Kulturë
Sabije Dervishi-Veseli: Dramë ku lëvizin legjendat dhe shekujt
E shtune, 15.05.2021, 06:27 PM
Dramë ku lëvizin legjendat dhe shekujt
Pasi
e lexova romanin “Shtyje hënën’’ të Angjelina Markut shkruar me një stil unik,
m`u duk si librat e Harry Potter
Nga
Sabije Dervishi-Veseli, shkrimtare,
ShBA
Ndjenja
shpirtërore me imagjinatën bëhen bashkë dhe autorja shpërthen në një rrëfim
duke krahasuar Shqiponjën me atdheun e pamposhtur nga pushtimet e huaja
shekullore. Emrat e personazheve janë emra origjinalë të heronjve tanë ilirë.
Beteja mes të mirës dhe të keqes duke luftuar për të ardhmen i bën personazhet
të gjalla dhe njerëzore, siç janë, Serafini, Helena, Kostandini e të tjerë.
Secili personazh përjeton ëndrrat e veta, ku së brendshmi buron drita e hënës.
Në mendje të mbeten personazhet që shfaqen në këtë roman brenda një dramë ku
lëvizin legjendat, shekujt, të fshehtat, sprovat, tradhtitë dhe dashuritë.
Në
roman flasin shqiponjat, gurët, djajtë, engjëjt, fëmijët, të rriturit, të
mbijetuarit, me dyshimet dhe të vërtetat rreth tyre. Secili nga figurat mitike
zbulon fuqinë e tij, misterin, dhunën, fatkeqësinë, mallkimin, humbjen apo
fitoren për të prekur lirinë! Shpirtrat e heronjve së bashku me shqiponjat
fluturojnë qiellit të kaltër duke u bërë të pavdekshëm në duel me përbindshat
dhe hijenat.
Romani
shpesh kthehet në retrospektivë ku zhvillohen ngjarje në një univers po ashtu
të pavdekshëm, sa imagjinar po aq edhe real. Pasqyrimi fantastik i vendlindjes
frymëzohet nga mitet.
Ky
roman me një gjuhë të thjeshtë shkruar me mjeshtëri nga Angjelina Marku, na
sjell përmasën e jetës ngadhënjyese të shqiptarëve.