Speciale » Karanxha
Ilia S. Karanxha: Marin Beçikemi dhe inkuzicioni
E hene, 22.02.2021, 09:38 PM
A. Dürer - Kalorësi i pamposhtur
Marin Beçikemi dhe
inkuzicioni
Nga
Ilia S. Karanxha
Të flasësh
për Marin Beçikemin nuk mjafton ta shikosh
thjesht si një nga humanistët e
kohës që ja dedikoi jetën
autorëve të antikitetit. Ai ishte njëkohësisht poet, orator, historian, profesor në universitetin
më të shquar të Europës e mbi të
gjitha një aktivist
me penë e armë në dorë për të luftuar kundër robërisë
otomane.
Mbetet një fakt i pa kundërshtueshëm se qysh i vogël
ai ka qënë me të vertetë «një
dëshmimtar jo i huaj» i
mizorive, shkatrimeve e tmereve otomane që përjetovi një popull i
tërë e në një prizëm më të ngushtë edhe humbjen e njërzve më të dashur të tij.
Brenda
familjes së vet ai dëgjoj për herë të
parë për Skënderbeun i cili
në imagjinatën e tij sa ishte i vogël por edhe kur u rrit nuk kishte si
të mos mbetej si i vertmi simbol
i rezistencë dhe i fitoreve
kundra perandorisë më agresive të kohës. I vetmi kalorës në Evropë që sa ishte gjallë mundi të përballonte
ordhitë otomane.
Këtë kalorës
të shquar Beçikemi, si klerik që
ishte, do ta imagjinonte në një nga variantet e tij të pa botura për Skënderbeun edhe si Shën Mikialin që ve
poshtë demonin.
Jo vetëm
Arbëria dhe Epiri por mbarë Evropa në shek. XV-XVI gjendej
vazhdimisht e kërcënuar nga ordhitë otomane. Jo pa qëllim më i famshmi
piktor i kohës Albert Dürer do të krijojë me daltën e vet kalorsin e pamposhtur që
udhëton me vdekjen dhe demonin. Arti dhe literatura do t`i përshtateshin kushteve të kohës dhe kalorsi fitimtar në fushën e
betejës do të ngrihej në piedestalin më të lartë.
Në variantin
përfundimtar të historisë së Skënderbeut (1522) që doli me emrin Marin Barleti
(alias Beçikemi)...nuk do të gjejmë më
në ballinë shënjtorin mbrojtës por episode e ngjarje nga heronjtë e famshëm të kohës antike greko- romake që gjithashtu kanë qënë
fitimtarë në betja të ashpra kundra
kundërshtarëve të tyre. Beçikemi në këtë
mënyrë azhornohet me mentalitetin e kohës
duke vendosur një pralele mes albanëve të Romës dhe albanëve të
Arbërisë. Ishte koha ku secili
pretendonte prejardhje nga heronjtë e
shquar të anitikitetit greko -romak dhe Skënderbu nuk mund të përjashtohej nga
ky mentalitet pra duhej të paraqiteshe
me dinjitet edhe si një pasardhës i denjë i
këtyre heronjëve të dikurshëm siç ishin Orazio Cochlide, Mucio
Shevola , Remo e Romolo, Aleksandri i
Madh dhe Piroja i Epirit !
Ngritja e
këtij kalorsi në piedestan më të lartë
ashtu si e mendonte vetë Beçikemi nuk do të thotë se mund t`ju pelqente të
gjithëve e aq më pak venecianve të cilët në raport me Skënderbeun kishin pasur
gjithmonë probleme. Më 1525 pra tre vjet pasi ishte publikuar vepra në
Romë, Beçikemit ju desh të përballej me
inkuzicioni venecian.
Më 21qershor
1525 u publikua në Venetik një edicion i
«Heroinave» të Ovidit brenda të cilës u
përmblodhën komentet e qortimet e humanistëv më të shquar të kohës e mes tyre
edhe ato të Marin Beçikemit.
Komentet e
veta Beçikemi ja dedikoj një të quajturi Filippo Foscaro i cili nuk ishte ndonjë personalitet i njohur
në ambientin e humanistve të kohës por babaj i tij Marco Foscaro sipas fjalëve të vetë Beçikemit
: «si gjykatës i Kuries vendoste
shkallën e kontrollit mbi vencianët dhe
ishte emeruar si çensor i parë me votat e gjithë kuvendit »
Dedikimi i
Beçikemit mban daten 9 qershor 1525 pra dhjetë ditë më parë se vepra mbi Ovidin të shikonte dritën e botimit. Vetë familja Foscari në origjinën
e saj kishte pasur edhe një linjë gjaku arbëror. Në dedikimin e vetë Beçikemi
përpiqet të kthehet nga i akuzur në akuzonjës. Kështu i shkruan Filippo Foscaro-s
: «Më vjen shumë turp, pa më
të voglin dyshim, që u mora në pyetje nga ana jote» dhe më poshtë vazhdon :
«Ja në fakt për ty, në të kundërt të asaj
d.m.th. qe kemi vendosur, me qëllim që unë të kënaq plotësisht vullnetin
tënd për këtë qëllim më duhet të të
dërgoj të gjitha korigjimet time mbi Ciceronin, Virgjilin, Orazio Nasone,
Catullo, Terenzio, Persio, Giovanale,
Servio, Prisciano, Lorenzo Valla e Giovanni Tortelli me qëllim që ai miku
juaj mund të përdorë për vehten e
vet këdo që dëshëron. Ti në të
vërtetë shiko, nëse disa nga këro gjëra
janë të mira do të pëlqejnë, disa do të duken pa shumë vlerë, dhe kusuri si të këqija, do të jenë të
pa pëlqyeshme.
Veç kësaj nuk ka sot vetëm tre
shtriga, si një herë e një kohë, por pa fund që nxitin shpifarakët (e
zakonshëm) që të lehin. Nga momenti që
ata rrëmbejnë punimet e mija më të fundit nga çdo anë dhe i perzjejnë me të
tyret duke i molepsur tërësisht...»
Nga citimi i
mësipërm kuptohet se diçka nuk ka
qënë në regull me veprat e Beçikemit por
është absurde që censorët të ishin merakosur kaq shumë për korigimet
dhe shpjegimet në veprat e
autorëve antikë...Kur i thotë se: «ai
miku juaj mund të përdorë për vehte këdo që dëshëron» duhet të
nënkuptojmë spiunin i cili kishte
referuar se një nga veprat e Beçikemit vinte ndesh me mentalitetin e politikat veneciane.
Beçikemi duke
u bazuar tek fakti se publikimet jashtë
zotërimeve veneciane nuk i
nënështroheshin censurës e
sposton çështjen vetëm në vepra që kishte
publikuar në Venedik e zotërimet
e saj. Prandaj edhe akuza kundra tij nuk mund të ishte e
drejtpërdrejtë e të fajësohej për një vepër
që nuk ishte nën juridiksionin e Venetikut. Në këtë situatë Beçikemi
kishte avantazhin të mos
pranonte asnjë pergjegjësi për një vepër
që ishte parqitur si një publikim në
Romë... e për më tepër me një pseudonim.
Duke jetuar
në ambientin venecian, gjithmonë në
kontakt e relacione të mira me nënpunësit më të
lartë të saj, Beçikemi nuk e kishte pasur të vështirë të kuptonte mentalitetin e këtyre
personaliteteve të shquara në raport me
Skënderbeun e luftrat e tij. Kështu jo pa qëllim qysh në
vitin 1515 ai deshte të vendosej
në dukatin e Mantovës për të publikuar të ashtuqojturën «histori
kristiane në 33 kapituj që së shpejti do
të shikonte dirën e botimit»
ekzistencën e të cilës e marrim
vesh qysh më 1510 nga miku i ngushtë i
tij Giovanni Britanico. Pra ky variant
i historisë së Skënderbut që i mbeti i
pa botuar u ble dhe u tjetërsua pas
vdekjes së tij nga famija Engjëlli. Mbas shumë botimesh e ribotimesh më 1584 u
shpall si një vepër e Dhimitër Frankut.
Vetë Beçikemi
duke u azhornur me zhvillimet humanistike të kohës u bë edhe një pasues i
zellshëm i ideve protesatante erazmiane
e nuk mungoj të kritikojë hapur edhe abuzimet e klerikëve venetikas.
Një humanis i
kohës i qojtur Gregorio Amaseos ne rivalitet me Beçikemin jo pa
qëllim po në vitin 1525 përhapte për
humanistin tonë se : asnjë nuk dëshëshëron
as të dëgjonte as të mësojë nga doktrina e tij.
Ndërkohë në
periudhën gusht -tetor humanisti më i
shquar në Venedik Pietro Bembo, me infuencë shumë të madhe edhe në qarqet
politike, përpiqet të influencojë
politikat kulturale në universitetin e
Padovës duke ditur fjalët e Amaseos do tregohet më i përmbajtur
në këtë drejtim. Kështu në një nga letrat e tij që i dergon një miku të
tij ai shkruan për Beçikemin : Nuk them këto se i gjori
Beçikem nuk meriton dashamirësinë e kësaj Republike, që në fakt e meriton, e
nuk do të ishte gjë e mirë që t`i hiqej ai post dhe rroga që ka.
Vetë Senati venecian që i ngrinte rrogën
rregullisht, do të konstantonte se Beçikemi vazhdonte të jepte leksion: cum universal satisfactione de caduno come è ben noto (me kënaqesine e
përgjithshme të secili siç është e mirënjohur)
Kopertina
e historisë së Skënderbeut me shënjtorin
mbrojtës Shën Mikael!
Ballina
e Historisë së Skënderbeut e skalitur me heronjtë e antikitetit