Kulturë
Albert Zholi: Flet këngëtari popullor Arben Jorgji
E marte, 09.02.2021, 11:36 AM
Flet kënëgtari popullor Arben Jorgji: "Trak e truk shkallët" mbetet kënga që ka pasur dhe më shumë sukses
Nuk
harroj bashkëpunimet me Petrit Lulon, Paro dhe Dashuri Hysajn, Nertila Vreton,
Blerina Balilin
-
Dy ikonat e këngës popullore kolonjare kanë qenë Xhemal Dalipi dhe Ivanova
Rrushi.
Nga
Albert Z. ZHOLI
Arben
Jorgji mbetet një ndër kënëgtarët më të mirë popullor të krahinës së Kolonjës.
Ai ka rreth 300 këngë të tabanit
kolonjar, leskoviqar në repertorin e tij prej të cilave 10 janë videoklipe dhe
me të cilat ka krijuar 2 albume këngësh. Sipas tij sot për sot është shumë e
vështirë të jetohet me anë të këtij profesioni sepse Pandemia nuk i lejon të
zhvillojnë evenimente të ndryshme dhe asgjë nuk është më si më parë. Pandemia i
ka dhënë një goditje të fortë artit. Por ai sërishmi ideon këngë të reja dhe
punon so në ditë normale.
-Si lindi dëshira për të
nisur rrugën e bukur të këngës, kush ishte shtysa apo kush ju zbuloi si talent?
Që
kur kam qenë i vogël e kam pasur pasion muzikën dhe mundohesha të imitoja
këngëtarët e asaj kohe. Të afërmit e mi me dëgjonin duke kënduar dhe e kuptuan
që unë kisha talent. Veçanërisht nëna dhe babai im të cilët këndonin nëpër
festa familjare më dhanë shtysë për të filluar karrierën time si këngëtar.
-Kur isha dita e parë që
morët në duar mikrofonin dhe kënduat në skenë çfarë kënge dhe ku?
Për
herë të parë kam kënduar në skenë në vitin 1999 në koncertin e organizuar nga
Ansambli Vlleh “Voskopoja” këngën leskoviqare "Çobankë mu lodhe".
- Si vazhdoi rrugëtimi
dhe kush ishin mbështetësit tuaj?
Në
bashkëpunim me disa shokët e mi krijuam një grup muzikor kur isha në moshën 18
vjeç dhe shkonim nëpër dasma, festa dhe aktivitete të ndryshme.
-Në sa koncerte keni
marrë pjesë deri tashmë dhe cili ka qenë më i rëndësishmi për ju?
Kam
marrë në një sërë evenimentesh nga të cilat mund të permend Ansamblin Vlleh
“Voskopoja” që u organizua në Ersekë dhe Selanik, në koncertin "Paqja
Globale 2008" në Korçë, 2 herë pjesëmarrës në Festivalin Folklorik të
Përmetit që organizohej për nder të “Artistit të Popullit” dhe “Mjeshtrit të
Madh” Laver Bariut, dhe në shumë koncerte të tjera brenda dhe jashtë vendit si
në Ersekë, Leskovik, Korçë, Janinë, Konicë, Athinë, etj.
- Cilët janë
kompozitorët dhe poetë me të cilët bashkëpunoni?
Një
ndihmë të madhe e kam marrë nga profesori dhe mjeshtri i klarinetës Aleks
Xhelili dhe kam bashkëpunuar me kompozitorin dhe orkestruesin korçar Olsi
Ahmeti. Për tekstet kam bashkëpunuar me ish drejtorin e qendrës kulturore
Ersekë të ndjerin Gjergji Simo.
-Cilët janë kënëgtarët
që ju bashkëunoni?
Nëpër
aktivitete ku kam qenë i ftuar kam kënduar së bashku me këngëtarë të mirënjohur
si Petrit Lulo, Paro dhe Dashuri Hysaj,
Nertila Vreto, Blerina Balili, Avni Lushka, Ervis Behari dhe shumë këngëtarë të
tjerë.
-Ju këndoni vetëm këngë
popullore jugore apo dhe të trevave të tjera shqiptare?
Këndoj
pak nga të gjitha por kryesisht i përmbahem tabanit të trevës jugore.
- Kënga më e bukur që ju
veçoni nga repertori juaj?
Kënga
që unë veçoj nga repertori im titullohet "Këngë Dasme", "Trak e
truk shkallët" e cila ka pasur dhe më shumë sukses.
- Sa këngë keni në
repertorin tuaj?
Kam
rreth 300 këngë të tabanit kolonjar, leskoviqar në repertorin tim prej të
cilave 10 janë videoklipe dhe me të cilat kam krijuar 2 albume këngësh.
- A mund të jetohet sot
me këtë profesion?
Sot
për sot është shumë e vështirë të jetohet me anë të këtij profesioni sepse
Pandemia nuk na lejon të zhvillojmë evenimente të ndryshme dhe asgjë nuk është
më si më parë. Pandemia i ka dhënë një goditje të fortë artit por shpresoj
shumë që me mbarimin e pandemisë të gjallërohen përsëri aktivitetet kulturore
dhe artistike.
-A jeni penduar që keni
zgjedhur këtë profesion?
Jo,
aspak! Muzika është pasioni im, dhe nuk mund të jetoj dot pa të. Kënga do të më
ndjekë gjatë gjithë jetës sime.
- Thuhet se kënëgtaret femra sot janë
më të preferuara se meshkujt pse?
Unë
nuk jam i këtij mendimi. Padyshim që ka këngëtare femra mjaft të talentuara por
për mua preferencat janë njësoj, si për këngëtarët meshkuj ashtu dhe për
këngëtaret femra.
-Cilët janë idhujt tuaj
në këngë?
Këngëtarët
e mi të preferuar janë dhe do te mbeten: Hafize dhe Selim Leskoviku, Thoma
Lito, Dhimitraq Joti nga Leskoviku dhe Petrit Lulo. Per mua dy ikonat e këngës
popullore kolonjare kanë qenë Xhemal Dalipi dhe Ivanova Rrushi.
-Sa anagzhim kërkon në
ditë profesioni juaj përgatitor?
Një
pjesë të veçantë të ditës rreth 3-4 orë i kaloj duke luajtur në firzamonikë dhe
organo për kënaqësinë time. Kam krijuar një studio të vogël në shtëpi dhe aty kaloj
kohën e lirë.
-Jeni xheloz ndaj
kolegëve?
Jo,
përkundrazi unë i vlerësoj kolegët e mi dhe ndjej kënaqësi kur i shoh që janë
të sukseshëm në rrugën e tyre të artit.
-Kur je ndjerë më keq në
këtë rrugëtim? Po dita më e bukur?
Rrugëtimi
në rrugën e artit të jep gjithmonë kënaqesi dhe pasioni vjen gjithmonë duke u
shtuar, asnjëherë nuk humbet. Talenti nuk më ka zhgënjyer kurrë dhe s’më ka
bërë asnjëherë të ndihem keq. Dita më e bukur gjatë karrierës sime ka qenë
momenti kur ish presidenti i Republikës Z. Alfred Moisiu pas koncertit
"Paqja Globale" në Korçë, na takoi si orkestër "Sazet e
Kolonjës" dhe na falënderoi për kënaqesinë që i dhuruam me këngë dasme
“Trak e truk shkallët ".