E shtune, 20.04.2024, 04:14 AM (GMT+1)

Speciale » Karanxha

Ilia Karanxha: Shtrembërimi i historiografisë shqiptare

E diele, 01.11.2015, 06:17 PM


Gjeneza e një vepre dhe shtrembërimi  i  historiografisë shqiptare në shek. XVI.

Nga Ilia S. Karanxha

Zanafillat për shkrimin e historisë të Skënderbeut nga ana e Marin Beçikemit janë shumë të hershme e mund t'i konsiderojmë fill pas botimit të Rrethimit të Shkodrës.  Aty rreth vitit 1506  miku i tij i  ngushtë  në Brescia,   Giovanni Britanico,  deklaronte  se Beçikemi  ishte duke shkrojtur  një histori kristiane në tridhiet e tre libra (kapituj) e cila së shpejti do të shikonte dritën e botimit ( ...tres & triginta Christianae Historiae libros, qui brevi in lucem prodibunt..). Kjo Histori kristiane nuk ka qënë gjë tjetër veçse një bocet i parë i cili në rrjedhën e viteve do të përpunohej dhe do të azhornohej por që sa ishte gjallë Beçikemi ajo nuk do të shikonte asnjëherë dritën e botimit.  Vepra e madhe Historia de Vita et gestis Scanderbegi  Epirotarum princips   u botua  më 1522 e bënte të pavlefshëm këtë punim  të hershëm pregatitor.

Pas vdekjes së Beçikemit,  ashtu si  shumë dorëshkrime të tjera,   edhe  Historia kristiane”  do të përfundonte në duart e familjes Ëngjëlli,   të cilët e shfrytëzuan dhe e trasformuan  për të nxjerë në pah  merita të pa qëna të familjes së tyre. Ajo  pa dritën e botimit për herë të parë  mbas një qershorit të  vitit 1539  nën titullin: Përmbldhje  e jetës dhe fitoreve të Gjergj Skënderbeut princ shumë  i  denjë i Epirit (Compendio della vita et vittorie di Georgio Scanderbeg principe di Epyrro dignissimo ).  Në se titulli fillestar  u eleminua, për të pasur një titull më konkret e për të shmangur paralelizma me veprën e Beçikemit,   ideja e historisë kristiane u rojt në ballina e veprës  nëpërmjet ikonografisë me   Kryeëngjëllin   Mikael.

Nga pikpamja biblike Shën Mikael-it ( në ebrisht:  Mi-ka- El = kush është si Zoti?) i atribuohet titulli kryeëngjëll (arcangelo)  dhe njihet kryesishisht si komandant i ëngjëjve në luftë kundra  ordhive të Satanasë (Djallit). Në ikonografi  ai  paraqitet gjithmonë  me krahë i armatosur me shpatë ose me  shtizë me të cilat  mposht djallin. Nuk janë të ralla rastet  kur djalli  paraqitet në  shëmbëlltyrën  e kuçedës ose si në rastin tonë në shëmbëlltyrën e një njeriu zakonisht me tipare fizike   të shëmtuara. Ndonjëherë  shënjtori  paraqitet me një  peshore (psicostasia) në  dorë  me të cilën  do të peshoheshin shpirtrat  në botën e përtejvarit për gabimet që kishin bërë në jetë. Një element ikonograik i cili  trasmeton një traditë  antike egjiptiane e persiane që u  mor më vonë edhe nga feja islamike. Ky element nuk përmëndet  në shkrimet biblike.

Raportet e ndërsjellta të  Skënderbut me  Kryeëngjëllin Mikael  do t'i  gjejmë edhe në vepra e madhe gjatë fushatës së tij në Itali  kur ai do të shprehë  devocionin  e tij të veçantë për këtë shënjtor.

Publikimi i veprës Përmbledhje.. paraqitet si një edicion shumë i rallë  të cilin e  kemi gjetur në një ksombël  të vetme në bibliotekën Reale  të Torinos. Ai është  pa datën e pa vendin  e botimit,  pa emrin e autorit dhe të  editori dhe duket një  edicion gati  i pa njohur nga  bibliografët dhe studiuesit e pa numurt.  Datën 1 qershor 1539 e gjejmë në  hyrja  dedikuese    i bëhet  dukës të Mantovës Federigo Gonzaga (1500-1540)

Po më 1539  pa u tharë akoma boja e botimit të parë vepra u ribotua nën titullin e stërgjatur:

Komentar  për çështjet  e  Turqve, dhe të Zotit Gjergj Skënderbeg Princ i Epirit. Me jetën  dhe me fitoret e bëra prej tij, me ndihmën e të  lartit Zot, dhe të forcave të paçmueshme  dhe virtuteve  të tij  të denja për tu kujtur. 1539.

Ky  edicion, shkurt Komentarët.., njihet sot  si botim i parë i kësaj vepre. Mes editio princeps nën titullin Pëmbledhje.. (Compendio...) dhe ribotimit nën titullin Komentarët.. (Commentario...) ndryshimet janë kryesisht të karakterit grafik e morfollogjik. Shumë fjalë të shkurtura sipas stilit latin  në vepra Compendio, tek Commentario i gjejmë në variantin e tyre të plotë. Tek Compendio vërehet gjithshtu edhe  një kapërxim i tekstit të  cilin mund ta konsiderojmë një gabim  tipografik-editorial.  Kapitulli 37 ndërpritet para deklaratës të Lek Dukagjinit që shqipton fjalën shqip Embetha (f. 40v) e rifillon  nga fundi i kapitullit 41 pak përpara perifrazës ku Gran Turco, pra vetë sulltani, dëshëronte të shikonte  armët e  Skënderbeut (f. 45r).  Kështu tek Përmbledhja...janë harruar  kapitujt (librat) 38, 39 e 40 e pjesërisht kapitujt 37 e 41.

E përbashkëta  në të dyja   edicionet është mungesa e numurimit të  kapitullit 33. Ky fakt duhet të ketë pasur  lidhje me deklaratën e  Beçikemit  kur i referonte Britanico-s se ishte duke shkrojtur një histori kristiane dhe se ishte aty nga kapitulli (libri) 33. Mirëpo në fakt në atë moment ai kishte avancuar e duhet të  kishte përfunduar  kapitullin 32. Në vazhdim  kur u rikthye të  punojë përsëri mbi veprën meqënëse kishte deklaruar aty më parë kapitullin 33 vazhdoi tekstin pa  ndërprerje mendimi  duke  shkrojtur kapitulli 34 . Mendojmë që ky kapërxim të ketë ndodhur në këtë mënyrë.      Kujdestari i kësaj vepre Paolo Pietër Ëngjëlli  që e dërgoi për botim kishte mëndjen të ndërhynte në tekst për të paraqitur merita të paqëna të familjes Ëngjëlli dhe kapërximi i  numurit të një kapitulli  nuk kishte si t'i binte në sy.

Deri më 1545 vepra pati shtatë botime. Tre  prej tyre  dolën së bashku me veprën e Paolo Giovios nën titullin e ballinës: Komentar për  çështjet e  Turqve e Paolo Giovio  dhe Andrea Cambinit me ngjarjet dhe jetën e Skënderbeut. Më 1541 ajo u publikua nga shtëpia tipografike më  e famshme e  Venedikut siç ishte ajo e Aldo Manuzios dhe pasuesve të tij.  Vepra jonë në anonimat  paraqitej kështu pranë historianëve  më të shquar të kohës  mbi çështjet e turqve siç ishin  Paolo Giovio(1483-1552) dhe Andrea Cambini(1460-1527). Më shumë se një sukses i jetës dhe bëmave të Skënderbut ajo ishte në realitet  një sukses i Ëngjëllorve të cilët duke qëndruar në hije dhe duke mos u pronuncuar  hapur mbi autorin e saj dukej sikur  për familjen Ëngjëlli dhe për  meritat e tyre në çështjen shqiptare  po flisnin edhe  historianët më të shquar të kohës.   Bile në katalogun e ndonjë bibliotke  në Itali edhe sot e kësaj dite  Komentarët... mbi jetën  dhe veprat e Skënderbeut   paraqiten  si një vepër e Paolo Giovio-s. (Giovardiana – Veroli;  Vallicelliana - Roma).  Ndërsa në Svicër  biblioteka e Bernës e referon si vepër të  Marin Barletit.

