E enjte, 18.04.2024, 02:49 PM (GMT+1)

Speciale » Karanxha

Ilia S. Karanxha: Enigmat shekullore

E diele, 09.02.2014, 09:10 PM


ENIGMAT SHEKULLORE NË “HISTORIA E SKËNDERBEUT” E MARIN BEÇIKEMIT (BARLETI)

EKSKLUZIVE NGA ILIA S. KARANXHA

Vepra më e njohur dhe më e nderuar në gjithë botën shqiptare mbetet edhe sot e kësaj dite  pas gati pesë shekujsh një rebus enigmash të ndërthurura  me art nga autori i saj Marin Beçikemi. Kur doli për herë të parë vepra e tij nuk dihej kur e kush e botoi? Cili ishte autori dhe ku ndodhej ky autor?  Ku dhe kur vdiq ky autor? Kush ishte portreti i tij?  Pse  vepra  u botua në Romë dhe jo në Venedik? Kush ishin prezantuesit e saj  Petro Regulus Vicentini dhe Domenic Alzanjano Padovani? Përse  u maskua kjo vepër ? ... Për të zgjidhur disa nga këto  pyetje  u deshën shekuj  e shekuj dhe akoma  shumë prej tyre kanë mbetur pezull në shkencën albanollogjike.

Elementi  i parë që  bie në sy  në vepra  Historia de Vita et gestis Scanderbegi..  dhe e bën atë  një publikim jo normal ka të bëjë me aspektet  tipografike e ikonografike të lidhura me ambientin venecian (Essling: “les bois et les initiales dont il est orné étant de facture toute vénitienne..)kur  ndërkohë  na është paraqitur si  një produkt  roman. Në mbyllje të veprës(colophon)  editori shënon vetëm gërmat fillestare të emrit të tij dhe shmanget  përcaktimi i datës së botimit (Impressum Rome per B.V.), haresa të cilat nuk duhen konsideruar kurrësesi të paqëllimshme. Bile edhe letrën e Marko Marulit që e botoi në të njëjtën kohë po në Romë  ai e paraqatet gati në të njëjtën mënyre Impressa Romae per B.V., vetëm se në këtu shton edhe datën e botimit: Anno .D(omini) M.D.XXII. pridie kalendas maii feliciter explicit.((Në)Vitin e  Zotit 1522 përfunduar me sukses  ditën e parë të muajit maj.)

Një paraqitje të tillë nuk e gjejmë p. sh., më 1507 dhe më 1508 kur De Vitali boti dhe riboti veprën e Ptolomeut në Romë. Në të dyja këto raste në colophon gjemë: Romae : nouiter impressum per Bernardinum  Venetum  de Vitalibus, expensis Euangelista Tosino Brixiano bibliopola, die VIII Septembris M.D.VII(Romë. Shtypur rishtmas prej Bernardino Venecianit të Vitalve,  me shpenzimet e Evangjelista Tosino-s librar më 7  shtator 1507). Pra dy vizita nga Bernardino de Vitali në Romë dhe dy mënyra  të ndryshme paraqitje të veprave.  Me gjithë këtë  edhe në mënyrë instiktive nga intelektualë të shquar venecianë Historia e Skëndërbeut  nuk është vlerësuar si një vepër që i përket ambientit  roman por atij venecian. Më 1847 E.A. Cicogna në veprën e tij bibliografike mbi editorinë veneciane fut   mes tyre si  një përjashtim edhe veprën e Skënderbeut  me komentin e veçantë se: Jeta e veprat e Skëndërbeut janë të lidhura me mjra fije me  venecianët.

Përsa i përket editorit sot  ngjan një fakt i thjeshtë dhe i ditur prej të gjithëve se B.V. do të thotë Bernardino De Vitali.  Mirëpo për të aritur në këtë pikë u deshën të kalonin gati dy shekuj e gjysëm nga botimi i veprës  që studiuesi arbëresh Pietro Pompilio Rodotà (1707-1770)  të vendoste  një paralele mes editorit   Rrethimit të Shkodrës  në Venedik  dhe B.V.-    Historisë të Skënderbeut në Romë.

Maskimi i kësaj veprës duket tek  tendenca  për të paraqitur  atë si një vepër të kompletuar me portretin e autorit në faqen e parë ku është dedikimi i veprës. Kjo formë paraqitje krijonte  për  lexuesin e thjeshtë   por edhe tek ndonjë ndonjë studiues përshtypjen se ka përpara imazhin e vërtëtë të një autori  që duhej të ndodhej diku në Romë si famulltar. Me vdekjen e Marin Beçikemit(1468-1526) autorit të vërtetë të veprës Historia de Vita et gestis Scanderbegi..   editori i saj Bernardino de Vitali që e dinte më së miri se ai portret nuk kishte pasur  të bënte fare me  imazhin e ndonjë personi  por ishte   thjesht   një ksilografi simbolike e kalon atë më  30 shtator 1526 edhe në veprën e Aloyse Cynthio degli Fabritii   mbi proverbat popullore. E pra edhe në këtë rast Bernardino de Vitali deshte  t'i bënë një farë maskimi autorit  mirëpo Alvise Cincio  ishte një person i njohur publikisht dhe u bë objekt ndjekjesh nga ana e klerit. Ishte  pikërish kjo vepër që  shtyvi Signorinë të vendosë  më 29 janar 1527 censurën mbi edirotinë në Venedik si mbi librat e shtypuara aty si mbi ato të importuara. Ky vendim prekte edhe veprën tonë që po qarkullonte aty si një vepër importi.

Çështja tjetër akoma  më enigmatike ka të bëjë me dy autorët që  na prezantojnë veprën e Historisë të Skënderbeut të paraqitur  në ballinën e  saj me nga një vjershë të shkurtër. Është fjala për Petro  Regulus Viçentino dhe Domenik  Alcinjano Padovani-n.  Në këtë rast është normale të bëhet pyetja: Kush janë këta persona? Sa të njohur kanë qënë ata  kur u botua vepra dhe sa mundësi kishte dikush që nëpërmjet tyre të arinte tek autori i vërtetë i saj ?

Dh. Shuteriqi i ndodhur para  faktit mbi pamundësinë e mbledhjes të të dhënave biografike për Barletin nëpërmjet veprave të tij, mbasi ato paraqiteshin  hermetike  në këtë drejtim,  sugjeronte që të ndiqeshin  jetët e këtyre dy personave  për të cilët  mendonte se duhet ta njihnin Barletin. Po aty tërheq vëmëndjen  se ata  ishin injoruar gati krejt nga historiografia shqiptare(Shuteriqi-1979).

Të njëjtat probleme i parashtruma edhe në vepra Barleti apo Beçikemi?.., dhe tashmë duket  se në këtë drejtim kanë filluar  kërkimet e para  të cilat nuk duket se e kanë qetësuar  këtë çështje.  Ata vazhdojnë të parqesin akoma vështirësi identifikimi apo njohje të veprimtarisë së tyre në mënyrë  të tillë që të mund të gjejmë kontaktet me autorin e veprës sonë.

Mbiemri Alzignano (Alcinjano)i përdorur në shekullin e XV duket se ka filluar të lihet pasdore dhe ai evulon në fund të këtij shekulli dhe në fillim të shekullit të XVI në formën  Olzigniano(Olcinjano). Kështu një student në Padova  në aktet kuries e gjejmë: d.(om)  mag.(ister) Iacobi Alzignani Patavii art. doct.(Divers. 44. f. 109) po të njëjtin person  më 1488  fillojmë ta takojmë në aktet e këtij universiteti  me emrin  mag. Jacobi f.(ilius)  ser Gasparis de Olzignano civis Pad.(ova)  por edhe në formën:  Iacobus de Olzignano de Padova f(ilius) ser Gasparis (Baldasris) doct., art. (doctoris in artibus)

Ndërsa një tjetër Iacob me mbiemrin Arzignano (Arzignana)  do ta takojmë më 4 shkurt 1474 në variantin Iacopi de Supatis Jordanis de Arzignano f.(ilius) ser Nascimbeni doct. i. civ.  por edhe  në variantin d. Jordani de Arzignano Vicentini.

