në afërsi të Vranjës e përmendur
për kultivimin e patates dhe prodhimeve të
tjera bujqësore, shumë të kërkuara në tregjet rajonale.
Novosella,
gjithashtu, ka një pozitë shumë
strategjike, në të cilin gjendet maja më e lartë e Shën Ilisë e njohur
si Sveti Ilia, me klimë karakteristike,
e me një ambient të volitshëm për t’u ngritur një Senatorium, ose të shpallet
zonë turistike, shumë atraktive për vizitorë.
Në
mesin e katër mëhallave të këtij vendbanimi kodrinoro-malor, është edhe familja
e Selmanëve, nga trungu gjenealogjik i së cilës, dolën burra të fjalës, besës,
trimërisë, bamirësisë, bujarisë e
fisnikërisë.
Fisnikëria
Në mesin e këtyre familjeve, që i dhanë emër katundit dhe gjithë shqiptarisë së kësaj ane të
Dardanisë Ilire ishte familja
Ramadani, e cila brez pas brezi e kultivoi ndjenjën e dashurisë për vendlindjen, duke sakrifikuar edhe jetën,
në shërbim të Atdheut.
Edhe
sot pas kaq vitesh në Malësi të Bujanocit dhe më gjerë në shqiptari,
përmendet me respekt dhe dashuri emri i Mulla Selimit, një hoxhë me
plot kuptimin e fjalës. Ai, ishte një
shembull i mirë i komunikimit dhe
bashkëpunimit me njerëz dhe kushdo që e takonte kishte për ta mbajtur gjatë në
mend për mikpritjen dhe bujarinë e tij.
Fama
e këtij njeriu të mirë shtrihej nga Novosella e deri te skajet më të
largëta të Atdheut tonë. Banorë t
e Malësisë dhe më gjerë
në rajon, kishin nevojë për Mulla Selimin, jo vetëm për fjalën e urtë
të tij, këshillat dhe shkrimet, që ua
bënte për lirimin e nevojtarëve nga streset e shumta, por edhe për humanizmin e
tij prej një atdhetari të vërtetë.
Humaniteti
Rrugën
e tij e ndoqi Doktor Ilazi, një njeri i
urtë e veprimtar i palodhshëm, i cili
punonte si teknik mjekësor, por të
gjithë e njihnin si doktor me
një përvojë të
jashtëzakonshme në profesionin e tij. Ai, duke shkuar pas hapave
të Mulla Selimit, shiti edhe tokën e
baballëkut për ta rregulluar rrugën Zarbicë-Muhoc dhe më gjerë. Veprimtaria e
tij, ishte në shënjestër të njerëzve të sigurimit shtetëror, të cilët gjatë
vitit 1999 e arrestuan, duke e dënuar me tre vjet e gjysmë burg. Për Doktor
Ilazin, janë shkruar shkrime të ndryshme, si dhe është shkruar libri “Doktor
Ilazi - një humanist i madh”, nga autori Behram Hoti.
Doktor
Ilazi, për meritat e tij në popull,
autoritetet e Komunë s së Bujanocit, e
shpallën qytetar nderi, duke ia lë në
emrin një rrugë në
qytetin e Bujanocit, pastaj përfaqësuesit e Bashkësive Lokale në Zarbicë
e Muhoc, i ngritë n pllaka përkujtimi në
Ambulancë dhe bibliotekë të
këtyre vendbanimeve. Gjithashtu, nuk kanë munguar iniciativa që rruga e asfaltuar Zarbicë Muhoc, të
mbajë emrin e këtij veprimtari,
Dr. Ilazi, i cili është një sinonim i sakrificës dhe sfidave të shumta për ta
ndërtuar këtë rrugë, duke shitur edhe pasurinë e tij private në favor të
rregullimit të rrugës.
Sakrifica
Rrugën
e të parëve të Novosellës e ndoqi edhe Mulla Mefail
Ramadani, familjarë me Mulla Selimin dhe
Doktor Ilazin, i cili, në pranverën e
vitit 2021, ndërroi jetë , duke lënë pas
vetes vepra të arta për shoqërinë tonë.
Hoxhë Mefail Ramadani, ishte nipi i Doktor Ilazit, humanistit dhe
atdhetarit të devotshëm të Malësisë së Bujanocit.
Mulla
Mefa, ishte një veprimtar i palodhshëm,
një imam dhe mbi të gjitha një njeri i dashur e i respektuar prej shoqërisë
sonë, e cila krenohej dhe mburrej me emrin e tij.
Malësia
e Bujanocit dhe Gjilani me gjithë Anamoravë e kanë njohur Mulla Mefën, i cili
jo vetëm që ka predikuar fenë, por ka marrë pjesë në shumë aksione me karakter
shoqëror e humanitar, pastaj ka trashëguar rrugën e Doktor Ilazit për humanitet
dhe rrugën e Mulla Selimit, të njohur për falltar e pleqnar.
Me
vdekjen e Mulla Mefës, shoqëria shqiptare, humbi një vëlla, një mik e një njeri
shumë të dashur, të drejtë në mendime dhe të rreptë ne qëndrime, një shembull
tipik malësori, i përmendur për bujari, fisnikëri, trimëri, atdhedashuri dhe
humanitet.
Familja
Ramadani e shtrirë në shumë
rrethe e qendra si: Prishtina, Gjilani, Bujanoci, Kumanova etj, vazhdon
të nxjerr emra si Mulla Selimi, Doktor
Ilazi e Mulla Mefaili, e ata janë Avdil Ramadani dhe pasardhësit e tjerë,
të cilët me punë dhe angazhime, ruajnë autoritetin e të parëve të tyre dhe shtojnë autoritetin e
kësaj familjeje në tokat shqiptare.
Sfidat
Avdil
Ramadani, një aktivist politik, i
radhitur në Partinë Republikane, nuk pushuan së angazhuari për t’i zgjidhur problemet e shqiptarëve të grumbulluara me shekuj në këto hapësira të Luginës së
Preshevës.
Republikani
i devotshëm zotëri Ramadani, duke ndjekur gjurmët e të parëve të
tij, me një përvojë të madhe
në fushën e humanitetit dhe politikës,
ka zhvilluar takime me përfaqësues të
niveleve të larta politike, për t’i zgjidhur problemet e shqiptarëve, jo
vetëm në Malësi të Bujanocit, por edhe më gjerë në Luginë të
Preshevës.
Familja
Ramadani, me këta njerëz të vendosur, parimorë
dhe vizionarë, nuk e lë që të shuhet dhe harrohet ideali i të parëve për liri dhe demokraci, rrugë e cila është
trasuar brez pas brezi, duke i dhënë shqiptarisë, një shembull konkret se si duhet Atdheu, jo vetëm
në kushte të mira, por edhe të vështira, me plot sakrifica dhe sfida.