Mirëpo gallopi i ribotimeve të kësaj  vepre nuk u ndal këtu. Më 1561 letrari i shquar italian Francesco Sansovino (1521-1586) nxori një përmbledhje veprash  të titulluar:  Dell'historia vniuersale dell'origine et imperio de Turchi.....(Mbi Historitë  universale mbi origjininën dhe perandorinë e Turqve)  mes te cilave zunë vend si Rrethimi i Shkodrës i përkthyer në italishit  po nga Sansovino,  po ashtu edhe Komentarët kësaj radhe nën titullin:  Bëmat e shkëlqyera të Zotit Gjergj Skënderbe.

  botimin e  parë në lidhje me veprën Rrethimi i Shkodës Sansovinoja  shkruan : L'Assedio e l'impresa di Scutari di Marino  pa specfikuar se kush ishte ky Marin. Në ribotimin që i bën veprës së tij më 1564 ai shënon si autor  Marin Beçikemin.  Nga kush e morri  Sansovinoja këtë informacion mbetet e paditur  mirëpo  nuk duhet të ketë qënë një “lapsus” siç kanë shkrojtur autorë të ndryshëm (Cigogna1824: vol. I, 48; Pall1938 : 22.) që referojnë këtë fakt në vazhdën e të cilëve  pak a shumë shprehëm të njëjtin opinjon  kur botuam veprën e mëparshme  Barleti apo  Beçikemi?

Dalja e të vërtetës në shesh se Barleti ishte Beçikemi shvleftësonte gjithë veprimtarinë e deri atëhershme  plubicitare të  Ëngjëllorve që emrin e Barletit e kishin  keqpërdorur për të  sistemuar biografinë e tyre  familjare. Mjaft të kujtojmë këtu dy botimet e të ashtuqojturës vepra e tretë e Barletit mbi jetën e papëve dhe perandorëve të dedikuar  valla Pietro  Ëngjëllit ku Barleti ishte bërë i vdekur aty nga viti 1512-1513.

Sidoqoftë alarmi i Ëngjëllorve duhet të ketë qënë i madh. Më 1567 vepra Mbi Historitë universale...  ribotohet përsëri dhe kësaj  rradhe  nuk figuron më Marin Beçikemi si autor i Rrethimit të Shkodrës por Marin Barleti.  Vetë Sansovinoja na prezantohet për herë të parë  me  titullin e nderuar finikëror    kavalierit: M. Francesco Sansovino cavaliere Angelico di Costantinopoli (Zoti Françesko Sansovino  kavalier Ëngjëllor i Kostandinopojës).  Titull mjaft tingëllues  të cilin sapo ja kanë akredituar vetë Ëngjëllorët.  Ky titull fisnikëror  nuk paraqiste  vetëm një prestigj shoqëror më të madh por edhe interesa ekonomike që do të trashëgohshin edhe në pasardhësit e tij.  Sansovinoja  më 1567  ja dedikon veprën  Mbi Historitë universale vetë  Hieronimo Angelo(Jeronim Ëngjëllit) i cili  nga ana e vet  mbante tituj   si  Princi i Thesalisë, Dukë dhe kont i Drishtit, Kryezot i urdhërit kalorsiak etj.  Në dedikimin që i bën Jeronimit ai do t'i shprehë mirënjohjen e thellë për këto nderime kaq të mëdha e të papritura :

...për përzmërsinë e madhe ( edhe pse i padenjë) më ke vënë në numurin e nderuar të shërbëtorve  tuaj me kopetenca shumë të gjëra dhe me titullin e mëkëmbsit të urdhërit të shkëlqisë  suaj; gje e cila po ashtu si mua edhe në pasardhësit  e mi është  një favor shumë i madh që më obligon përjetësisht...

Është e qartë që për të siguruar heshtjen e Sansovinos familja e  Ëngjëllorëve  kishte  lojtur asin  që ishte Urdhëri Kalorsiak i formuar prej tyre dhe që u sillte të ardhura të konsiderueshme. Në ribotimet e mëtejshme (1573, 1582, 1600, 1654) që pati vepra  Historitë universale e Sansovinos mbeti i fiksuar emri i Marin Barletit si autor i Rrethimit të Shkodës. F. Pall[1938: 22] që trajtovi jetën e Barletit  nuk njojti këte edicion të Historive Universale dhe nderet e shquara që Sansovinoja   kishte marë nga Ëngjëllorët.   Kështu Pall  komenton edicionin e  vitit 1573 ku vërhet ndreqja e “gabimit” Mirëpo “gabimi”  ishte ndrequr para vitit  1573 dhe siç duket nuk ishte ndrequr gratis.

Jeronimi nga ana e vet  nuk pati shumë  guxim të shtyheshe më tej e t'i sugjeonte ndonjë  emër Sansovino-s  për veprën: Bëmat e shkëlqyera të Zotit Gjergj Skënderbe. .. d.m.th. Komentarët..  Ajo vazhdonte të mbetej në anonimat dhe Sansovino-ja në kontakt të vazhdueshëm me Ëngjëllorët e  në padituri të plotë për auorin e saj distancohet nga vepra   me një farë indinjate dhe nervozizëm :

Mbi atë (d.m.th. Skënderbeun) do të trajtohet në këtë Histori e cila e shkruar nga kushdo qoftë ai, është e domosdoshme që në këtë vend, të sqarohet se shkrimtari, kushdo që të ketë qenë, nuk meriton shumë lëvdata as për rregullin, as për gjuhën  që ai përdori për të shkruar atë, por vlerësoni, o lexues dashamirës, vetëm veprat dhe trimërinë e Skënderbeut duke lënë mënjanë fjalët...( F. Sansovino (1564), c. 369v:).

Kritika  për veprën  rëndonte edhe mbi  Ëngjëllorët të cilët nëpërmjet saj kishin aritur dhe synon vazhdimisht  ta reshtonin vehten si familja e parë në ngjarjet madhore  të shekullit të XV. Zgjidhjen edhe  në këtë rast  e gjeti Jeronim  Ëngjëlli nëpëmjet një pasusi besnik e të devotshëm të urdhërit kalorsiak  siç ishte Giovanni Maria Bonardo i cili i dedikon veprën mbi Skënderbeun.

Më 1584  Komentarët.. botohet rishmas me  një  titull të ndryshëm e  akoma më të gjatë :

Bëmat  e shkëlqyera e të lavdishme, dhe luftimet fitimtare  të bëra kundra Turqve nga Zoti i Zotërinjëve Gjergj Kastrioti  i thënë  Skënderbeg,  Princ i Epirit. Ku tregohet  mënyra e vërtetë e luftimit dhe qeverisjes  të ushtërive, i pregatitjes së ushtarëve për luftim, dhe të qëndruarit fitimtar në çdo ndërmarje të rezikshme.

Ajo  pati edhe kësaj radhe  shumë ribotime (1591, 1610, 1629, 1646 e 1679).  Sidoqoftë riqakullimi i  kësaj  vepre nën një titull të ri duhet parë jo vetëm si një  çështje thjesht  editoriale por lidhur ngushtë edhe me  kushtet sociale  që kalonte familja Ëngjëlli në Vendik. Pas vdekjes të Paolo Pietër Ëngjëllit aty nga viti 1568,  vëllaj i  madh i Jeronimit,  familja kishte humbur të adhurat që fitonte nga kisha e Brianës të cilën Paolo e kishte trashëguar  qysh më 1513  nga dajoja i tij Dhimitër Franku ndërsa vetë Franku e kishte administruar atë qysh nga viti 1480. Janë të dokumetuara përpjekjet e Jeronimit për rifitimin e saj si me dhunë po ashtu edhe në rrugë ligjore por pa sukses,

Kështu tendencat e tyre   për lavdinë personale nderthureshin edhe me nevojat praktike  për çështje  gjyqësore. Ishte e nevojshme që ai të paraqitej sa më  fisnik dhe me sa më shumë merita për të justifikuar pretendimet e tij mbi kishën  e Brianës.  Bonardo nuk kurseht të shkuajë gjithçka që i dikton Jeronimi që tashti i ka shtuar emrit të tij edhe mbiemrin Flavio me që pretendimet mbi origjinën e tyre zinin fill  nga perandori romak Tito Flavio Vespaziano(7-79 pas K.)   Jeronimi  cilësohet jo vetëm me titujt që përmëndëm më lart  por edhe si  nip i drejtpërdrejtë në linjë gjaku me Skënderbun dhe se me vdekjen e Ferante Kastriotit  ai dhe fëmijët e i tij   mbeteshin  trashëgimtarët e  vetëm legjitimë të atij komandanti të madh që kishte luftuar për mbrojtjen e krishtëimit  evropian. Në këtë kontekst duhej të dilte  edhe emri i Dhimitër Frankut(1443-1525) që paraqitet si  shok armësh  i Skëderbeut dhe se kishte marë pjesë në të  gjitha betejat e tij dhe kishte shkrojtur  këtë histori në gjuhën latine por që  u botua më 1545 në gjuhën vulgare (italisht) me shumë fjalë të tepërta.

  kushtet kur nuk dihej se kush fshihej prapa emit  Marin Barleti dhe aq më pak për historinë e tij kristiane prej 33 kapitujsh u gjend  një zgjithje e thjeshtë. Dedikimi fantastik e i vonuar  i  Bonardo-s  që njihte për autor Dhimitër Frankun u konsiderua si  një dëshmi e  vërtetë.   Në lidhje me këte autorsi pati një farë debati. Noli qysh në fillim pranoi  Frankun si autor. F. Pall më 1938  foli për një pseudo-Franko duke sugjeuar të nipin e tij Paolo Pietër Ëngjëllin si përpiluesin e saj. Më vonë (1965)  do pranojë si autor  Dh. Frankun. Çështja duket gjeti zgjidhje përfundimtare më shkrimet  e Dh. Shuteriqit, M. Prenushit, R. Elsie, L. Nadin  etj. Më 2004  studiuesi italian Alessandro Laporta riboton Komentarët... me një hyrja prezantuese ku rizbulon edhe një herë Paolo Pietër Ëngjëllin si kujdestar të saj dhe rikonfermon akoma edhe një herë Dh. Frankun si autor.  Çdo  polemikë duket e  mbyllur e Franku  është njohur me pa të drejtë  si autor i kësaj vepre.  Këtë hipotezë e kemi kundërshuar fillimisht  në vepra Baleti apo Beçikemi?   dhe tani varinati editio princeps i  Përmbledhje-s...(Compendio...) sjell një fakt më shumë në favor të  tezës që  njeh  Marin Beçikemin si të parin dhe të vemin historiograf të Skënderbeut në fillim të shek. XVI. Si klerik dhe humanist ishte normale që Beçikemi do kërkonte për heroin e tij figurat ekuivalente  më të shquara mes ambientit kristian dhe atij pagan. Në variantin përfundimtar pas një pune shumë vjeçare patën epërsi figurat e shuquara nga mitollogjia e  historia e lashtë iliro- greko-romake.  Skënderbeu u barazua më shumë me Aleksandrin e Madh,  me Piron e Epirit e me një Oracio Kolkide që betohej për Herkulin se sa me Kryengjëllin Mikael.

Ballina e veprës Përmbledhje...(Compendio...) (1539)



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora