| E diele, 28.09.2014, 09:36 PM |
ARTI
NGA ILIA S. KARANXHA
Arti kishtar është i lidhur pazgjithmërisht me botën shpirtërore të shqiptarve që emigruan në Itali e në të njëjtën kohë mes këtyre emigrantve qysh në shekullin XIV spikatin elementët e parë të një identiteti shqiptar. Dëshira për tu identifikuar si njësi më vehte apo të ndryshëm nga ambienti që i rrethonte në të shumtën e rasteve paraqitet mjaft e theksuar. Është tipik rasti kur Paolo Lezhiani (Paolo d'Alessio ) më 1396 për shkak të keqtrajtimit e mos pagimt të rrogave që i bëhej marinarve në anijen Zani et Laona ku ai bënte pjesë, vendos të ngrerë krye dhe të ndërpresë udhëtimin e mëtejshëm të anijes duke e shpallur vehten Mbret i Shqipërisë. Ekuipazhi i anijes i përbërë nga shqiptarë dhe dalmatë e mbështetën Paolo Lezhianin duke marë detyra e role përkatëse rreth figurës të këtij mbreti. Bile me këto atribute Paolo-ja edhe shokët që e pasonin hynë edhe në Londër e cila ju la një përshtypje të veçantë mbasi ju duk më e bukur nga Venediku. Të mashtruar më pas nga padronët se do të plotësoheshin të gjitha kërkesat e tyre marinarët morën rrugën e kthimit.
Në Venedik kuptohet i priste një fat krej i ndryshëm. Pietro Lezhani u dënua nga gjykatësi me 5 vjet burgim dhe dëbim nga Venediku por për ta poshtëruar akoma më shumë e për ta bërë shëmbull para të tjerëve e shpunë edhe në proçesion nga piaca e Shën Marku deri në Rialto me një kurorë prej karte në kokë duke e rahur edhe me kamxhik. Padronët si gjithmonë nuk u prekën e kështu u mbyll kjo histori që nga njëra anë trasmeton aspekte të dhimbëshme mbi vështirësitë e panumurta me të cilën duhej të përballeshin emigrantët e nga ana tjetër frymën e nacionalizmit shqiptar mjaft të avancuar si një instrument i zgjidhjes së problemeve të tyre.
Republika
e Shën Markut - Organizimi
i shqiptarve në shoqëri, pra në format më paqesore të mundëshme, duket nuk ishte i dëshëruar në Venedik.
Kërkesa e një grupi drishtanësh për një
qëllim të tillë u kundërshtu më 1368 dhe e njëjta gjë ndodhi akoma më 1442-1443. Arsyeja zyrtre kësaj
rradhe u formulua se 'bashkëvllazëri ju
lejohen vetëm venecianëve' . Në fakt
entusiasmi i menjëhershëm i më se 200 shqiptarve për nisjen e bashkëvllazërisë së tyre i shtyvi veneciantë
të arsytojnë ndryshe me qëllim: “që këta të mos guxojnë më të mblidhen në të
ardhmen.” (G. Valentini: Acta Albania Veneta p.
Ndryshimi i situatës politike në Shqipëri në mes të shek. XV sigurisht i bindi venecianët të bëjnë lëshime e tu njihte të drejtën shqiptarve që të formonin bashkëvllazërinë e tyre që ka hyrë në histori me emrin Scuola degli Albanesi(1448-1808) për të cilën kemi folur në shkrime të tjera. Fillimisht shoqata ju dedikua Shën Gallos dhe Shën Mauricios e mbas luftës së Shkodrës(1478-1479) mori përpërësi adhurimi marian i cili u shndrua edhe si tipar i luftëtrit shqiptar të pamposhtur në mbrojtje të krishtërimit dhe të atdheut. Mbas trasformimeve të ndryshme ky simbol falë përkujdesjeve të Papa Albanit ka mbritur deri tek ne e mëshirohet sot në kisha dhe adhurimi i Zonjës së Shkodrës në Shkodër por ndërkohë është e njohur dhe e nderuar edhe në në shumë vende të botës nën emrin: La Madre del Buon Consiglio (Itali), Mutter vom Guten Rat(Gjermani e Zvicër) ose The Virgin Mother of Good Counsel (ShBA) etc.
Në
ambientet e shkollës(Scuola degli Albanesi)adhurimi i Shën Mërisë u përjetësua nëprëmjet ciklit prej gjashtë tabllove të Vittore Carpaccio-s(1465 - 1525/6) ndërsa në
ambientet e kishës Shën Mauricio altari më i madh ishte i shqiptarve. Ai paraqiste
Shën Gallon dhe Shën Mërinë të
bërë nga “një dorë antike” të
cilat pas ndryshimeve që ka pësur kisha nuk është bërë e mundur të
identifikohen.
Mirëpo ideniteti e personaliteti shqiptar në republikën e dozheve është i toleruar vetëm si një devocion, nënshtrim i pakushtëzuar e total kundrejt Republikë së Shën Markut. Zbukurimi i fasadës së shkollës nga bashkëvllazërija e shqiptarve që të mos 'dukej si punishtja i ndonjë artizani të keq' aty rreth vitit 1530 me tre shënjtorët adhurues dhe me pllakën marmore në basorelieve në stilin lombardesk që paraqet rrethimet e Shkodrës bëhet për të treguar se: Shkodranët e vendosën në kujtim të përjetshëm të besnikërisë së tyre të sprovuar drejt republikës veneciane dhe të përkujdesit të veçantë të senatit venecian drejt tyre”
Ja pra një distancim i plotë nge vlerat e tyre individuale të identtiteti shqiptar të cilin nuk i takojmë në veprën e të vetëqojturit Marin Barleti (ndryshe Beçikemi) De Obsidione Scodrensi (1504) e aq më pak në Historia de Vita et gestis Scanderbegi(1522) . Mohim i këtyre vlerave kundrejt një pushteti të plotfuqishëm e kulture madhore ka vetëm një pikë mbritje që është asilimi. Përpjekjet titanike të Gjon Buzukut për mbledhjen e fjalëve shqip për të përkthyr tekstet e shënjta për shërbesat fetare e botimi i veprës së tij në Venedik u fundos pa lënë asnjë gjurmë, pa trasmetuar asnjë dobi për brezat që do ta pasonin. Thjesht mbeti një thesar i groposur që nuk na shërbevi në kohët më të vështira e më të nevojshme. Është e mira që gjërat të shikohen me objektivitet dhe pa pasione politike e propogandistike mbasi një gjë e tillë nuk ndodhi në Venedik as me Shkollën e Dalmatëve dhe as me atë të Grekëve të cilat nuk u shojtën e nuk u vetsakrifikuan në altarin e devocioneve ekstreme kundrejt pushtetarve. Duket sa groteske aq edhe për të qarë dalldisja e sotme pothuaj mbarë popullore e pushtusve të liq (osmanët) dhe pushtuesve të mirë (venecianët)kur si të parët dhe të dytët i deshën dhe i përdorën shqiptarët vetëm si shërbëtorë të devotshëm pa asnjë pretendim individualist dhe aq më pak nacionalist.
Dukati i Milanos- Një dimension tjetër mer monumeti marmor i ngritur në katedralen e Milanos nga Aleks Tarketa i cili angazhon skluptorin më të famshëm të asaj kohe Giovanni Antonio Amadeo (1447-1522) tamam në momentin kur lufta për mbrojtjen e Shkodrës ishte në kulmin e saj. Përshtypja e një rezistence të pa imagjinueshme e mbinjerzore kishte mbritur në kryeqëndrat e principatave dhe shteteve evropine dhe lufta për Shkodrën konceptohej si një mrekulli e Shën Mërisë me që shkodranët ishin adhurues të devorshëm të kësaj shënjtore. Shën Mëria e Tarketës qëndron jashtë skemave të koduara ikonografike mariane dhe mer tiparet e një hyjnie të antikitetit. Për t'i dhënë më shumë vlerë veprës të finacuar prej tij ai e shoqëron atë edhe me një poezi në italisht e cila ishte skalitur në bazamentin e altarit. Aty ai shpreh si devocioni kundrejt familjes Sforca, dukë i Milanos ku ai kishte qënë komandant i truprojës, po aq edhe kundrejt Shën Mërisë për sukseset që kishte aritur në beteja të ndryshme mirëpo ndërkohë nuk haron të theksojë edhe qënien e tij shqiptar:
Virgjëreshë Shënjtore e Papërlyer dhe e Mirë
Që linde Shpëtimtarin tonë
Ki mëshirë mbi mua e Shënjta Mari
Aleksi unë jam, Juaji i vërtetë shërbëtor
Në Shqipëri i lindur , nga Zoti i Madh
Françesko Sforcën pata me Nderime të Mëdhaja
Këte fisnik, zotërinë tim, si Ulkonja e Mirë
Më stërviti në luftime të lavdishme
Ja pra vitin 1480 mund ta konsiderojmë edhe si vitin e lindjes të poezisësë devocionale të shkrojtur nga një shqiptar ku togfjalëshi: Lupee Mire përmban edhe një fjalë në shqip.
Marke në kohën e Skënderbeut- Një kapitull më vehte përbëjnë shqiptarët që u vendosën në Marke në mes të shekullit të XV të cilët duket se vinin nga zonat më të nxehta të luftës. Ky emigracion bëhet më masiv pas vdekjes të Skënderbeut mirëpo fillimi i jetës në një tokë të re është tmerësisht i vështirë edhe për këta emigrantë. Megjithëkëtë ata arijnë të bashkohen e të formojnë bashkëvllazëritë e tyre. Ne Fabriano qysh nga viti 1468 është dokumetuar ekzitenca e një kongregazioni apo università di albanesi që merte pjesë ç'do vit në ditën e festës të Shën Jovan Ungjillorit. Është karakteristike se bashkëvllazëritë në Marke i dedikohen kryeshit Shëne Premtes (Santa Venera) Të tilla kemi për shëmbull në Loreto, në Jesi, në Osimo, në Potenza Piceno, në Sanseverino, në Macerata, në Annifo, në Grottammare ishte ngritur gjithashtu një “Altaro Sanctae Veneris ad devotionem Albanentium” Në Askoli Piceno më 1482 në katedralen e qytetit një kapelë do të ngrihet në përkushtim të Shën Venerandës ku si piktor është angazhuar Pietro Alemani ose Pietro Alima që për studiuesin G. Crocetti ishte shqiptar.
Në Recanati vepronte edhe bashkëvllazërija e Shën Mërisë të Hireve. Vlen të theksohet këtu se edhe kisha, që mbante të njëjtën emër, u ndërtua këtu më 1456 si pasojë e një pamje të Shën Mërisë së Loretos që pati në atë vend një grua shqiptare shumë e devotëshme dhe e respektuar me emrin Helena. Dekoret ikonografike u realizuan nga piktori Giacomo di Nicola da Recanat
Një vëmëndje e veçantë nga ana e studiuesve i është kushtuar ikonostasi që u ngrit në Porto San Giorgio (Fermo) më 1470 nga piktori i shquar Carlo Crivelli(1435 – 1495) i cili e realizoi atë me porosinë e Gjergjit të Premtes e dikush e quan “Prenta di Giorgio Albanese”. Në mënyrë të kriptuar në në këtë ikonostas mund të lexohet drama shqiptare pas vdekjes të Skënderbeut ku në mënyrë simbolike është paraqitur martirizimi i tij.
Të shumtë ishin gjithashtu edhe shqiptarët që ju dedikuan jetës fetare në Marke ku mes të cilëve përmëndim një Gjergj Shqiptari i cili më 1495 e mbylli jetën e tij si një shënjtor (in concetto di santità)
Hora
e Arbërshëve- triumfi i identitetit shqiptar në pikturat e Novelit- Kalimi i shekujve jo vetëm që nuk e shojti
frymën e identitetit shqiptar mes
arbëreshve të Italisë por shumë qëndra
të saj e intelektualë të shquar u bënë
promotorë për nxjerjen e atdheut mëmë nga obskurantizmi aziatik. Zjari që u shojt në Venedik me
veprën e Gjon Buzukut u ndez me një forcë akoma më të madhe tek Hora e Arbëreshëve me kontributin e paçmuar
të Lekë Matrëngës(1569 -1619). Ishte kjo frymë e ruajtjes së identitetit
shqiptar dhe ringjalljes kombëtrare që do të reflektonte në pikturimin e kishës
të Shën Dhimitrit nga piktori i shquar Pietro Noveli(1603-1647). Tashmë nuk kemi më një altar të vetëm në
ndonjë kishë ku grumbullohen një grusht shqiptarësh por gjithë qyetezën
siçiliane. Nuk kemi më pushtetratë të
plotfuqishëm laikë kundrejt të cilëve me
një përulësi ekstreme duhej të vetsakrifikohej identiteti shqiptar por
vetqeverimin e komunitetit shqiptar duke
filluar qysh nga vitit 1488 me stemën e tyre me shqipen dy krerëshe dhe me
monogramet sipër saj N.P.A.C. (Nobilis Planae Albanensium
Civitas).
Nuk është e rastit e jashtë mentalitetit historik shqiptar që kishat më të vjetra këtu ti dedikoheshin Shën Gjergjit (Chiesa Madre) dhe Shën Mërisë Odixhitria pra ajo që ju tregoi udhën mërgimitarve e ngritur qysh më 1488. Nuk kanë munguar në këto ambiente edhe ikona të sjella nga Shqipëria e Skëndërbeut pra kisha shqiptare, me gjithë marëzitë shkatëruese të shekullit që kaloj, mbeti e gjallë dhe aktive edhe në shekujt më të erët të historisë së saj.
Rritja e mirëqënjes dhe shtimi i popullsisë i detyroi qyetetarët Horës të mendojnë për një kishë të re, më të madhe e më të bukur. Angazhimi për ngritjen e kësaj kishe që filloj më 1589 ishte masiv dhe të gjithë mendonin të ngrihej një monumet dinjitoz si për devocionin e madh kundrej besimit të krishterë po ashtu edhe drejt respektit të madh që vaazhdonin të ruanin për atdheun e lavdishëm të të parve të tyre. Për të shprehur këtë ndjenja të larta sublime në art nuk mund të mos gjyrmohej artistët më të mirë të kohës mes të cilve në gjithë Siqilinë spikaste pietro Noveli bir emigrantësh nga Epiri. Në një doracak të vitit 1922 lexohet :
Më 24 shtator 1641 nga Palermo u thir në Piana dei Greçi Noveli për të ndërtuar projektin e një afreskoje madhështore që të realizohej në absidën qëndrore të tempullit. Deshin që të ngrihej një monument që të proklamonte ndër shekuj heroizmin e shqiptarve, katolikë të pastër, jo grekë orthodhoksë, që për glorifikimin e misterit të Triniadhës kishin sakrifikuar gjithçka dhe atdheun. Titulli i veprës u formulua po atë ditë në frazën: Zoti At
Praktikisht ideja qëndrore ishte Zoti i Plotfuqishëm që do të simbolizonte Atdheun në gjithë madhështinë e tij. Të gjithë qyetarët u angazhuan të jepnin kontributin e vet për këtë vepër madhore jo vetëm artistike por edhe historike e mbi të gjitha lidhur ngushtë me idealizmin e shqiptarizmës. Zoti i Përjetshëm e i Plotfuqishëm simboli i Atdheut shkëlqen me forcën dhe madhështinë e tij, Rreth e rrotull tij në një skenografi po aq madhështore qëndronjë shënjtorët e tjerë që trasmetojnë ringjallje, burrëri e prestigjin e një komunitetit krenar për të kaluarën e tyre. Krishti i ringjallur triumfant me një flamur të kuq në dorë trasmetonte shpresën e besimin ringjalljes të kombit të tyre.
Ringjallja e identiteti shqiptar ishte vendosur në piedestalin më të lartë atë Qiellor.