Për periudhën 1500-1550 nuk gjejmë në Universitetin e Padovës asnjë studentë me mbiemrin Arzignano apo Alzignano por ndërkohë kemi dy studentë  që venë mbas emrit të tyre  de Olzignano (nga Olcinjano) dhe  që të dy janë nga Padova. Kështu kemi Heironimus de Olzignano de Padova  e po kështu edhe  Doymus (Doimus) de Olzignano (Olzignanus) de Patavius q.(unadam) Antoni

Ja pra është me se e qartë që mbiemrat  Alzignano (= Olzignano) dhe Arzignano nuk mud të shkrihen tek njëri tjetri mbasi janë dy lokalitet te ndryshme larg nga njëra tjetra. Njëra është në afërsi të Padovës mos lagje e saj (kemi edhe Palazzo Olzignani ndërtuar qysh më 1466 nga Pietro Lombardo)  dhe tjetra në Vincenza.

Kështu  Dominicus de  Alzegnano  Patavius  i Historisë të Skënderbeut nuk mund të jetë  i njëjtë me mjekun  Domenico Massari( Dominici Vincentini Arcignanei) aktiv në shek. XV-XVI  lindur në Arzignano provinca e Viçencës.

Mbi jetën e këtij humanisti  dihet shumë pak.  Emri i tij del si autor në dy  vepra. Në të parën ai është kujdestar i veprës  të Aristotelit: Problemet(1505) e cila edhe pse konsiderohet një vepër e dyshimtë e Aristotelit  pati një  popullaritet  në gjithë Evropën. Ajo është e ndërtuar nëpërmjet pyetjeve dhe përgjigjeve të 900 çështjeve (problemeve) të ndryshme.

Libri i  dytë i Domenico Massari-t ka të bëjë me peshat dhe mastat mjekësore i cili u botua fillimisht më 1511 dhe më pas pati edhe dy ribotime të tjera në Itali  një në Pavia(1516) e një në Bologna(1516).  Në këto vepra  ai prezantohet me emrin: Dominici Vicentini  Arcignanei  por edhe më  thjesht:  Dominici Arcignanei. Dy botimet  e fundit janë të bashkuara  me vepra të  autorëve të tjerë.

Në këtë pikë duket më interesant të gjyrmohet  Doymus (Doimus) de Olzignano (Olzignanus) de Patavius  i të ndjerit Antonio për të cilin folëm më lart. Ky e nis karierën e tij univesitare disa muaj pas vdekjes të Marin Beçikemit dhe është pranuar në universitetin e Padovës  mbasi ka dhënë prova për aftësitë e tij. Nuk është çudi që në mënyrë private ai të ketë pasur si profesor Beçikemin. Pas disa vjetësh  të një kariere të shkëlqyer universitare Doimus që duhet të jetë Domenik ka aritur të bëhet primar i Kolegjit të Shënjtë të Juristëve në Padova.

Çështja duket sikur është zgjidhur me Petrus Regulus Vicentinus me që emri i një Petro Regola del së  fundi në aktet arkivale të kuries së Padovës dhe ngjan që të ketë qënë sekretar qysh në kohën e peshkopit  Jacopo Zeno(1460-1481)  mirëpo nuk duket të ketë mbajtur të njëtin ofiq  gjatë peshkopatës të  Pietro Barozzi-t (1487-1507) dhe riaktivizohet me ardhjen e peshkopit të ri Pietro Dandolo(1507-1509). Në këtë periudhë ai duhet të ketë qënë  mbi 60 vjet

Duke ndjekur gjithmonë studentët që kanë studjuar  në Padova takojmë disa prej tyre që mbajnë mbiemrin Regulus apo Regulinus me prejardhje  udineze, veneciane apo toskane. Pra mbiemri nuk ka qënë dhe aq i rallë siç menduam kur botuam veprën Barleti apo Beçikemi?...

Sidoqoftë në lidhje  me Petron që del në dokumentat e kuries të Padovës  del pyetja a ishte gjallë ai  kur u botua Historia e Skëndërbeut më 1522?  Pastaj  sa  i gatshëm ishte ai të na informonte për këtë Marin Barleti  që në duket si një person nga  Roma e që në realitet  ishte Marin Beçikemi nga Padova?

Me gjithëatë ka rëndësi fakti se diçka ka filluar të lëvizë edhe në shkencën shqiptare  për të gjetur të vërtetën. Fillimisht u provua  për ruajtjen e anakronizmave. Emri i Barletit e vepra e tij  bënin  pjesë në ADN-ne e kombit e të shkencës  albanollogjike.  Ndryshimet e tyre  prishnin shumë ekulibra e rëzonin shumë mite. Jo më kot në shtypin e kohës u përdorën fjalët:   rikthim tek Barleti, rishikim, rivlerësim i figurës të  Barleti apo rigjetja e Shqipërisë të humbur. Të gjitha kishinn qëllim të theshin  të ruajmë me çdo kusht Barletin.  Shpresojmë e urojmë  të bëhen tentativa të tjera. Hulumtime apo diskutime  e pse jo edhe konfernca mjaft që të mos anullohen pasi janë deklaruar. Të  gjitha këto do të kenë  edhe anën  pozitive mbasi sa më shumë variante të  hamendësohen për ekzistëncën historike të  Barletit  aq më shumë do të bindemi se prapa këtij emri  qëndron  profesori dhe oratori zyrtar i Rpublikës të Venedikut  Marin Beçikemi. Njeriu që njihte nga afër dhe larg segretet, skenat dhe prapaskenat që luheshin në pallatet e dozhëve.



(Vota: 12 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Ilia Karanxha: Albanologjia në bibliotekat e Firences Ilia S. Karanxha: Vëllezërit tipografë De Vitali dhe portreti në veprat e tyre Ilia S. Karanxha: Lufta turko-veneciane (1645-1669) dhe terrorizmat turke në trojet shqiptare Ilia Karanxha: Nikolla Leonik Tomeu e humanistët anglezë Ilia S. Karanxha: Rikrijimi i traditave kastriotiane nga shkodrani Marena Ilia S. Karanxha: Shëmbëlltyra më e hershme e Skënderbeut në një vepër të V. Carpaccio-s Ilia S. Karanxha: Paolo Giovio (1484-1552) dhe shqiptarët Ilia S. Karanxha: Dokumenti më i çmuar për historinë e artit bizantin në koleksionin e Nikolla Leonik Tomeos Ilia S. Karanxha: Arkitekti e skulptori Andrea Nikollë Aleksi nga Durrësi (1420-1504/5) ILIA S. KARANXHA: IKONOGRAFIA E ADHURIMI I ZONJËS SË SHKODRËS NË VENEDIK Ilia S. Karanxha: Monumenti Tarketa në katedralen e Milanos Ilia S. Karanxha: Për mëmëdhenë - motoja e një atdhetari në një studim monumental Ilia S. Karanxha: Kryepeshkopi i Durrësit Pal Andrea Engjëlli Ilia S. Karanxha: Familja Breu në zanafillat e ikonografisë kastriotiane Ilia S. Karanxha: Pirro në Palazo Carrara në Padova (1367-1379) Ilia S. Karanxha: Ikonografia e Pirros së Epirit në Rilindjen Evropiane Ilia S. Karanxha: Zonja e Shkodrës - Histori Arbërore në themelet e Rilindjes Evropiane Ilia S. Karanxha: Shkodra dhe lufta e Perëndive (1478/1479) Ilia S. Karanxha: Giorgione dhe shqiptarët Ilia S. Karanxha: Nga Gjergj Kastrioti tek Giorgione e Leonardo da Vinci

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora