| E hene, 22.02.2021, 08:38 PM |

A. Dürer - Kalorësi i pamposhtur
Marin Beçikemi dhe
inkuzicioni
 Nga
Ilia S. Karanxha
Nga
Ilia S. Karanxha
Të flasësh
për Marin Beçikemin nuk mjafton ta shikosh 
thjesht si një nga  humanistët e
kohës  që ja  dedikoi jetën 
autorëve të antikitetit. Ai ishte njëkohësisht  poet, orator, historian, profesor në  universitetin 
më të shquar të Europës  e mbi të
gjitha  një  aktivist 
me penë e  armë  në dorë për të luftuar kundër robërisë
otomane.
Mbetet  një fakt i pa kundërshtueshëm se qysh i vogël
ai ka qënë me të vertetë  «një
dëshmimtar jo i huaj»  i
mizorive,  shkatrimeve e  tmereve otomane që përjetovi një popull i
tërë e në një prizëm më të ngushtë edhe humbjen e njërzve më të dashur të tij.
Brenda
familjes së vet ai dëgjoj  për herë të
parë  për Skënderbeun  i cili 
në imagjinatën e tij sa ishte i vogël por edhe kur u rrit nuk kishte si
të mos mbetej  si i vertmi  simbol 
i rezistencë dhe  i fitoreve
kundra perandorisë më agresive të kohës. I vetmi kalorës  në Evropë që sa ishte gjallë mundi të përballonte
ordhitë otomane.
Këtë kalorës
të shquar  Beçikemi, si klerik që
ishte,  do  ta imagjinonte në një nga variantet  e tij të pa botura  për Skënderbeun edhe si Shën Mikialin që ve
poshtë demonin.
Jo vetëm
Arbëria dhe Epiri  por  mbarë Evropa në shek. XV-XVI   gjendej 
vazhdimisht e kërcënuar nga ordhitë otomane. Jo pa qëllim më i famshmi
piktor i kohës  Albert Dürer do të krijojë  me daltën e vet kalorsin e pamposhtur që
udhëton  me vdekjen dhe demonin.  Arti dhe literatura do  t`i përshtateshin kushteve  të kohës dhe kalorsi fitimtar në fushën e
betejës do të ngrihej në piedestalin më të lartë.
Në variantin
përfundimtar të historisë së Skënderbeut (1522) që doli me emrin Marin Barleti
(alias Beçikemi)...nuk do të gjejmë më 
në ballinë shënjtorin mbrojtës por episode e ngjarje nga heronjtë e  famshëm të kohës  antike greko- romake që gjithashtu kanë qënë
fitimtarë në betja të ashpra  kundra
kundërshtarëve të tyre.  Beçikemi në këtë
mënyrë azhornohet me mentalitetin e kohës 
duke vendosur një pralele mes albanëve të Romës dhe albanëve të
Arbërisë.  Ishte koha ku secili
pretendonte prejardhje nga heronjtë  e
shquar të anitikitetit greko -romak dhe Skënderbu nuk mund të përjashtohej nga
ky mentalitet pra duhej të paraqiteshe 
me dinjitet  edhe  si një pasardhës i denjë  i 
këtyre heronjëve të dikurshëm siç ishin Orazio Cochlide, Mucio
Shevola  , Remo e Romolo, Aleksandri i
Madh dhe Piroja i Epirit !
Ngritja e
këtij kalorsi në piedestan  më të lartë
ashtu si e mendonte vetë Beçikemi nuk do të thotë se mund t`ju pelqente të
gjithëve e aq më pak venecianve të cilët në raport me Skënderbeun kishin pasur
gjithmonë probleme. Më 1525 pra tre vjet pasi ishte publikuar vepra në
Romë,  Beçikemit ju desh të përballej me
inkuzicioni venecian.
Më 21qershor
1525  u publikua në Venetik një edicion i
«Heroinave»  të Ovidit brenda të cilës u
përmblodhën komentet e qortimet e humanistëv më të shquar të kohës e mes tyre
edhe ato të Marin Beçikemit.
Komentet e
veta Beçikemi ja dedikoj një të quajturi Filippo Foscaro  i cili nuk ishte ndonjë personalitet i njohur
në ambientin e humanistve të kohës por babaj i tij  Marco Foscaro sipas fjalëve të vetë Beçikemit
: «si gjykatës i Kuries    vendoste
shkallën e kontrollit mbi vencianët   dhe
ishte emeruar si çensor i parë me votat e gjithë kuvendit »
Dedikimi i
Beçikemit mban daten 9 qershor 1525 pra dhjetë ditë më parë se  vepra mbi Ovidin të shikonte dritën  e botimit. Vetë familja Foscari në origjinën
e saj kishte pasur edhe një linjë gjaku arbëror. Në dedikimin e vetë Beçikemi
përpiqet të kthehet nga i akuzur në akuzonjës. Kështu i shkruan Filippo  Foscaro-s 
: «Më vjen shumë turp,  pa më
të  voglin dyshim,  që u mora në pyetje nga ana jote»   dhe më poshtë vazhdon :
«Ja në fakt për ty, në të kundërt të asaj 
d.m.th. qe kemi vendosur, me qëllim që unë të kënaq plotësisht vullnetin
tënd  për këtë qëllim më duhet të të
dërgoj të gjitha korigjimet time mbi Ciceronin, Virgjilin, Orazio Nasone,
Catullo,  Terenzio, Persio, Giovanale,
Servio, Prisciano, Lorenzo Valla e Giovanni Tortelli me qëllim që ai miku
juaj  mund të përdorë për vehten e
vet  këdo që dëshëron. Ti në të
vërtetë  shiko, nëse disa nga këro gjëra
janë të mira do të pëlqejnë, disa do të duken pa shumë  vlerë, dhe kusuri si të këqija, do të jenë të
pa pëlqyeshme.
Veç kësaj  nuk ka sot vetëm tre
shtriga, si një herë e një kohë, por pa fund që nxitin shpifarakët (e
zakonshëm)  që të lehin. Nga momenti që
ata rrëmbejnë punimet e mija më të fundit nga çdo anë dhe i perzjejnë me të
tyret duke i molepsur  tërësisht...»
Nga citimi i
mësipërm  kuptohet se diçka nuk ka
qënë  në regull me veprat e Beçikemit por
është  absurde  që censorët të ishin  merakosur kaq shumë  për korigimet 
dhe shpjegimet në veprat  e
autorëve antikë...Kur i thotë se:  «ai
miku juaj mund të përdorë për vehte këdo që dëshëron» duhet të
nënkuptojmë  spiunin i cili kishte
referuar se  një  nga veprat e Beçikemit vinte ndesh  me mentalitetin e politikat  veneciane.
 Beçikemi duke
u bazuar tek fakti  se publikimet jashtë
zotërimeve veneciane nuk i 
nënështroheshin censurës  e
sposton çështjen vetëm në vepra që kishte 
publikuar  në Venedik e zotërimet
e saj.  Prandaj   edhe akuza kundra tij nuk mund të ishte e
drejtpërdrejtë e të fajësohej për një vepër 
që nuk ishte nën juridiksionin e Venetikut.  Në këtë situatë   Beçikemi  
kishte  avantazhin  të  mos
pranonte asnjë pergjegjësi  për një vepër
që ishte parqitur si një publikim  në
Romë... e për më tepër me një pseudonim.
Beçikemi duke
u bazuar tek fakti  se publikimet jashtë
zotërimeve veneciane nuk i 
nënështroheshin censurës  e
sposton çështjen vetëm në vepra që kishte 
publikuar  në Venedik e zotërimet
e saj.  Prandaj   edhe akuza kundra tij nuk mund të ishte e
drejtpërdrejtë e të fajësohej për një vepër 
që nuk ishte nën juridiksionin e Venetikut.  Në këtë situatë   Beçikemi  
kishte  avantazhin  të  mos
pranonte asnjë pergjegjësi  për një vepër
që ishte parqitur si një publikim  në
Romë... e për më tepër me një pseudonim.
Duke jetuar
në ambientin venecian,  gjithmonë në
kontakt  e  relacione të mira me nënpunësit  më të 
lartë të saj,  Beçikemi  nuk e kishte pasur të vështirë  të kuptonte mentalitetin e këtyre
personaliteteve të shquara  në raport me
Skënderbeun e luftrat e tij. Kështu jo pa qëllim  qysh në 
vitin 1515 ai deshte të vendosej 
në dukatin e Mantovës për të publikuar të ashtuqojturën «histori
kristiane  në 33 kapituj që së shpejti do
të shikonte dirën e botimit» 
ekzistencën  e të cilës e marrim
vesh  qysh më 1510 nga miku i ngushtë i
tij Giovanni Britanico. Pra  ky variant
i  historisë së Skënderbut që i mbeti i
pa botuar u ble dhe u  tjetërsua pas
vdekjes së tij  nga famija Engjëlli.  Mbas shumë botimesh e ribotimesh më 1584 u
shpall si një vepër  e Dhimitër Frankut.
Vetë Beçikemi
duke u azhornur me zhvillimet humanistike të kohës u bë edhe një pasues i
zellshëm i ideve  protesatante erazmiane
e nuk mungoj të kritikojë hapur edhe abuzimet e klerikëve venetikas.
Një humanis i
kohës   i qojtur Gregorio Amaseos   ne rivalitet me Beçikemin  jo  pa
qëllim  po në vitin 1525 përhapte për
humanistin tonë se : asnjë nuk dëshëshëron 
as të dëgjonte as të mësojë nga doktrina e tij.
Ndërkohë në
periudhën  gusht -tetor humanisti më i
shquar në Venedik  Pietro Bembo,  me infuencë shumë të madhe edhe në qarqet
politike,   përpiqet të influencojë
politikat kulturale  në universitetin e
Padovës  duke ditur  fjalët e Amaseos do tregohet më i përmbajtur
në këtë drejtim. Kështu në një nga letrat e tij që i dergon një miku të
tij  ai shkruan  për Beçikemin : Nuk them këto se i gjori
Beçikem nuk meriton dashamirësinë e kësaj Republike, që në fakt e meriton, e
nuk do të ishte gjë e mirë që t`i hiqej ai post dhe rroga që ka.
Vetë  Senati venecian që i ngrinte rrogën
rregullisht, do të konstantonte se Beçikemi vazhdonte të jepte   leksion: cum universal satisfactione  de caduno come è ben noto (me kënaqesine e
përgjithshme të secili siç është e mirënjohur)

Kopertina
e historisë së Skënderbeut me  shënjtorin
mbrojtës Shën Mikael!

Ballina
e Historisë së Skënderbeut e skalitur me heronjtë e antikitetit