E enjte, 18.04.2024, 06:02 PM (GMT+1)

Speciale » Karanxha

Ilia S. Karanxha: Arti kishtar dhe identiteti shqiptar në zanafillat e emigracionit

E diele, 28.09.2014, 09:36 PM


ARTI KISHTAR DHE  IDENTITETI  SHQIPTAR NË ZANAFILLAT E EMIGRACIONIT

NGA ILIA S. KARANXHA

Arti kishtar është i lidhur pazgjithmërisht me botën shpirtërore  të shqiptarve që emigruan në Itali e në të njëjtën kohë mes këtyre emigrantve  qysh në shekullin XIV spikatin elementët e parë të një identiteti shqiptar. Dëshira për tu identifikuar si njësi më vehte apo të ndryshëm nga ambienti që i rrethonte  në të shumtën e rasteve paraqitet mjaft e theksuar.   Është tipik rasti kur Paolo Lezhiani (Paolo d'Alessio ) më 1396 për shkak të keqtrajtimit e mos pagimt të rrogave që i bëhej marinarve në anijen  Zani et Laona  ku ai bënte pjesë, vendos të ngrerë krye dhe të ndërpresë udhëtimin e mëtejshëm të anijes duke  e shpallur vehten Mbret i Shqipërisë. Ekuipazhi i anijes i përbërë nga shqiptarë dhe dalmatë  e mbështetën Paolo Lezhianin duke marë detyra e role përkatëse  rreth figurës të këtij mbreti.  Bile me këto atribute Paolo-ja edhe shokët që e pasonin hynë   edhe në Londër e cila ju la një përshtypje të  veçantë mbasi ju  duk më e bukur nga Venediku. Të mashtruar  më pas nga padronët  se do të plotësoheshin të gjitha kërkesat e tyre marinarët  morën rrugën e kthimit.

Në Venedik  kuptohet i priste një fat krej i ndryshëm. Pietro Lezhani  u dënua nga gjykatësi me 5 vjet burgim dhe dëbim nga Venediku por për ta poshtëruar akoma më shumë e për ta bërë shëmbull para të tjerëve e shpunë edhe në proçesion nga  piaca  e Shën Marku deri në Rialto me një kurorë prej karte në kokë duke e rahur edhe me kamxhik. Padronët si gjithmonë nuk u prekën e kështu u mbyll kjo histori që nga njëra anë trasmeton aspekte të dhimbëshme mbi  vështirësitë e panumurta  me të cilën duhej të përballeshin emigrantët  e nga ana tjetër frymën e nacionalizmit shqiptar  mjaft të avancuar si një  instrument  i zgjidhjes së problemeve të tyre.

Republika e Shën Markut -  Organizimi  i shqiptarve në shoqëri, pra në format më paqesore të mundëshme,   duket nuk ishte i dëshëruar në Venedik. Kërkesa e një grupi drishtanësh  për një qëllim të tillë u kundërshtu më 1368 dhe e njëjta gjë ndodhi akoma  më 1442-1443. Arsyeja zyrtre kësaj rradhe  u formulua  se  'bashkëvllazëri  ju  lejohen vetëm venecianëve' . Në fakt  entusiasmi i menjëhershëm i më se 200 shqiptarve për nisjen e  bashkëvllazërisë së tyre i shtyvi veneciantë të arsytojnë ndryshe me qëllim: “që këta të mos guxojnë më të mblidhen në të ardhmen.” (G. Valentini: Acta Albania Veneta p. III, t. 18, doc. 5029)

Ndryshimi i situatës politike në Shqipëri në mes të shek. XV sigurisht  i bindi  venecianët të bëjnë lëshime e tu njihte të drejtën shqiptarve që të formonin  bashkëvllazërinë e tyre që ka hyrë në histori me emrin Scuola degli Albanesi(1448-1808) për të cilën kemi folur në shkrime të tjera. Fillimisht shoqata ju dedikua Shën Gallos dhe Shën Mauricios e mbas luftës së Shkodrës(1478-1479) mori përpërësi adhurimi marian i cili u shndrua edhe si tipar i luftëtrit shqiptar të pamposhtur në mbrojtje të krishtërimit dhe të atdheut. Mbas trasformimeve të ndryshme ky simbol falë përkujdesjeve të Papa  Albanit  ka mbritur deri tek ne e mëshirohet  sot në kisha dhe adhurimi i Zonjës së Shkodrës në Shkodër   por ndërkohë është e  njohur dhe e nderuar   edhe në  në shumë vende të botës nën emrin:  La Madre del  Buon Consiglio (Itali), Mutter vom Guten Rat(Gjermani e Zvicër)  ose  The Virgin Mother of Good Counsel (ShBA)  etc.

Në ambientet e shkollës(Scuola degli Albanesi)adhurimi i Shën Mërisë  u përjetësua nëprëmjet ciklit prej  gjashtë tabllove të  Vittore Carpaccio-s(1465 - 1525/6) ndërsa në ambientet e kishës Shën Mauricio altari më i madh ishte i shqiptarve. Ai  paraqiste  Shën Gallon dhe  Shën Mërinë të bërë nga “një dorë antike”  të cilat pas ndryshimeve që ka pësur kisha nuk është bërë e mundur të identifikohen.

Mirëpo  ideniteti e personaliteti shqiptar në republikën e dozheve është i toleruar  vetëm si një devocion, nënshtrim i pakushtëzuar e total  kundrejt Republikë së Shën Markut.  Zbukurimi i fasadës së shkollës  nga bashkëvllazërija e shqiptarve që  të mos   'dukej si punishtja  i ndonjë artizani të keq' aty rreth vitit 1530  me tre shënjtorët adhurues dhe me pllakën marmore në basorelieve  në stilin lombardesk që paraqet rrethimet  e Shkodrës   bëhet  për të treguar se: Shkodranët e vendosën në kujtim të përjetshëm të besnikërisë së tyre të sprovuar drejt republikës veneciane dhe të përkujdesit të veçantë të senatit venecian drejt tyre”

Ja pra një distancim i plotë nge vlerat e tyre individuale  të identtiteti shqiptar të cilin nuk  i takojmë në veprën e të vetëqojturit Marin Barleti (ndryshe Beçikemi) De Obsidione Scodrensi (1504) e aq më pak në Historia de Vita et gestis Scanderbegi(1522) . Mohim i  këtyre vlerave  kundrejt një pushteti  të plotfuqishëm e kulture madhore ka  vetëm  një pikë mbritje që  është asilimi. Përpjekjet titanike të Gjon Buzukut për mbledhjen e fjalëve shqip për të përkthyr tekstet e shënjta për shërbesat fetare  e botimi i veprës së tij në Venedik u fundos pa lënë asnjë gjurmë, pa trasmetuar asnjë  dobi për brezat që do ta pasonin. Thjesht mbeti një thesar i groposur që nuk na shërbevi në kohët më të vështira e më të  nevojshme.  Është e mira që gjërat të shikohen me objektivitet dhe pa pasione politike e propogandistike mbasi  një gjë e tillë nuk ndodhi në Venedik  as  me  Shkollën e Dalmatëve dhe as me  atë të Grekëve të cilat nuk u shojtën e nuk u vetsakrifikuan në altarin e devocioneve ekstreme  kundrejt pushtetarve. Duket sa groteske aq edhe për të qarë dalldisja  e sotme pothuaj mbarë popullore e pushtusve të liq (osmanët) dhe pushtuesve të mirë (venecianët)kur si të parët dhe të dytët  i deshën  dhe i përdorën shqiptarët vetëm si shërbëtorë të devotshëm pa asnjë pretendim individualist dhe aq më pak nacionalist.

Dukati i Milanos-  Një dimension tjetër mer monumeti marmor i ngritur në katedralen e Milanos nga  Aleks Tarketa  i cili angazhon skluptorin më të famshëm të asaj  kohe Giovanni Antonio Amadeo (1447-1522) tamam në momentin kur lufta për mbrojtjen e Shkodrës ishte në kulmin e saj. Përshtypja e një rezistence të pa imagjinueshme e mbinjerzore kishte mbritur në kryeqëndrat  e principatave dhe  shteteve evropine dhe lufta për Shkodrën konceptohej si një mrekulli e Shën Mërisë me që shkodranët ishin adhurues të devorshëm të kësaj shënjtore. Shën Mëria e Tarketës qëndron jashtë skemave të koduara ikonografike  mariane dhe mer tiparet e një hyjnie të antikitetit. Për t'i dhënë më shumë vlerë veprës të finacuar prej tij ai  e shoqëron atë edhe me një poezi në italisht e cila ishte skalitur në bazamentin e altarit. Aty ai  shpreh si devocioni kundrejt familjes Sforca, dukë i Milanos ku ai kishte qënë komandant i truprojës, po aq edhe kundrejt Shën Mërisë për sukseset që kishte aritur në beteja të ndryshme mirëpo  ndërkohë  nuk haron të theksojë edhe qënien e tij shqiptar:

Virgjëreshë Shënjtore e Papërlyer dhe e Mirë

Që linde Shpëtimtarin tonë

Ki mëshirë mbi mua e Shënjta Mari

Aleksi unë jam, Juaji i vërtetë shërbëtor

  Shqipëri i lindur , nga Zoti i Madh

Françesko Sforcën pata me Nderime të Mëdhaja

Këte fisnik, zotërinë tim, si Ulkonja e  Mirë

Më stërviti në luftime të lavdishme

Ja pra vitin 1480 mund ta konsiderojmë edhe si vitin e lindjes të poezisësë devocionale të shkrojtur nga një shqiptar ku togfjalëshi: Lupee Mire përmban edhe një fjalë në shqip.

Marke  në kohën e Skënderbeut-  Një kapitull më vehte përbëjnë shqiptarët që u vendosën në  Marke në mes të shekullit të XV  të cilët duket se vinin nga zonat më të nxehta të luftës.  Ky emigracion bëhet më masiv pas vdekjes të Skënderbeut mirëpo fillimi  i  jetës në një tokë të re është tmerësisht i vështirë edhe për këta emigrantë.  Megjithëkëtë ata arijnë të bashkohen e të formojnë bashkëvllazëritë e tyre.  Ne Fabriano qysh nga viti 1468 është dokumetuar ekzitenca e një kongregazioni apo università di albanesi  që merte pjesë ç'do vit në  ditën e festës të  Shën Jovan Ungjillorit.  Është  karakteristike  se bashkëvllazëritë në Marke i dedikohen  kryeshit Shëne  Premtes (Santa Venera)  Të tilla kemi për shëmbull  në Loreto, në Jesi,  në Osimo,  në Potenza Piceno, në  Sanseverino,  në Macerata, në Annifo, në Grottammare  ishte ngritur gjithashtu një “Altaro Sanctae Veneris ad devotionem Albanentium”   Në Askoli  Piceno më  1482 në katedralen e qytetit një kapelë do  të ngrihet në përkushtim  të Shën Venerandës  ku si piktor është angazhuar Pietro Alemani ose Pietro Alima që për studiuesin G. Crocetti ishte shqiptar.

  Recanati vepronte edhe bashkëvllazërija  e  Shën Mërisë të Hireve. Vlen të theksohet këtu se edhe kisha,  që mbante të njëjtën emër, u  ndërtua  këtu më 1456  si pasojë e një pamje të Shën Mërisë së Loretos që pati  në atë vend një grua shqiptare shumë e devotëshme dhe e respektuar  me emrin Helena. Dekoret  ikonografike u realizuan nga piktori Giacomo di  Nicola  da Recanat

Një vëmëndje e veçantë nga ana e studiuesve i  është kushtuar  ikonostasi që u  ngrit në Porto San Giorgio (Fermo) më 1470 nga piktori i shquar Carlo Crivelli(1435 – 1495) i cili e realizoi atë me  porosinë e Gjergjit të Premtes  e dikush e quan  Prenta di Giorgio Albanese”.  Në mënyrë të kriptuar në në këtë ikonostas mund të lexohet drama shqiptare pas vdekjes të Skënderbeut ku në mënyrë simbolike është paraqitur martirizimi i tij.

Të shumtë ishin gjithashtu edhe shqiptarët që ju dedikuan jetës fetare në Marke ku mes të cilëve përmëndim  një Gjergj Shqiptari i cili më 1495 e mbylli jetën e tij si  një shënjtor (in concetto di santità)

Hora e Arbërshëve- triumfi i identitetit shqiptar në pikturat e Novelit-  Kalimi i shekujve jo vetëm që nuk e shojti frymën e  identitetit shqiptar mes arbëreshve  të Italisë por shumë qëndra të saj e intelektualë të shquar u bënë  promotorë për nxjerjen e atdheut mëmë nga  obskurantizmi   aziatik. Zjari që u shojt në Venedik me veprën e Gjon Buzukut u ndez me një forcë akoma më të madhe tek  Hora e Arbëreshëve me kontributin e paçmuar të Lekë Matrëngës(1569 -1619). Ishte kjo frymë e ruajtjes së identitetit shqiptar dhe ringjalljes kombëtrare që do të reflektonte në pikturimin e kishës të Shën Dhimitrit nga piktori i shquar Pietro Noveli(1603-1647).  Tashmë nuk kemi më një altar të vetëm në ndonjë kishë ku grumbullohen një grusht shqiptarësh por gjithë qyetezën siçiliane.  Nuk kemi më pushtetratë të plotfuqishëm  laikë kundrejt të cilëve me një përulësi ekstreme duhej    vetsakrifikohej identiteti shqiptar por vetqeverimin e komunitetit  shqiptar duke filluar qysh nga vitit 1488 me stemën e tyre me shqipen dy krerëshe dhe me monogramet sipër saj N.P.A.C. (Nobilis Planae Albanensium Civitas).

Nuk është e rastit  e jashtë mentalitetit historik shqiptar që kishat më të vjetra këtu ti  dedikoheshin  Shën Gjergjit (Chiesa Madre) dhe Shën Mërisë Odixhitria  pra ajo që ju tregoi udhën  mërgimitarve e ngritur  qysh më 1488. Nuk kanë munguar  në këto ambiente edhe ikona të sjella  nga Shqipëria e Skëndërbeut  pra kisha shqiptare, me gjithë marëzitë shkatëruese të shekullit që kaloj, mbeti e gjallë dhe aktive edhe në shekujt më të erët të historisë së saj.

Rritja e mirëqënjes dhe shtimi i popullsisë i detyroi qyetetarët  Horës të mendojnë për një kishë të re, më të madhe e më të bukur.  Angazhimi për ngritjen e kësaj kishe që filloj më 1589  ishte masiv  dhe të gjithë mendonin të ngrihej një monumet dinjitoz si për  devocionin e madh kundrej besimit të krishterë po ashtu edhe drejt respektit të madh që vaazhdonin të ruanin për atdheun e lavdishëm të të parve të tyre.   Për të shprehur këtë ndjenja të larta sublime në art nuk mund të mos gjyrmohej artistët më të mirë të kohës mes të cilve në gjithë Siqilinë spikaste pietro Noveli bir emigrantësh nga Epiri.  Në një doracak të vitit 1922 lexohet :

Më 24 shtator 1641 nga Palermo u thir në Piana dei Greçi  Noveli për të ndërtuar projektin e një afreskoje madhështore që të realizohej në absidën qëndrore të tempullit. Deshin që të ngrihej një monument që të proklamonte ndër shekuj heroizmin e shqiptarve, katolikë të pastër,  jo grekë orthodhoksë, që për  glorifikimin e misterit të Triniadhës kishin sakrifikuar gjithçka dhe atdheun. Titulli i veprës u formulua po atë ditë në frazën:  Zoti At

Praktikisht ideja qëndrore ishte Zoti i Plotfuqishëm që do të simbolizonte Atdheun në  gjithë madhështinë e tij. Të gjithë qyetarët u angazhuan të jepnin kontributin e vet  për këtë vepër madhore jo vetëm artistike por edhe historike e mbi të gjitha lidhur ngushtë me idealizmin e shqiptarizmës.  Zoti i Përjetshëm e i  Plotfuqishëm simboli i Atdheut  shkëlqen me forcën dhe madhështinë e tij, Rreth e rrotull tij në një skenografi po aq madhështore qëndronjë shënjtorët e tjerë që trasmetojnë ringjallje, burrëri e prestigjin e një komunitetit krenar për të kaluarën e tyre.  Krishti i ringjallur triumfant me një flamur të kuq në dorë trasmetonte shpresën e besimin  ringjalljes të kombit të tyre.

Ringjallja e identiteti shqiptar ishte vendosur në piedestalin më të lartë atë Qiellor.



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Ilia S. Karanxha: Shenjtorë shqiptarë të mohuar dhe antishenjtorët e nderuar Ilia S. Karanxha: Gjenocidi serb i treguar nga serbët Ilia S. Karanxha: Enigmat shekullore Ilia Karanxha: Albanologjia në bibliotekat e Firences Ilia S. Karanxha: Vëllezërit tipografë De Vitali dhe portreti në veprat e tyre Ilia S. Karanxha: Lufta turko-veneciane (1645-1669) dhe terrorizmat turke në trojet shqiptare Ilia Karanxha: Nikolla Leonik Tomeu e humanistët anglezë Ilia S. Karanxha: Rikrijimi i traditave kastriotiane nga shkodrani Marena Ilia S. Karanxha: Shëmbëlltyra më e hershme e Skënderbeut në një vepër të V. Carpaccio-s Ilia S. Karanxha: Paolo Giovio (1484-1552) dhe shqiptarët Ilia S. Karanxha: Dokumenti më i çmuar për historinë e artit bizantin në koleksionin e Nikolla Leonik Tomeos Ilia S. Karanxha: Arkitekti e skulptori Andrea Nikollë Aleksi nga Durrësi (1420-1504/5) ILIA S. KARANXHA: IKONOGRAFIA E ADHURIMI I ZONJËS SË SHKODRËS NË VENEDIK Ilia S. Karanxha: Monumenti Tarketa në katedralen e Milanos Ilia S. Karanxha: Për mëmëdhenë - motoja e një atdhetari në një studim monumental Ilia S. Karanxha: Kryepeshkopi i Durrësit Pal Andrea Engjëlli Ilia S. Karanxha: Familja Breu në zanafillat e ikonografisë kastriotiane Ilia S. Karanxha: Pirro në Palazo Carrara në Padova (1367-1379) Ilia S. Karanxha: Ikonografia e Pirros së Epirit në Rilindjen Evropiane Ilia S. Karanxha: Zonja e Shkodrës - Histori Arbërore në themelet e Rilindjes Evropiane

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora